Për “Kelmëndi…dritë hije”

 Nga Rudina Bardhi **

-Kënaqësi të jem e pranishme mes jush…për të diskutuar rreth botimit të fundit të tekstit “Këlmendi …dritë hije”, refleksione të autorit nga e njëjta krahinë, z.Rush Dragu.

Duke qenë mësuese e gjuhës dhe letersisë shqipe jam e prirur që ti jap rëndësi sa formës aq edhe përmbajtjes së tekstit.

Është një vepër e ndërtuar mbi 25 kapituj duke filluar me përshkrimin e bukurisë natyrore të Këlmendit bashkë me historinë e krijimit të tij dhe zonave kryesore si Tamara,Selca,Lëpusha,Vukli apo edhe Nikçi…

Më në brendësi shohim organizimin e Bajraqeve dhe toponiminë e këtyre krahinave.

Vështrimet historike vijonë me memorandumin e Greçës,me përcaktimin e kufirit veri-perëndimor të Këlmendit. Ndërsa sa u përket personazheve historike,më vjen mirë që ky kapitull hapet me figurën e Nikë Lekë Pepës…një luftëtar i vërtetë në funksion të mbrojtes së territorit shqiptar,një figurë serioze,po aq e rëndësishme sa ajo e Prekë Calit…

Më pas kemi ngjarje historike të cilat u përkasin perudhës kohore 1943- 1990 me situatat politike të kohës e me statistika patriotësh të rënë, kryesisht për arsye politike, vuajtjet e këtij komuniteti nga varfëria e skajshme edhe arratisjet masive nga shteti duke shfaqur kështu pjesën e hijeve të “Këlmendit… dritë hije

Pastaj kemi zhvillimet me zgjedhjet administrative të zonës pas viteve 90

Kurse në kapitullin XIV paraqitet Kultura,arti dhe tradita në Këlmend duke i dhënë hapsirë veshjes kombëtare me xhubletë,folklorit,valleve tradicionale edhe personave që dhanë kontribut ndër vite por që vazhdojnë të japin akoma edhe sot e kësaj dite siç janë artistët e Luigj Tinaj,Luigj Gjerkaj,Lisa Bujaj,Ylli Sufaj,Pëllumb Naçaj,Bashkim Vushaj etj,me në krye Pretash Nilën e Jonuz Delën… dhe si organizatore eventevesh përmendet disa herë emri i Dila Vaçit natyrisht edhe për humorin që e karakterizon.

E lexova me shumë dëshirë këtë pjesë pasi në dhjetor të vitit që shkoi promovuam tekstin shkencor “Rrëfim për xhubleten” të cilin më vonë e diskutuam në një lidhje direkte sëbashku me Albdreams Media dhe trajtuam çdo element përbërës të veshjes që aktualisht gjenden në mënyrë të përmbledhur në tekstin “Këlmendi…dritë hije”

Prandaj pasqyrimi i kulturës së kostumografisë kombëtare që kemi, është një nga “dritat” dhe jo “hijet” e këtij teksti. Pasi krahas të gjitha zonave të Malësisë së Madhe, në Këlmend, ky kostum ruhet dhe vishet më hieshëm se askund tjetër… këtë e tregon më së miri aktiviteti kulturor i përvitshëm “Logu i Bjeshkëve”.

Për të mos u zgjatur shumë… doja të thoja se kur u emrova mësuese e gjuhës dhe e letësisë shqipe para dhjetë vitesh në shkollën e mesme në Tamarë,  kam vërejtur se ai brez mësuesish të cilin e gjeta aty, e kujtonin Rushin me shumë respekt e nostalgji sa ishte drejtor shkolle,po ashtu me po aq nderim e respekt edhe Gjergj Bujën –një ndër matematicienët më të mirë të veriut të Shqipërisë.

Kësisoi unë mendoj se ky vend, me këta njerëz, të lindur e të rritur në ata shkëmbinj, me këtë shpirt, me këto aftësi e  vlera, përfaqësojnë gjithçka çka bota e sotme moderne ka nevojë  e cila  sheh me t’dy sytë dhe nuk po e njeh vetveten.

Paraqitjen grafike nuk kam dashur ta shoh me vëmendje…, ose do e kisha parë edhe një herë përpara faqosjes… Prania e një fjalori në fund të tekstit qartëson formën arkaike të disa fjalëve a shprehjeve në gegnisht të cilat nuk janë më në përdorim të përditshëm ose krejt rrallë por është mirë të dihen.

Duke përfunduar desha të them se: ” Këlmendi…dritë hije” është një tekst me një stil origjinal narracioni, një dokumentar i shkruar, i cili duhet të jetë pjesë e bibliotekës familjare të çdo këlmendasi si një suvenir i këtij atdheu  bashkë me dritat dhe hijet e tij!

Faleminderit

** Kjo kumtesë është mbajtur në promovimin e librit “Këlmendi …dritë hije” (Refleksione) në sallen e konferencave të hotel “Rozafa” Shkoder me 28 tetor 2023

  • Related Posts

    Si po e mban peng Rama një investim 10 milionë euro në Malësinë e Madhe: Vendim i formës së prerë i injoruar prej vitesh

    Një investim energjetik i huaj prej rreth 10 milionë eurosh në zonën e Malësisë së Madhe vijon të zvarritet prej më shumë se 8 vitesh, për shkak të pengesave burokratike,…

    “Porosia e Kullës” – malësori, Malësia e Madhe, qytetërimi dhe bota te Pashko Camaj

    AGRON GJEKMARKAJ Nuk paskësh qenë rastësi një përcaktim i Indro Montanelit, ndoshta gazetarit më të rëndësishëm evropian të shekullit të kaluar, i cili aso kohe, në vitin 1938, udhëtonte në…

    Leave a Reply

    Mos horroni ti shikoni

    Kerkesa për azil.Departamenti i Sigurisë Kombëtare DHS

    • By Admin
    • May 27, 2026
    • 117 views
    Kerkesa për azil.Departamenti i Sigurisë Kombëtare DHS

    “Nuk dilte, kishte probleme”/ Vajza e Mozës rrëfen sakrificat dhe vuajtjet e poetes

    • By Admin
    • May 21, 2026
    • 73 views
    “Nuk dilte, kishte probleme”/ Vajza e Mozës rrëfen sakrificat dhe vuajtjet e poetes

    Mesazhi i fortë Ambasadorit të ri amerikan/ “Amerika më e sigurtë duke luftuar korrupsionin, krimin dhe kartelet në Shqipëri”

    • By Admin
    • May 21, 2026
    • 63 views
    Mesazhi i fortë Ambasadorit të ri amerikan/ “Amerika më e sigurtë duke luftuar korrupsionin, krimin dhe kartelet në Shqipëri”

    Momenti i “Pravdës” së Obamës: Pretendimet e ish-presidentit ndaj Colbertit injorojnë bashkëpunimin e Rusisë …

    • By Admin
    • May 16, 2026
    • 76 views
    Momenti i “Pravdës” së Obamës: Pretendimet e ish-presidentit ndaj Colbertit injorojnë bashkëpunimin e Rusisë …

    Një Komb Nën Mashtrim: Administrata Trump zbulon abuzime masive me ndihmën sociale dhe shtetësinë

    • By Admin
    • May 16, 2026
    • 73 views
    Një Komb Nën Mashtrim: Administrata Trump zbulon abuzime masive me ndihmën sociale dhe shtetësinë

    Shefi i Patrullës Kufitare të SHBA-së, Mike Banks, jep dorëheqjen në një riorganizim të fundit të udhëheqjes së imigracionit.

    • By Admin
    • May 15, 2026
    • 55 views
    Shefi i Patrullës Kufitare të SHBA-së, Mike Banks, jep dorëheqjen në një riorganizim të fundit të udhëheqjes së imigracionit.

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading