Enkeleda Zeko: Unë tifozja e Italisë që nuk do t’i braktis kurrë emisionet sportive

Enkeleda Zeko, gazetarja e njohur e TVSH-së, sidomos tani gjatë që gjatë EURO 2012 është edhe ikonë televizive, pasi sytë e çdo sportdashësi janë drejtuar drejt sportit dhe emisionit të saj. Dhe ajo kurrë nuk i zhgënjen teleshikuesit me aftësinë e saj dhe të ftuarit e saj. Në një intervistë për “Tirana Observer” ajo rrëfen jetën e saj sportive. Ajo tregon që është tifoze e Italisë dhe se kurrë nuk do ta braktisë sportin.

Të drejtosh një emision sportiv, përgjegjësi apo kënaqësi?

Është përgjegjësi e madhe por edhe shumë kënaqësi. Kur ke një detyrë të rëndësishme në shërbim të publikut pa dyshim që ndjen përgjegjësi për ta bërë atë sa më mirë. Unë punën time e bëj me shumë dëshirë dhe më jep sadisfaksion.

Sa vite ka që merreni me këtë profesion dhe sa krenare jeni ju për atë që keni arritur deri më sot?

Kam 12 vjet që merrem me gazetarinë dhe kam punuar gjithë këtë kohë në televizion. Kjo ka qenë ëndrra ime, kam luftuar shumë për të arritur deri këtu. Nuk është e lehtë të evidentohesh në media, duhet shumë përkushtim dhe talent. Tani ndihem shumë mirë më veten, nuk kam asnjë peng në jetë, në këto vite jam munduar ta plotësoj vetëm maksimalisht në këtë fushë dhe besoj ia kam arritur.

Të drejtosh një emision ku dominancën e kanë burrat çdo të thotë për ju?

Do të thotë që edhe ne femrat jemi po aq të forta dhe dominante sa ata. Nuk ka pse te bëhen dallime në këtë drejtim, ky është një profil gazetaresk dhe në këtë fushë ashtu si meshkujt edhe femrat kanë lënë gjurmë. Sporti është pak më specifik, po kjo nuk do të thotë që femrat nuk mund ta bëjnë.

Në këtë Kampionat Europian për kë skuadër bëni tifozllëk, meqë dihet se në Botërorin e kaluar ju ishit me Italinë, apo nuk e ndërroni skuadrën e zemrës?

Po me Italinë jam ende. Jo 2 vjet, por edhe sikur 100 të kalonin nuk do ta ndërroja skuadrën time. (qesh) Ndryshe nga Botërori, Italia është në çerekfinale dhe kjo më jep kënaqësi. Unë jam tifoze brenda 90 min, nuk i përjetoj më tepër gëzimet dhe dështimet sportive. Shpresoj që Italia të shkojë sa më gjatë në këtë kompeticion.

Cila skuadër mendoni se do e fitoj këtë Kampionat dhe sipas opinionit tuaj cila skuadër është më e fortë nga e cila duhet të kenë frikë skuadrat e tjera?

Duke iu referuar tifozerisë do të doja të ishte Italia, por mendoj që Gjermania ka më shumë shanse ta fitojë këtë Kampionat Europian. Është ekip më i konsoliduar dhe gjatë fazës së grupeve ka treguar se bën diferencën. Asgjë nuk është absolute, evropianin e futbollit mund ta fitojë edhe një skuadër surprizë, çdo gjë mbetet për tu parë, ky event prandaj është i bukur.

Kohët e fundit po shtohen femrat moderatore në emisionet sportive, ç’mendoni për këtë risi?

Mendoj që është një gjë pozitive, prania e femrës sportit i jep shumë bukuri dhe sharm. Vetëm se duhet të jenë më shumë aktive dhe mos bëhen tërheqëse vetëm me bukurinë e tyre por të tregojnë se janë të afta të drejtojnë edhe debatojnë njëlloj si meshkujt.

Keni ndonjë lojtar të preferuar?

Kam disa lojtarë të preferuar. Njeri është Lionel Mesi por është jashtë Kampionatit Europian. Tani sytë i kam tek kapiteni i skuadrës time Bufon por më pëlqen edhe Gomez apo Ozil.

Kë skuadër do donit të shikonit në ndeshjen finale të këtij Kampionati Evropian?

Duke qenë se tashme dihet si do takohen skuadrat do më pëlqente që në finale të shikoja Francën me Italinë. Jam e bindur që në këtë finale Italia ime do triumfonte, në fund të fundit s’do ta kishte për herë të parë…(qesh)

Nëse do ju kërkohej të drejtonit një emision tjetër, por që nuk do kishte lidhje me futbollin, do hiqnit dorë nga sporti, pavarësisht pagesës që mund t’iju ofrohej?

Jo, asnjëherë nuk do hiqja dorë nga sporti. Unë kam drejtuar edhe evente të tjera jashtë sportit, në fundvit Festivalin e Këngës në RTSH dhe pas tij u riktheva përsëri në punën time. Pagesa nuk ka lidhje kur në mes është pasioni, sporti është puna që më jep kënaqësi por nuk do lija pas edhe aktivitete të tjera. Unë impenjohem në atë që bëj, për mua rëndësi ka që çdo gjë që ka emrin tim të jetë dinjitoze.

Do donit që personi përkrah jush të ishte pjesë e futbollit?

Jo aspak. Dita ime është e mbushur me sport, tek ai njeri dua të gjej qetësi dhe biseda jashtë punës.

Cila është arsyeja që ju bën të jeni kaq të lidhur me futbollin?

Jam shumë e lidhur me punën time dhe rrjedhimisht edhe me sportin. Për një njëri si unë që kohën më të madhe e harxhon në punë dhe angazhohet maksimalisht, kjo gjë është mëse normale. E dua punën time, është një nga motivet që jam e lumtur.

Anisa Cela TiranaObserver

  • Related Posts

    Renditja e fuqisë në Euro 2024: një vështrim i 24 skuadrave që shkojnë në Gjermani.Ku renditet Shqiperia?

    Jonathan Wilson–Ndërsa Franca dhe Anglia janë ndër favoritët, Austria mund të ketë një surprizë The Guardian 1) Franca Kjo nuk ishte një dritare e mirë për skuadrën e Didier Deschamps…

    Detroit Lions pritën dekada të tëra për të festuar një lojë playoff në shtëpi përpara mbështetësve të pasionuar dhe të durueshëm.

    Mbrojtësi i këndit të Detroit Lions, Cameron Sutton (1) shmang një pasim të destinuar për marrësin e gjerë të Los Angeles Rams, Puka Nacua (17) gjatë pjesës së dytë të…

    Leave a Reply

    Mos horroni ti shikoni

    “Politika e frikës”

    • By Admin
    • April 30, 2024
    • 9 views
    “Politika e frikës”

    Kush ishte Ministri i Brendhsme shqiptaro amerikani ing. Xhafer Deva

    • By Admin
    • April 30, 2024
    • 46 views
    Kush ishte Ministri i Brendhsme  shqiptaro amerikani ing. Xhafer Deva

    MARGO MARTIN,MIKESHA BESNIKE E ZOTIT TRUMP DHE SHOQET E SAJA QE E NDJEKIN NE FUSHATEN PRESIDENCALE Z.TRUMP

    • By Admin
    • April 17, 2024
    • 11 views
    MARGO MARTIN,MIKESHA BESNIKE E ZOTIT TRUMP DHE SHOQET E SAJA QE E NDJEKIN NE FUSHATEN PRESIDENCALE  Z.TRUMP

    “Vdekja si kjo, vdekja për shqiptarizëm, asht kupë e artë!” – Atë Benardin Llupi o.f.m. (1886-1946)

    • By Admin
    • April 8, 2024
    • 50 views
    “Vdekja si kjo, vdekja për shqiptarizëm, asht kupë e artë!” – Atë Benardin Llupi o.f.m. (1886-1946)

    Historia dhe origjina e kafesë Robusta

    • By Admin
    • April 6, 2024
    • 18 views
    Historia dhe origjina e kafesë Robusta

    I PARI PROJEKT RRUGOR I SOFISTIKUAR NË SHBA

    • By Admin
    • April 6, 2024
    • 17 views
    I PARI PROJEKT RRUGOR I SOFISTIKUAR NË SHBA

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading