Mbledhja e Ramës për inceneratorët: 11 zëvendësministra, 9 prej tyre votuan kundër

Kreu i PD, Sali Berisha publikoi sot të dhëna të reja në lidhje me aferën e inceneratorëve ndërsa theksoi se Edi Rama e shndërroi qeverinë e tij në një organizatë të mirëfilltë kriminale.

Bëhet fjalë për 3 mbledhje me zv/ministra.

“Do ishte Edi Rama, kreu i organizatës kriminale që do krijonte grupin e zëvendësministrave për të shpallur emergjencën.
Miqtë e mi, nga 11 zëvendësministra, 9 prej tyre hodhën poshtë propozimin.
Pas kësaj, Edi Rama i pandalshëm në veprimtarinë e tij, organizon me të deleguarin e tij Artur Metanin, mbledhjen e dytë me pesë zëvendësministra. Përsëri tre prej tyre e hedhin poshtë propozimin.
Pastaj, Edi Rama mbledh një nga një firmat në kryeministri në kundërshtim me ligjin dhe shpall atë që quhet emergjenca e vjedhjes së shekullit”, tha Berisha sonte para protestuesve në rrugicën ku ndodhet apartamenti i tij.

Në vijim Berisha tha se Edi Rama është kreu suprem i vjedhjes së shekullit duke cituar Arben Ahmetajn.

“Ia ka thënë Arben Ahmetaj se mbreti tha Arben Ahmetaj, nuk jam unë, mbreti është ai që detyroi të firmosin 17 firma në 24 orë ministra dhe shkruar ministrave.
Edi Rama është kreu i aferës së vjedhjes së shekullit sepse buxheti i shtetit nuk kishte një qindarkë të përcaktuar dhe ai me shpejtësi përcaktoi fondet që do i vidhte së bashku me Erion Veliajn dhe ministrat e tij.
Edi Rama si kreu i organizatës kriminale, përligji me firmën e tij, të Agaçcit, Metanit, praktikën korruptive të ndaluar me ligj, procedurën më të korruptuar në historinë e Shqipërisë.
Edi Rama organizoi në bashkëvjedhje, Agaçin, Metanin, Ahmetajn, Gjiknurin, Kokën. Ai zgjodhi për inceneratorin e Tiranës të vjedhë kryesisht së bashku me Erion Veliajn”, tha Berisha. r.p

/DRONI.al/

  • Related Posts

    Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë

    Kostot bazë të jetesës në Tiranë arrijnë në 170% të pagës mediane neto, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se bumi i ndërtimeve dhe rritja e çmimeve të pronave po nxisin një “dëbim…

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    Kursi i këmbimit të Euros me Lekun vijon rënien dhe po i afrohet më tej kufirit të 90 lekëve. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane…

    Leave a Reply

    Mos horroni ti shikoni

    Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë

    • By Admin
    • October 22, 2026
    • 13 views
    Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    • By Admin
    • October 22, 2026
    • 25 views
    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    Bëhu vetëm një herë trim!

    • By Admin
    • October 22, 2026
    • 5 views
    Bëhu vetëm një herë trim!

    NIPI I SËMURË I SPIRO KOLEKËS KËRCËNON T’U HEQË TË DREJTËN E STUDIMIT TË RINJVE SHQIPTARË: KUSH DEL NGA RRUGA E PARTISË, DUHET TË NDËSHKOHET?!

    • By Admin
    • October 21, 2026
    • 7 views
    NIPI I SËMURË I SPIRO KOLEKËS KËRCËNON T’U HEQË TË DREJTËN E STUDIMIT TË RINJVE SHQIPTARË: KUSH DEL NGA RRUGA E PARTISË, DUHET TË NDËSHKOHET?!

    SOT, FISHTA U NGRIT MË LART!

    • By Admin
    • October 21, 2026
    • 23 views
    SOT, FISHTA U NGRIT MË LART!

    “Dajak” proporcional!

    • By Admin
    • October 21, 2026
    • 22 views
    “Dajak” proporcional!

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading