Sëmundjet, që qëllimisht nuk trajtohen

EDITORIAL MONITOR / Ekonomia vendase nuk ka vuajtur ndonjëherë për shifrat. Rikuperimi pas goditjeve ka qenë i shpejtë dhe treguesit e rritjes ekonomike në fundvit janë përgjithësisht më të lartë sesa parashikojnë institucionet ndërkombëtare, duke i befasuar gjithnjë këto të fundit

Në vitin 2023, pritet që të kemi një ndër rritjet më të larta në rajon dhe kjo është “mburrja” e qeverisë. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson që Shqipëria të rritet me 3.6% në 2023, ndër rritjet më të larta në rajon, së bashku me Kosovën dhe Malin e Zi.

Përtej shifrave, rritja nuk është dhe aq e qëndrueshme, teksa është e nxitur kryesisht nga ndërtimi dhe konsumi. Këta sektorë nuk garantojnë zhvillim në afatin e gjatë dhe as nxisin vendet e mira të punës, që janë një parakusht për të frenuar rrjedhjen e forcës së kualifikuar.

FMN pret që ekonomia të ngadalësohet që këtë vit, me një pritshmëri për një zgjerim prej 3.3% (shih intervistën në faqet e brendshme të revistës), duke mos arritur më shumë sesa 3.6% në afatin e mesëm.

Këto shifra mbeten larg ritmeve që duhet ecur drejt procesit të konvergjencës (afrimit drejt mesatares së të ardhurave të Bashkimit Europian).

Turizmi parashikohet që të jetë sërish motori i ekonomisë edhe në 2024, duke qenë një nga faktorët kryesorë që nxit konsumin.

Operatorët presin rezervime të larta edhe këtë vit. Aeroporti i Rinasit parashikon që fluksi i pasagjerëve të arrijë në 8 milionë, me rritje 25% nga viti 2023, ku rreth 60% e pasagjerëve priten të huaj.

Por, ky sektor do ta ketë shumë të vështirë të vazhdojë ta udhë heqë ekonominë, nëse vijon të karakterizohet nga informaliteti.

Ndërtimi, një udhëheqës i zgjerimit tre vitet e fundit, për vetë natyrën e tij ciklike, nuk mund të vazhdojë të rritet pa fund. Gjithsesi, ecuria e tij është e vështirë të parashikohet, për sa kohë do të jetë instrumenti më i përshtatshëm për të investuar paratë gri të ekonomisë sonë informale.

Industria, e dobësuar dy vitet e fundit nga rritja e kostove të lëndëve të para e pagave të fuqisë punëtore, si dhe rënia e euros, pritet të vijojë të jetë e dobët edhe në vitin 2024.

Emigracioni ka gërryer fuqinë punëtore dhe po pengon planet e biznesit për zgjerim e investime, duke u kthyer në një rrezik kritik për Shqipërinë, sipas vlerësimeve të Bankës Botërore (shih intervistën në faqet e brendshme të revistës).

Krahas problemeve strukturore, ekonomia po vuan nga disa sëmundje “të fshehura”, të cilat po e gërryejnë atë dalëngadalë, duke minuar potencialet reale të ekonomisë.

Ndonëse bizneset e gjejnë vetë rrugën e tyre dhe orientojnë kapitalin drejt sektorëve me potencial, shteti i ka vënë gjithnjë shkopinj në rrota, duke favorizuar e duke bërë përjashtime për një pjesë të lidhur me të me fije të dukshme e të padukshme.

Këtyre të fundit u mundësohet të fitojnë nga tenderat, koncesionet, ndërsa bizneset e tjera “të pambrojtura” përballen me shtetin real e tatimet që i kontrollojnë në çdo hap.

Ato duhet të vuajnë pasojat e një administrate burokratike, shpesh të mbushur me patronazhistë, që jo vetëm paguhen nga taksa të rritura, por edhe nxiten të abuzojnë, nga pozicionet që marrin kudo, me hir apo me pahir.

Politika fiskale e rrëmujshme është një tjetër element i fshehur, që gërryen bizneset e individët. Gjithë këto vite nuk është arritur të ndërtohet një politikë e strukturuar harmonike, e qëndrueshme dhe në funksion të një modeli ekonomik.

Dhe nuk bëhet fjalë për nivelin e taksave, sesa në konceptin e aplikimit të një politike me mballoma, që i shërben ose goditjes së një shtrese e favorizimit të disave, ose rregullimit të përkohshëm dhe pjesor të një hapësire ku duket se shmangen tatimet.

Ende pas kaq vitesh nuk e dimë nëse është politikë fiskale që taton kapitalin, të pasurin, apo të varfrin apo godet gjithë shtresat, taton punën apo kapitalin etj.

Në kahun tjetër, edhe shpenzimet nuk janë as model social, as model kapitali/investimi, duke ulur eficiencën e përdorimit të tyre dhe ndikimin në ekonomi, në funksion të zhvillimit dhe zbutjes së pabarazive sociale.

Një tjetër variabël për t’u përmendur është dhe pjesa e funksionimit të gjyqësorit, si element kostoje për ekonominë , që nuk e garanton lirinë ekonomike, pavarësisht përpjekjeve dhe zhvlerësimeve të mëdha të reformës së drejtësisë.

Për sa kohë që qeveria do të vazhdojë t’i japë vetëm serum ekonomisë dhe nuk do të ndërmarrë kura të thella që tentojnë të shërojnë sëmundjet e thella nga e cila ajo vuan, edhe viti 2024 pritet të jetë sërish “pa ngjyra” si ky që sapo lamë pas, përveç fishekzjarrëve të turizmit!

Related Posts

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare akademiku Rexhep Qosja

Akademiku Rexhep Qosja është shuar në moshën 89-vjeçare. Njoftimi i familjes; Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Varrimi u zhvillua në praninë e…

Kanadaja gati të kriminalizojë krishterimin me ndalimin e citimit të të vërtetave biblike

E vetmja mënyrë për të kuptuar qëllimin e Projektligjit C-9 — dhe persekutimeve të tjera të të krishterëve në Perëndim — është ta paraqesim atë si një fe pagane armiqësore…

Leave a Reply

Mos horroni ti shikoni

Irani i thotë Trumpit t’i japë fund luftës brenda 30 ditësh me një propozim të ri paqeje prej 14 pikash

  • By Admin
  • May 4, 2026
  • 54 views
Irani i thotë Trumpit t’i japë fund luftës brenda 30 ditësh me një propozim të ri paqeje prej 14 pikash

Irani i ofron Trumpit marrëveshje njëmujore për t’i dhënë fund luftës, ndërsa bota përballet me ‘pikë kthese’

  • By Admin
  • May 3, 2026
  • 10 views
Irani i ofron Trumpit marrëveshje njëmujore për t’i dhënë fund luftës, ndërsa bota përballet me ‘pikë kthese’

Goditja e “Call Center-ave” në Tiranë, kush fshihet pas skemës miliona euroshe?

  • By Admin
  • May 2, 2026
  • 17 views
Goditja e “Call Center-ave” në Tiranë, kush fshihet pas skemës miliona euroshe?

Çifti Erion Isufi dhe Stela Dhamo pastrim parash.Kunati i Lulzim Bashes

  • By Admin
  • May 1, 2026
  • 28 views
Çifti Erion Isufi dhe Stela Dhamo pastrim parash.Kunati i Lulzim Bashes

Dosja “Partizani”, Balla përballet në GJKKO me dhëndrin e Berishës.“Kallëzimin e kam bërë si qytetar”

  • By Admin
  • April 30, 2026
  • 55 views
Dosja “Partizani”, Balla përballet në GJKKO me dhëndrin e Berishës.“Kallëzimin e kam bërë si qytetar”

JA EMRAT QË KANË BËRË KRIME NË KOHËN E KOMUNIZMIT

  • By Admin
  • April 29, 2026
  • 54 views
JA EMRAT QË KANË BËRË KRIME NË KOHËN E KOMUNIZMIT

Discover more from AlbDreams.com

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading

Discover more from AlbDreams.com

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading