Legalizohen spiunët: 2.5 milionë euro fond për ndjekje, përgjime dhe kallëzime të paguara

Me një vendim të posaçëm, Edi Rama rikthen modelin e survejimit masiv: Policia merr fond për të shpërblyer informatorët sipas gradës, nga 100 mijë deri në mbi 5 milionë lekë për denoncim…

Policia e Shtetit ka pasur përherë informatorë që njoftonin vullnetarisht në numrat e kontaktit të sallës operative, apo me letra të dërguara, por gjithashtu edhe rrjete spiunësh të miratuar që paguheshin për informacion, përmes inspektorëve të zonave dhe shpërblimeve të tjera. Ndërsa më 28 maj 2025, me vendim qeverie nr. 296, kryeministri Edi Rama i ka akorduar zyrtarisht Policisë së Shtetit një fond të veçantë për shpërblimin financiar të informatorëve (spiunëve), duke përcaktuar qartë rregullat, kriteret dhe funksionarët që kanë të drejtë t’i miratojnë dhe shpërndajnë këto pagesa.

***

Me këtë fond të veçantë, Babloku synon të krijojë një rrjet më të strukturuar dhe më efektiv spiunësh, duke përqendruar rekrutimin dhe menaxhimin sekret të tyre vetëm në disa nivele drejtuese në qendër, komisariate dhe drejtoritë rajonale.

Këta janë funksionarët policorë që kanë kompetencë të shpërndajnë pagesa për informatorët:

·         Shefat e komisariateve mund të akordojnë pagesa deri në 100 mijë lekë të reja për spiunët.

·         Zëvendësdrejtorët për Hetimin e Krimeve dhe ata për Sigurinë Publike në drejtoritë e qarqeve kanë të drejtë të japin deri në 200 mijë lekë.

·         Drejtorët e qarqeve, drejtorët e sektorëve të hetimit të krimeve, drejtuesit dhe zëvendësdrejtorët e Anti-Terrorit në qendër mund të akordojnë deri në 500 mijë lekë secili.

·         Drejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Krimeve ka të drejtë të akordojë deri në 1 milionë lekë.

·         Drejtorët e Departamenteve për Krimin, Sigurinë Publike dhe Anti-Terrorit kanë të drejtë të shpërndajnë nga 5 milionë lekë secili.

·         Vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kompetencë të japë mbi 5 milionë lekë në raste të veçanta për spiunë të klasifikuar si “special”, kur informacioni i tyre çon në ndalime të grupeve me rrezikshmëri të lartë.

Fondi i përgjithshëm për spiunët është i barabartë me 1% të buxhetit vjetor të Policisë së Shtetit, që aktualisht përllogaritet në rreth 2.5 milionë euro në vit. Ky fond do të përfshihet në çdo buxhet vjetor dhe do të alokohet nga fondi rezervë i shtetit.

***

Për të përfituar pagesën, informacionet e dorëzuara nga spiunët duhet të rezultojnë në nisjen e procedimeve penale dhe ngritjen e akuzave që mbështeten nga provat. Nëse numri i informacioneve dhe cilësia e tyre rritet, atëherë fondi do të shtohet me 100 mijë euro të tjera mbi bazën vjetore.

Për çdo pagesë, plotësohet një formular ku shënohet kodi identifikues i spiunëve (jo emri), vlera e shpërblimit, arsyeja dhe numri i dosjes përkatëse. Në rastet kur vlera e shpërblimit është deri në 30 mijë lekë, mandat-pagesa nënshkruhet nga vetë informatori dhe specialisti i policisë që ka marrë informacionin. Dosjet për çdo informator klasifikohen “Tepër Sekret” dhe ruhen për një periudhë 30-vjeçare./Pamfleti

  • Related Posts

    Dosja “Partizani”, Balla përballet në GJKKO me dhëndrin e Berishës.“Kallëzimin e kam bërë si qytetar”

    Në seancën e sotme (30 prill 2026 ) në GJKKO Taulant Balla është përballur edhe me Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish kryeministrit Sali Berisha. Në fjalën e tij, Balla ka…

    JA EMRAT QË KANË BËRË KRIME NË KOHËN E KOMUNIZMIT

    Lista e Zezë e kombit shqiptare për 100 vitet e fundit JA EMRAT QË KANË BËRË KRIME NË KOHËN E KOMUNIZMIT (sigurisht që mungojnë dhe emra të tjerë) – Koka…

    Leave a Reply

    Mos horroni ti shikoni

    Irani i ofron Trumpit marrëveshje njëmujore për t’i dhënë fund luftës, ndërsa bota përballet me ‘pikë kthese’

    • By Admin
    • May 3, 2026
    • 8 views
    Irani i ofron Trumpit marrëveshje njëmujore për t’i dhënë fund luftës, ndërsa bota përballet me ‘pikë kthese’

    Goditja e “Call Center-ave” në Tiranë, kush fshihet pas skemës miliona euroshe?

    • By Admin
    • May 2, 2026
    • 16 views
    Goditja e “Call Center-ave” në Tiranë, kush fshihet pas skemës miliona euroshe?

    Çifti Erion Isufi dhe Stela Dhamo pastrim parash.Kunati i Lulzim Bashes

    • By Admin
    • May 1, 2026
    • 25 views
    Çifti Erion Isufi dhe Stela Dhamo pastrim parash.Kunati i Lulzim Bashes

    Dosja “Partizani”, Balla përballet në GJKKO me dhëndrin e Berishës.“Kallëzimin e kam bërë si qytetar”

    • By Admin
    • April 30, 2026
    • 54 views
    Dosja “Partizani”, Balla përballet në GJKKO me dhëndrin e Berishës.“Kallëzimin e kam bërë si qytetar”

    JA EMRAT QË KANË BËRË KRIME NË KOHËN E KOMUNIZMIT

    • By Admin
    • April 29, 2026
    • 53 views
    JA EMRAT QË KANË BËRË KRIME NË KOHËN E KOMUNIZMIT

    Elisa në botën përtej PS-së, përse Spiropali duhet të flasë me emra

    • By Admin
    • April 28, 2026
    • 58 views
    Elisa në botën përtej PS-së, përse Spiropali duhet të flasë me emra

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading