Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?

Nga Migena Aleksi
Ngjarjet e rënda gjatë protestës së djeshne në kryeqytet e kanë tendosur edhe më tej një situatë sociale mjaft të ngarkuar. Përplasjet e ashpra lanë pas të lënduar nga të gjitha palët, përfshirë protestues, punonjës të Policisë së Shtetit, si dhe gazetarë e punonjës të medias.
​Në çdo shoqëri demokratike, dhuna, nga cilido krah që vjen, mbetet e dënueshme dhe e papranueshme. Por trazirat e mbrëmshme në kryeqytet nxorën në pah një sërë problematikash që lidhen si me menaxhimin e protestave, ashtu edhe me rrënjët e kësaj revolte që ka marrë tashmë përmasa të tjera.
E drejta për të protestuar është një e drejtë fondamentale kushtetuese që duhet garantuar. Kjo e drejtë nuk mund të përdoret për të legjitimuar dhunën ndaj uniformave të policisë, punonjësve të medias apo qytetarëve të tjerë. Por, reagimi i forcave të rendit ka qenë i papranueshëm. Pamë dje pamje shumë të rënda. Efektivët e Policisë së Shtetit kanë detyrimin ligjor të respektojnë rreptësisht parimet e ligjshmërisë, domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit, duke shmangur hapat që përshkallëzojnë më tej dhunën.
Situata do të bëhet e pakontrollueshme nëse që sot nuk ka një hetim të shpejtë, të plotë dhe të pavarur për të gjitha incidentet, me fokus të veçantë te përdorimi i tepruar i forcës nga ana e policisë. Mbetet kërkesë emergjente respektimi i plotë i të drejtave proceduriale dhe njerëzore për të gjithë personat e shoqëruar apo të ndaluar në komisariate.
​Ky përshkallëzim nuk erdhi në teren të zbrazët. Ai është rrjedhojë e një klime tensioni të akumuluar prej katër muajsh, gjatë të cilëve pakënaqësia qytetare është përballur me arrogancën, talljen dhe shurdhërinë e pushtetit. Në vend të reflektimit, dëgjimit të shqetësimeve të protestuesve, në veçanti kreu i qeverisë Edi Rama ka vijuar me një sjellje sfiduese, zhvlerësuese, plot diversione dhe totalisht të cekët e të papërgjegjshne.
Prej ditëve të para, si nga qytetarët ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar e organizatat mjedisore, është kërkuar me ngulm pezullimi i lejeve të ndërtimit dhe kthimi mbrapsht i ndryshimeve ligjore për zonat e mbrojtura. Përgjigja e kryeministrit ka qenë një seri mashtrimesh publike dhe vijimi me kokëfortësi fyese i lejeve në vlim të protestave.
​Kjo strategji e faktit të kryer u shfaq hapur ndaj Zvërnecit dhe Sazanit. Me formulën “do të bëhen se s’bën”, Rama nuk ka hezituar të sfidojë jo vetëm protestuesit e banorët lokalë, por edhe vetë frymën e ligjit, duke u garantuar një grushti privatësh se vullneti i tij personal peshon më shumë se zëri dhe protesta e mijëra qytetarëve.
Të njëjtën frymë përçmuese e pamë edhe gjatë protestave masive kundër reformës territoriale. Ankesat e komuniteteve lokale, humbja e përfaqësimit dhe paralajmërimet për centralizim ekstrem të pushtetit u fshinë nga tavolina me një të rënë të lapsit dhe me dhunën e kartonave parlamentarë.
Qytetarët kanë qenë në shesh për të mbrojtur territorin, pronën, të drejtën e tyre për vendimmarrje. T’i relativizosh, t’i politizosh apo t’i anatemosh ata me tallje të vazhdueshme është mungesë e thellë e përgjegjshmërisë politike, por edhe e ndjeshmërisë njerëzore.
Përçmimi “nga lart” dhe refuzimi i përsëritur për të reflektuar e kanë çuar tashmë situatën në pikën e vet më të nxehtë. Dyert e dialogut janë mbyllur me arrogancë. Sovraniteti i territorit është tjetërsuar pa pyetur asnjë banor. Rrugët e Tiranës janë shndërruar në shesh përplasjeje.
Çfarë do ndodhë nesër? Kryeministri pandeh se do tia dalë me forcë kësaj që krjoi me arrogancë?
Gazeta DITA
  • Related Posts

    Shiu, reforma territoriale dhe opozita

    Nga Boldnews.al Disa vite më parë, kur kryeministër ishte Sali Berisha dhe Edi Rama ishte kryebashkiak i Tiranës, në një ditë shiu si kjo e sotmja, kryeqyteti shqiptar u përfshi…

    Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën

    PD, që nuk diti apo nuk qe në gjendje të lexonte shenjat e shëmbjes së regjimit, mbeti e kapur gafil për të patur një vendimmarrje të qartë politike Nga Armand…

    Leave a Reply

    Mos horroni ti shikoni

    Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 mln USD nga Grenell

    • By Admin
    • October 14, 2026
    • 35 views
    Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 mln USD nga Grenell

    Shiu, reforma territoriale dhe opozita

    • By Admin
    • October 14, 2026
    • 29 views
    Shiu, reforma territoriale dhe opozita

    Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën

    • By Admin
    • October 14, 2026
    • 56 views
    Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën

    Berisha kërkon dorëheqjen urgjente të Ramës: Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira për të dalë nga kriza

    • By Admin
    • October 14, 2026
    • 25 views
    Berisha kërkon dorëheqjen urgjente të Ramës: Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira për të dalë nga kriza

    Nga ‘s’keni parë gjë akoma’ në ‘vetpërmbajtje’

    • By Admin
    • October 14, 2026
    • 23 views
    Nga ‘s’keni parë gjë akoma’ në ‘vetpërmbajtje’

    Rama për protestat që kërkojnë largimin e tij: Na ndihmojnë drejt rezultateve!

    • By Admin
    • October 14, 2026
    • 12 views
    Rama për protestat që kërkojnë largimin e tij: Na ndihmojnë drejt rezultateve!

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading