Marjana Koçeku letër të hapur ambasadave: Dënoni dhunën barbare kundër studentëve shqiptarë

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku u ka drejtuar një letër të hapur përfaqësive më të larta diplomatike dhe institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri, duke ngritur shqetësimin për dhunën policore ndaj protestuesve, veçanërisht të miturve, ndalimet arbitrare dhe ndërhyrjet e personave me veshje civile, pa shenja identifikimi policor.

Letra, e cila mban datën 16 tetor 2026, i është drejtuar Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prezencës së OSBE-së, Zyrës së Këshillit të Evropës, Koordinatorit të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara, si dhe drejtuesve të misioneve diplomatike të akredituara në Shqipëri.

Në dokumentin zyrtar, Koçeku shpreh shqetësimin për përdorimin e tepruar të forcës nga policia, goditjen e protestuesve të shtrirë në tokë, keqtrajtimin gjatë ndalimeve dhe raportimet për shkelje të të drejtave të personave të shoqëruar në komisariate.

“Duke qenë personalisht e pranishme në protesta, kam parë vendosmërinë e të rinjve shqiptarë, të cilët kërkojnë ndryshim, llogaridhënie dhe një të ardhme më të mirë, në kushtet e pakënaqësisë së përhapur ndaj korrupsionit, mundësive të kufizuara dhe dështimeve institucionale. Shqetësimet e tyre meritojnë vëmendje serioze politike dhe institucionale. Në vend të kësaj, veprimet e fundit të forcave të rendit kanë ngritur pikëpyetje të rënda për mbrojtjen e të drejtave të tyre themelore. Pamjet filmike, dëshmitë e personave të pranishëm dhe raportimet mediatike dokumentojnë episode të dhunës së rëndë policore: goditje ndaj protestuesve të shtrirë në tokë, përdorim të tepruar të forcës gjatë ndalimeve dhe trajtime që cenojnë sigurinë dhe dinjitetin njerëzor. Dhuna ndaj të miturve është veçanërisht alarmante. Gjithashtu, rastet e keqtrajtimit të raportuar në komisariate dhe kushtet e mbajtjes në ndalim kërkojnë hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe të paanshëm”, thuhet ne leter.

Një vëmendje të veçantë deputetja i kushton ndërhyrjeve të personave me veshje civile, pa identifikim policor, të cilët, sipas saj, kanë marrë dhe larguar me forcë protestues nga tubimet publike. Ajo kërkon sqarimin e identitetit të këtyre personave, kompetencave të tyre, bazës ligjore të ndërhyrjeve dhe zinxhirit të komandimit.

“Shqetësim të veçantë dhe urgjent përbëjnë ndërhyrjet e personave me veshje civile, pa shenja të dukshme identifikimi policor, të cilët kanë rrëmbyer dhe larguar me forcë protestues nga tubimet publike. Mungesa e identifikimit në këto ndërhyrje është e papranueshme dhe duhet të marrë përgjigje të qarta institucionale. Kur personat që ushtrojnë kompetenca policore nuk identifikohen dhe nuk e bëjnë të qartë statusin e tyre zyrtar, protestuesit dhe kalimtarët mund të mos jenë në gjendje të dallojnë një ndërhyrje të ligjshme të forcave të rendit nga një rrëmbim i paligjshëm. Kjo krijon rreziqe serioze frike, përshkallëzimi dhe abuzimi. Autoritetet kompetente duhet të sqarojnë nëse këta persona ishin punonjës policie të autorizuar, mbi çfarë baze ligjore vepruan, kush i drejtoi operacionet e tyre dhe ku u mbajtën më pas personat e privuar nga liria”, thuhet ne letren e deputetes Koçeku.

 

  • Related Posts

    Letër Marta Kos-it për protestat në Shqipëri, avokatë, gazetarë dhe deputetë kritikojnë deklaratën e KE-së

    Një grup avokatësh, gazetarësh, deputetësh, përfaqësuesish të shoqërisë civile dhe akademikësh i kanë drejtuar një letër Komisioneres Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ku shprehin zhgënjimin për deklaratën e Komisionit Evropian…

    Rama duhet të largohet

    Nga Hamdi Jupe Pas ditës së pestë të protestave të dhunshme në thuajse të gjithe vendin, arrita në bindjen se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Këto fjalë i…

    Leave a Reply

    Mos horroni ti shikoni

    Marjana Koçeku letër të hapur ambasadave: Dënoni dhunën barbare kundër studentëve shqiptarë

    • By Admin
    • October 19, 2026
    • 16 views
    Marjana Koçeku letër të hapur ambasadave: Dënoni dhunën barbare kundër studentëve shqiptarë

    Letër Marta Kos-it për protestat në Shqipëri, avokatë, gazetarë dhe deputetë kritikojnë deklaratën e KE-së

    • By Admin
    • October 19, 2026
    • 0 views
    Letër Marta Kos-it për protestat në Shqipëri, avokatë, gazetarë dhe deputetë kritikojnë deklaratën e KE-së

    Rama duhet të largohet

    • By Admin
    • October 19, 2026
    • 1 views
    Rama duhet të largohet

    Ermelinda Meksi: Rama të marrë në konsideratë dorëheqjen

    • By Admin
    • October 16, 2026
    • 46 views
    Ermelinda Meksi: Rama të marrë në konsideratë dorëheqjen

    Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 mln USD nga Grenell

    • By Admin
    • October 14, 2026
    • 61 views
    Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 mln USD nga Grenell

    Shiu, reforma territoriale dhe opozita

    • By Admin
    • October 14, 2026
    • 51 views
    Shiu, reforma territoriale dhe opozita

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading