Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese aktin normativ të qeverisë që ndryshon ligjin për tubimet.
Ndërkohë, bashkë me kolegët deputetë të PD-së, kemi dorëzuar një tjetër kërkesë për seancë dëgjimore publike me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj. Ai duhet të përgjigjet përpara Komisionit për dhunën ndaj protestuesve dhe gazetarëve, sjelljen e policisë dhe gjobat e vendosura ndaj qytetarëve që protestojnë.
E drejta për të protestuar nuk mund të trajtohet si krim. Uniforma nuk i jep askujt të drejtën të dhunojë dhe pushteti nuk e përjashton askënd nga përgjegjësia.
Nga Policia te AMA e te çdo institucion tjetër që përdoret për të ushtruar presion ndaj qytetarëve dhe medias, përgjegjësit duhet të japin llogari përpara syve dhe veshëve të shqiptarëve!







