Nju Jork, u shfaqë premiera e filmit dokumentar për Bekim Fehmiun

Nga Beqir SINA – New York City

Filmi dokumentar “Bekim Fehmiu”, me skenar të Fahri Musliut dhe regji të Valmir Tertinit, u shfaqë mbremë në teatrin “The Producers Club”’, në New York, nën organizimin e aktorit Diar Xani, Faton Zogejani dhe Arenc Leka.

Dokumentari artistik “Bekim Fehmiu” i zhanrrit të metrazhit të gjatë artistik, kushtuar figurës së aktorit të madh Bekim Fehmiu, të cilin Valmir Tertini, regjisori i këtij filmi/dokumentar, e solli mbrëmë në metropolin e botës në Nju Jork, për komunitetin shqiptar, përkatësishtë në 16 – Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, erdhi këtu, pas shfaqjeve të tij të sukseshme, që ai kishte vitin e kaluar në Tiranë, dhe në Kosovë, pikërisht në Prizren, aty ku i pushojnë eshtrat e Bekim Fehmiut.

Dhjetra pjesëmarrës ishin në dy shfaqjet e filmit/dokumentar “Bekim Fehmiu”;

Në, ndërkohë, erdhën mbrëmë për të parë filmin dokumentar në “Producers Club”, të Freddy Tolljas, konsulli i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës,Fatmir Zajmi, artistë të komunitetit, biznesmen të suksesshëm, afaristë dhe aktivist të njohur, studentë të universiteve amerikane, gazetar e tjer.

Po ashtu në mesin e artistëve pjesëmarrës në këtë shfaqje ishin edhe disa emra mjaft të njohur të skenës shqiptare në Shqipëri, Kosovë, trevat shqiptare dhe diaspora, Bujar Alimani, Avni Abazi, Arenc Leka, Diar Xani, Herion Mustafaraj, Blerim Gjoci, Faton Macula, Andi Gjoni, Adonis Filipi dhe Shpendi Xani.

Filmi/dokumentar pasqyron historinë e jetës dhe sukseset në fushën kinematografisë së Bekim Fehmiut

Bekim Fehmiu mbeti ndër të vetmit aktor shqiptar i cili arriti të luajë në filma dhe seritë më të njohura botërore, sikurse në serinë “Odiseu”, filmat: Aventurierët”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, etj.

Bekim Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936, në një familje gjakovare, ndërsa vdiq më 15 qershor 2010 në Beograd, duke bërë vetëvrasje, sipas versionit zyrtar.

Dokumentari prej 66 minutash i xhiruar në gjashtë shtete është me regji nga Valmir Tertini dhe skenar të Fahri Musliut. Kurse, Roza Anagnosti, Faruk Begollli, Bekim Fehmiu(archive footage),Timo Flloko,Eleonora Giorgi,Fadil Hysaj , Miljenko Jergovic, Fadil Kraja,Branislav Lecic, Goran Markovic , Gani Mehmetaj, Piro Milkani,Branka Petric, Enver Petrovci, Milazim Salihu, Milan Vlajcic, janë karakteret e përzgjedhura të regjizorit Valmir Tertini.

Ky dokumentar është xhiruar në gjashtë shtete; Kosovë, Shqipëri, Serbi, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Itali

Tertini, thotë se “filmi dokumentari “Bekim Fehmiu”, është rrëfimi më adekuat i një aktori të keqkuptuar, pra është e vërteta e tij nga faktet pamore, fjalët e tij, shpjegimet e të afërmve e deri te pikëpyetjet e krijuara ndër vite”‘.

Sipas regjisorit Tertinit, ky projekt ka nisur në vitin 2019, ndërsa ka gjetur financim nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri, dhe pas Tiranës, Prizrenit, dhe mbrëmë Nju Jorkut, filmi i tij për Bekim Fehmiun, pritet të shfaqet dhe në Prishtinë, Beograd, Romë e Parisë.

Gjithashtu tha ai dokumentari ka nisë dhe distribuimin nëpër festivale ndërkombëtare

Aktori Diar Xani, na tha se jam i lumtur që kemi arritë t’a sjellim në Nju Jork, metropolin e botës, për komunitetin shqiptar, këtë film/dokumentar të realizuar mjaft profesionalisht nga regjisori i talentuar Valmir Tertini, për jetën dhe veprimtarin e aktorit të madh siç ishte Bekim Fehmiu.

“17 shkurti, tha ai është dita më e rëndësishme për Kosovën tonë të dashur, prandaj ka qenë shumë e rëndësishme edhe për neve organizatorve, kjo datë që ta festojm me një program të till. Ku të gjithë pjesëmarrësit(publiku) u ndan të knaqur lidhur me këtë premier, sepse disa mësuan më shumë për të vërtetat e Bekim Fehmiut, ku disa figura të njohura të kinematografisë emocionalisht i sjellen kujtimet e tyre të kohës së kaluar, kur ata kan pas rastin t’i shikojn filmat e Bekim Fehmiut.”

Aktori kosovar, Diar Xani, shprehet se “përkujtimi për Bekim Fehmiun në këtë form është më e pakta që mund të bëhet, sepse, figura e tij duhet të lartesohet edhe më shumë në forma të ndryshme, pasi që Bekim Fehmiu, ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë të pashlyeshme, në kinematografinë e Europës juglindore, por mbi të gjitha, ai ishte edhe aktori i parë ballkanik, I kohës së “Luftës së Ftohtë” i njohur per kontributin artistik në kinematografine boterore, deri në Hollivud”.

Related Posts

Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

Nga Veton Surroi Ja teksti me reklamat dhe referencat promovuese të hequra, pa bërë asnjë ndryshim tjetër në përmbajtje: Kryeministri Rama ka bërë një lëvizje strategjike që mund ta fusë Shqipërinë…

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare akademiku Rexhep Qosja

Akademiku Rexhep Qosja është shuar në moshën 89-vjeçare. Njoftimi i familjes; Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Varrimi u zhvillua në praninë e…

Leave a Reply

Mos horroni ti shikoni

Deputetja Jorida Tabaku/Nuk mund të sillemi sikur asgjë s’ka ndodhur! Ministri i Brendshëm të raportojë për dhunën ndaj studentëve(VIDEO)

  • By Admin
  • October 27, 2026
  • 10 views
Deputetja Jorida Tabaku/Nuk mund të sillemi sikur asgjë s’ka ndodhur! Ministri i Brendshëm të raportojë për dhunën ndaj studentëve(VIDEO)

Futboll Femra : Alexia Putellas fiton “Topin e Artë” për femra.

  • By Admin
  • October 26, 2026
  • 7 views
Futboll Femra : Alexia Putellas fiton “Topin e Artë” për femra.

Futboll: Harry Kane fiton “Topin e Arte” 2026, duke lënë pas Kylian Mbappen dhe Lamine Yamalin.

  • By Admin
  • October 26, 2026
  • 10 views
Futboll: Harry Kane fiton “Topin e Arte” 2026, duke lënë pas Kylian Mbappen dhe Lamine Yamalin.

BIRN: Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një reminishencë e diktaturës!

  • By Admin
  • October 26, 2026
  • 32 views
BIRN: Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një reminishencë e diktaturës!

Serbia rrëzon Vuçiçin, studentët nga protesta në pushtet

  • By Admin
  • October 25, 2026
  • 9 views
Serbia rrëzon Vuçiçin, studentët nga protesta në pushtet

Revolucioni mbërrin në Shqipëri. Kjo është vjeshta e pakënaqësisë në Evropë.

  • By Admin
  • October 23, 2026
  • 34 views
Revolucioni mbërrin në Shqipëri. Kjo është vjeshta e pakënaqësisë në Evropë.

Discover more from AlbDreams.com

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading