“Politika e frikës”

Nga Beqir SINA


I pari dhe i vetmi deri tani që e theu tabun nga udhëheqësit shqiptar është Albin Kurti

Tani jemi dëshmitarë të “normalizimit” të një diskursi politik të ndërtuar rreth , asaj që quhet “Politika e frikës”, kemi se çfarë të mësojmë . Por çfarë do të thotë ky ndryshim? Çfarë e shkaktoi atë? Dhe, si funksionoi diskursi “Politika e frikës”, përkatësisht te udhëheqësi i Kosovës, Kryeministri Albin Kurti?

“Politika e frikës”, thonë eksepertët gjurmon trajektoren e politikës zakonisht së dy ekstremizmave të djathtë, apo të majtë nga margjinat e peizazhit politik, të brendeshem apo të jashtëm deri në qendrën e saj. veçanërisht në vendet e vogla të dalur nga “luftrat e mëdha” ose konfliket dhe krizat politike anembanë botës.

E ashtuquajtura”Politika e frikës” po sipas ekspertve politik eksploron mekanizmat shoqërorë dhe historikë në lojë dhe i lidh me ekspertizë me “mikro-politikën” e gjuhës dhe diskursit të ekstremit të djathtë apo të majtë. Por më shumë kjo dukuri “peshon” nga e djathta. Dhe, shembulli më i fundit i këtij diskursi, i “gjuhës së të folurit” është Kryeministri i Hungarisë , Victor Orban, i cili i përket të djathtës ekstreme europiane, dhe që synon krijimin e një lëvizjeje konservatore globale, duke rrafshuar “Politikën e frikës”

Mirëpo një sërë vinjetash që analizojnë në detaje raste specifike të diskursit “Politika e frikës”, është një lexim thelbësor për këdo që kërkon të kuptojë se si politika e ekstremit të djathtë apo të majtë dhe ajo populiste janë zhvendosur në rrjedhën kryesore dhe çfarë mund të bëjë një udhëheqës apo politikan, që ta zhbëjë këtë diskurs politik.

Zhbërja, e “Politikës së Frikës” tabu që e theu vetëm Albin Kurti

Duke pasë parasyshë se në të vërtetë, qëllimi i tij specifik, i “Politikës së Frikës” është të shtrembërojë realitetin politik të një kombi, duke i krijuar atij frikë te politikanët e udhëheqësit, dhe në popullatën e përgjithshme që është jashtëzakonisht në disproporcion me rreziqet aktuale, që luftërat janë në gjendje të paraqesin.

Kjo është një nga arsyet, që deri tani “Politika e Frikës”është përdorur te politikanët shqiptar, në Kosovë sidomos pas luftës.

Prej përfundimit të luftës në Kosovë, kemi parë sesi politikat e shtetve të mëdha dhe të fuqishme, atyre që bëjnë “ligjet” në botë, si SHBA, Gjermania, Franca, dhe Anglia deri diku, e kanë përdorur “Politikên e Frikës”, te politikanët shqiptar në mënyrë specifike kundrejt ish komandantve të luftës, të cilët janë edhe sot nën hetime të gjatë dhe të gjerë e të papërfunduara.

Unë mendojë se po ti thellohemi në kuptimin e plotë e të kthejlltë termit “Politika e Frikës”, në Kosovë me udhëheqësit e saj në këto 25 vjet do të thoja se “Ne të gjithë ishim gabim”, si e kemi “gjykuar ose para gjykuar” Kryeministrat e Presidentët e Kosovës

Pikërisht, të vijmë te Kryeministrit aktual. Athere kur menduam se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtii, “nuk dinte se çfarë po bënte” , dhe, kur dukej qartë se nuk po “zbutej” sado pak ndaj qëndrimeve të tija, për Kosovën si Kryeministër, edhe athere kur Washingtoni apo Brukseli e “kërcënoi” e “shantazhojë” e “dënojë”, e “trëmbi” e “frikësojë”. Dhe, e rrëzojë për tre katër muaj, katër vjet më parë.

Pra, këtu mendojë se e gjejmë edhe kuptimin e vërtetë i këtyre fjalëve dhe i verdiktit shkatërrues të asaj politike, që Washingtoni dhe Brukseli, përdori për më shumë se 20 vjet, ndaj udhëheqësve të Kosovës. Madje duke e shtrembëruar (dashje ose pa dashje) edhe realitetin politik të Kosovës, dhe duke “ushqyer me forcë” në mënyrë të rëndë, frikë të ekzagjeruar që ishte jashtëzakonisht joproporcionale me rrezikun aktual të paraqitur nga Serbia ndaj Kosovës.

Tani si mund të ndodhte kjo? që Rezoluta për Srebrenicën dhe anëtarësimi i Kosovës në KiE, që pritet të ndodh së shpejti, erdhi për shkak të mohimit të realitetit nga Serbia, pra qendrimve të Beogradit, Vuçiqit dhe Daçiqit, apo edhe nga Kosova dhe Bosnja që më në fund e gjetën “solucionin” si ta “çmontojnë” qëndrimin e Beogradit.

Tani, pra mundet të “kthejlltohemi” dhe të bëjmë pyetjen se a mund të kenë qenë të qëllimshme, dhe të guximshme ? qëndrimet e Albin Kurtit, veçanërisht në udhëheqjen e bisdemimeve me mes Beogradit dhe Prishtinës. Por edhe, qëndrimet dhe “rezistenca” në takimet e tij tij me emisarët e Ushaingtonit dhe Brukselit.

Të cilët për “hatër” të së vërtetës, duhet pranuar se edhe dështuan me këta dy emisara, si Lajçak dhe Esckobar, të cilët u zvendesuan mbas një periudhe të gjatë të kreysimit të këtyre bisedimeve.

Mirëpo megjithse vonë, por “më mirë vonë se sa kurr”, që komuniteti ndërkombëtar, aritt më në fund të kuptojë,; si njëri që kishte gati dhjetë vjetë si emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, luajti lojën politike të ” Karrotës dhe Shkopit”, dhe nuk shkojë më shumë sesa “ec e jaket” e tij. Ndërsa, tjetri si ish emisari special të ShBA-së për Ballkanin, diplomati Gabriel Escobar, me “Politikën e Frikës”, “ngeci” dhe nuk arriti asgjë , aqsa me këtë rast do të përdorja një shprehje që vjen nga ai zhargonji i rëndomt politik ” as mish as peshk”.

Kurti, pra si përfundim duke e thyer tabun e termit “Politika e Frikës”, të paktën deri tani mund të thuhet se e ka fituar “luftën” me Vuçiqin .Aqsa e detyrojë hapur atë të pranojë se “Kam frikë nga Albin Kurti. Është, tri herë më i vështirë se Haradinaj e Thaçi”, ka thënë ai.

Dhe, duket se ia ka arritur qëllimit të tij, edhe nëpërmjet “kundërshtimit” e qendrimeve të tija ndonjëher që i ka bërë edhe ndaj Uashingtonit e Brukselit.

  • Related Posts

    Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare akademiku Rexhep Qosja

    Akademiku Rexhep Qosja është shuar në moshën 89-vjeçare. Njoftimi i familjes; Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Varrimi u zhvillua në praninë e…

    Nju Jork, u shfaqë premiera e filmit dokumentar për Bekim Fehmiun

    Nga Beqir SINA – New York City Filmi dokumentar “Bekim Fehmiu”, me skenar të Fahri Musliut dhe regji të Valmir Tertinit, u shfaqë mbremë në teatrin “The Producers Club”’, në…

    Leave a Reply

    Mos horroni ti shikoni

    Kerkesa për azil.Departamenti i Sigurisë Kombëtare DHS

    • By Admin
    • May 27, 2026
    • 132 views
    Kerkesa për azil.Departamenti i Sigurisë Kombëtare DHS

    “Nuk dilte, kishte probleme”/ Vajza e Mozës rrëfen sakrificat dhe vuajtjet e poetes

    • By Admin
    • May 21, 2026
    • 79 views
    “Nuk dilte, kishte probleme”/ Vajza e Mozës rrëfen sakrificat dhe vuajtjet e poetes

    Mesazhi i fortë Ambasadorit të ri amerikan/ “Amerika më e sigurtë duke luftuar korrupsionin, krimin dhe kartelet në Shqipëri”

    • By Admin
    • May 21, 2026
    • 69 views
    Mesazhi i fortë Ambasadorit të ri amerikan/ “Amerika më e sigurtë duke luftuar korrupsionin, krimin dhe kartelet në Shqipëri”

    Momenti i “Pravdës” së Obamës: Pretendimet e ish-presidentit ndaj Colbertit injorojnë bashkëpunimin e Rusisë …

    • By Admin
    • May 16, 2026
    • 85 views
    Momenti i “Pravdës” së Obamës: Pretendimet e ish-presidentit ndaj Colbertit injorojnë bashkëpunimin e Rusisë …

    Një Komb Nën Mashtrim: Administrata Trump zbulon abuzime masive me ndihmën sociale dhe shtetësinë

    • By Admin
    • May 16, 2026
    • 82 views
    Një Komb Nën Mashtrim: Administrata Trump zbulon abuzime masive me ndihmën sociale dhe shtetësinë

    Shefi i Patrullës Kufitare të SHBA-së, Mike Banks, jep dorëheqjen në një riorganizim të fundit të udhëheqjes së imigracionit.

    • By Admin
    • May 15, 2026
    • 61 views
    Shefi i Patrullës Kufitare të SHBA-së, Mike Banks, jep dorëheqjen në një riorganizim të fundit të udhëheqjes së imigracionit.

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading