Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: Sanksionimi i Berishës, antiligjor dhe i pambështetur në prova

Pas kongresmenëve të shumtë, këtë herë kundërshtimi dhe konstatimi i sanksionimit pa të drejtë i liderit të opozitës Sali Berisha vjen nga një tjetër institucion amerikan. Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë ka zhvilluar një mision faktmbledhës në vendet e Ballkanit, mes të cilave edhe Shqipëria. Lexo: Balkans Mission Report

Në vendin tonë, veç konstatimeve të kapjes së të gjitha pushteteve nga Edi Rama, lidhjet me krimin, korrupsionin dhe blerjen e zgjedhjeve, Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë i ka kushtuar hapësirën më të madhe të misionit, sanksionimit të Sali Berishës nga shtetet e Bashkuara e sipas raportit përfundimtar për këtë sanksionim nuk kanë gjetur asnjë provë, e madje ngenë dyshime e forta se ka qenë një veprim i pajustifikuar dhe antiligjor, për t’i dhënë mësim  një fajtori aktual, për hir të luftës ndaj Korrupsionit në Shqipëri e ky nuk është shembulli që duhet të japi Amerika.

Sipas Këshillit të Ambasadorëve amerikanë, ambasadorja Yuri Kim nuk ka arritur të jap asnjë shpjegim për këtë, duke vënë në dyshim edhe traditën amerikane të procesit të rregullt ligjor.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: “Ambasadorja Kim dhe stafi i saj na siguruan se provat që mbështesnin përcaktimin ishin thelbësore, por komunikuan me vendosmëri se nuk mund të na jepnin asnjë prej tyre. Ata gjithashtu pranuan se procesi ishte një përcaktim tërësisht pas dyerve të mbyllura, i përjashtuar nga procesi kontradiktor dhe pa të drejtë ankimimi. Kjo është shumë e pazakontë, për të mos thënë unike, në jurisprudencën amerikane. Simpatizantët e Berishës na u ankuan se përcaktimi i tij ishte i ngjashëm me një proces të Kolegjit të Yjeve, antitezë e traditës amerikane të procesit të rregullt ligjor.

Megjithatë Ambasadorja Kim na tha privatisht se lufta kundër korrupsionit ishte e një rëndësie kaq thelbësore për politikën e SHBA-së dhe e një prioriteti kaq të lartë, saqë zyrtarët e administratës së Bidenit e konsideruan të rëndësishme që ta bënin dikë shembull– për të theksuar se askush nuk qëndron mbi ligjin ose imun kur bëhet fjalë për krimet e korrupsionit.

E kemi parasysh faktin se Berisha është 79 vjeç dhe mund të konsiderohet se po i afrohet fundit të jetës së tij politike, një figurë politike e pazëvendësueshme për disa, por nuk është mënyra amerikane e drejtësisë të verë në shënjestër dikë tjetër për t’i dhënë një mësim një fajtori aktual. Kjo do të ishte më e ngjashme me shprehjen kineze “vrit pulat për të trembur majmunët”.

Berisha ka ngritur padi në Francë kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit dhe ai përfaqësohet pro bono nga një lobist i shquar i Uashingtonit.”

Por jo vetëm kaq, Këshilli  i Ambasadorëve ka vlerësuar rolin e Sali Berishës në rrëzimin e sistemit diktatorial në Shqipëri, konsolidimin e demokracisë, por edhe afrimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që prej vitit 1990, duke kulmuar edhe me vizitën e Presidentit të Parë amerikan në Shqipëri, Xhorxh Bush, që rriti edhe ndjenjën proamerikane.

Afiniteti i Shqipërisë për Shtetet e Bashkuara u forcua më tej nga deklarata e Presidentit George W. Bush në vitin 2007 – në udhëtimin e parë në historitë një presidenti amerikan në Shqipëri– se Kosova duhet të jetë e pavarur. Që atëherë, shqiptarët kanë mbështetur përparimin domethënës, edhe pse ende të paplotë, të Kosovës drejt njohjes ndërkombëtare të sovranitetit dhe pavarësisë së saj.

Ndërsa ngrenë pikëpyetje të forta për sanksionimin e liderit të opozitës Sali Berisha, Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë ka lëshuar kritika të forta mbi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij. Raporti për qeverisjen nis me kritikat dhe refuzimin e Edi Ramës dhe vartësve të tij, që refuzuan bashkëpunimin në dhënien e informacioneve, Misioni ngre dyshimin se kjo është bërë për të fshehur gjendjen aktuale të vendit.

“Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e kabinetit të tij nuk paraqitën relacion informues. Është e vështirë të përcaktohet nëse kjo ishte prej mungesës së kohës apo për të anashkaluar dhe diskredituar ndonjë kritikë që mund të bëhej nga misioni ynë, por kryeministri Rama mbeti temë e vazhdueshme e bisedës në pothuajse të gjitha takimet tona.” 

  • Related Posts

    Dosja “Partizani”, Balla përballet në GJKKO me dhëndrin e Berishës.“Kallëzimin e kam bërë si qytetar”

    Në seancën e sotme (30 prill 2026 ) në GJKKO Taulant Balla është përballur edhe me Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish kryeministrit Sali Berisha. Në fjalën e tij, Balla ka…

    JA EMRAT QË KANË BËRË KRIME NË KOHËN E KOMUNIZMIT

    Lista e Zezë e kombit shqiptare për 100 vitet e fundit JA EMRAT QË KANË BËRË KRIME NË KOHËN E KOMUNIZMIT (sigurisht që mungojnë dhe emra të tjerë) – Koka…

    Mos horroni ti shikoni

    Irani i ofron Trumpit marrëveshje njëmujore për t’i dhënë fund luftës, ndërsa bota përballet me ‘pikë kthese’

    • By Admin
    • May 3, 2026
    • 8 views
    Irani i ofron Trumpit marrëveshje njëmujore për t’i dhënë fund luftës, ndërsa bota përballet me ‘pikë kthese’

    Goditja e “Call Center-ave” në Tiranë, kush fshihet pas skemës miliona euroshe?

    • By Admin
    • May 2, 2026
    • 16 views
    Goditja e “Call Center-ave” në Tiranë, kush fshihet pas skemës miliona euroshe?

    Çifti Erion Isufi dhe Stela Dhamo pastrim parash.Kunati i Lulzim Bashes

    • By Admin
    • May 1, 2026
    • 25 views
    Çifti Erion Isufi dhe Stela Dhamo pastrim parash.Kunati i Lulzim Bashes

    Dosja “Partizani”, Balla përballet në GJKKO me dhëndrin e Berishës.“Kallëzimin e kam bërë si qytetar”

    • By Admin
    • April 30, 2026
    • 54 views
    Dosja “Partizani”, Balla përballet në GJKKO me dhëndrin e Berishës.“Kallëzimin e kam bërë si qytetar”

    JA EMRAT QË KANË BËRË KRIME NË KOHËN E KOMUNIZMIT

    • By Admin
    • April 29, 2026
    • 53 views
    JA EMRAT QË KANË BËRË KRIME NË KOHËN E KOMUNIZMIT

    Elisa në botën përtej PS-së, përse Spiropali duhet të flasë me emra

    • By Admin
    • April 28, 2026
    • 58 views
    Elisa në botën përtej PS-së, përse Spiropali duhet të flasë me emra

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading