Goditja e “Call Center-ave” në Tiranë, kush fshihet pas skemës miliona euroshe?

Përmes call center-ave, qytetarët evropianë mashtrohen për të investuar në platforma fiktive Forex dhe Kripto. Fondet futen në Shqipëri përmes tregut informal të kriptomonedhave. Në këtë skemë bashkëpunojnë edhe disa pika të këmbimit valutor, Exchange.

Nga Zoom.al

Një operacion masiv policor në Tiranë ka çuar në sekuestrimin e 1 milion eurove cash dhe prangosjen e disa personave të përfshirë në një rrjet ndërkombëtar mashtrimi.

Hetimi dyvjeçar, i koordinuar me autoritetet gjermane dhe austriake, zbuloi tre qendra call center pranë Kopshtit Zoologjik dhe Rrugës së Kavajës që shënjestronin qytetarët evropianë përmes platformave të rreme të investimeve.

Gjykata ka caktuar masa sigurie për disa individë të përfshirë në menaxhimin e këtyre qendrave.

Arrest me burg u caktua për shtetasit Eduart Dalla, Mateo Hoxha, Tedi Agastra, Ledio Toçi, Xhoel Mekolli, Marsel Lami dhe Xhoji Hitaj.

Detyrim paraqitjeje u caktua për Aida Vokli dhe Ledjon Cenaj.

Gjatë kontrolleve u gjetën dhjetëra operatorë, rreth 60 vetëm në një pikë, duke dëshmuar për një strukturë të mirëfilltë industriale mashtrimi.

U sekuestruan 443 kompjutera, 238 telefona celularë, 6 laptopë dhe pajisje të tjera si HDD, DVR etj., që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal. Hetimet e autoriteteve shqiptare dhe austriake vijojnë për të dokumentuar plotësisht rolin personave të përfshirë në këtë rrjet që ka dëmtuar me miliona euro kursimet e shtetasve të BE-së.

Dyshimet, kush qëndron pas rrjetit të call center -ave?

Ndonëse operacioni goditi hallkat menaxhuese, burimet hetimore dhe raportimet mediatike drejtojnë gishtin nga shtetasi Granit Pepnika. Ai është përfolur disa herë në media si person i lidhur me këtë aktivitet dhe një ndër bosët kryesorë të rrjetit të mashtrimeve me call center-a.

Megjithatë policia nuk ka mundur deri tani ta ndalojë atë. Pepnika rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë për vjedhje me dhunë, dënim i konfirmuar edhe nga Gjykata e Lartë në prill 2024.

Ai dyshohet se menaxhon injektimin e parave të vjedhura në ekonominë shqiptare përmes kompanive fasadë, investimeve në pasuri të paluajtshme dhe automjete luksoze.

Sipas të dhënave të marra në QKB, Pepnika dhe bashkëshortja e tij Anisa Pepnika, kanë një rrjet kompanish, që dyshohet se shërbejnë për të pastruar paratë e fituara me call center -a.

Drita Energji shpk: E krijuar në shkurt 2023 për prodhim energjie. Ndonëse zotërohet nga çifti Pepnika, ajo nuk zotëron asnjë licencë nga ERE dhe nuk ka dorëzuar asnjë bilanc.

A&G Invest shpk: E fokusuar në ndërtim, pasuri të paluajtshme dhe tregti automjetesh. Edhe kjo kompani operon pa pasqyra financiare të dokumentuara.

GAMA Media Communication shpk: Me seli te “Torre Drin”, kjo kompani ka si objekt marketingun dhe shërbimet IT (telemarketing), fusha që lidhen drejtpërdrejt me industrinë e call center-ave.

ARHANA shpk & Brandet e Bukurisë: Kjo kompani mbulon sallonin IBC Nails dhe markën Louve Club. Dyshohet se këto biznese premium shërbejnë për të qarkulluar shuma të mëdha cash në tregun e bukurisë, pa asnjë kontroll fiskal.

AAA Taxi shpk: E krijuar në vitin 2024, dyshohet se flota e saj përdoret jo vetëm për transport, por si një mbulesë logjistike për lëvizjen e parave fizike jashtë sistemit bankar.

 

 

Mekanizmi i pastrimit të parave, një  skemë  me 3 faza

Struktura funksionon sipas një cikli të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Faza e pare: Përmes call center-ave, qytetarët evropianë mashtrohen për të investuar në platforma fiktive Forex dhe Kripto. Fondet futen në Shqipëri përmes tregut informal të kriptomonedhave. Në këtë skemë bashkëpunojnë edhe disa pika të këmbimit valutor, Exchange.

Faza e dytë: Paratë e paligjshme “injektohen” në kompanitë e mësipërme si kapital nga ortakët ose si pagesa për shërbime që nuk janë kryer kurrë, pra me faturime fiktive.

Faza e tretë: Fondet e pastruara përdoren për blerje asetesh luksoze, prona të paluajtshme në zonat elitare të Tiranës dhe automjete të shtrenjta, duke u paraqitur tashmë si të ardhura legjitime biznesi.

 

 

Tirana është shndërruar në një qendër globale të mashtrimit financiar.

Ajo që nisi si një industri modeste punësimi për të rinjtë që njihnin gjuhë të huaja, është kthyer në një rrjet kriminal që zhvat miliona euro nga qytetarët europianë.

Dy emisione investigative, Le Iene në Itali dhe Piranjat në Shqipëri kanë zbuluar disa qendra, të cilat arrijnë të fitojnë deri në 30 milionë euro në muaj. Një shifër marramendëse kjo që tregon shumë se si është e mundur që një aktivitet i tillë të lulëzojë në mes të Tiranës. Dyshimet janë se gjithçka bëhet me bekimin e pushtetit, njësoj si me kanabisin, si dhe me implikimin e Policisë dhe Prokurorisë.

Krimi në “Bllok” dhe në Kullat Luksoze

Harta e zbuluar nga emisioni “Piranjat”, e ndërtuar pas të dhënave të vëna në nga dispozicion nga persona që kanë punuar më parë në këto qendra, tregon një shtrirje kapilare. Call centerat mashtrues nuk fshihen në periferi, por operojnë në ndërtesat më të shtrenjta të kryeqytetit:
• Kompleksi Delijorgji cilësohet si “foleja” ku vegjetojnë dhjetëra struktura.
• Doën Town One dhe Kulla e Gjelbër janë dy qendra të tjera, ku qiraja kushton mijëra euro, por siguria është e garantuar.
• Zona e ish-Bllokut dhe Rruga e Kavajës, ngjitur me vilat e pushtetarëve dhe zyrat qendrore, ofron një siguri të shtuar.

Implikimi i “Jakave të Bardha” dhe uniformave blu
Sipas të dhënave dhe analizave të bëra më parë nga Zoom.al, korrupsioni ka depërtuar thellë në zinxhirin komandues të policisë. Faktet e dokumentuara nga “Piranjat” konfirmojnë këtë dyshim, si rrjedhja e informacionit apo hezitimi për të vepruar pas denoncimeve.

Sa herë që gazetarët apo partnerët ndërkombëtarë trokasin në dyert e qendrave të call center, ato janë të boshatisura, si në rastin e Kullës së Gjelbër. Dyshimet janë se zyrtarë të policisë apo prokurorisë shesin sekretin hetimor për ryshfete marramendëse.

Në rastin e rrugës së Kavajës, kur policia u thirr, punonjësit ata u larguan me pretekste të shpikura, a thua se kriminelët ishin gazetarët që po denonconin krimin. Kjo heshtje e forcave të rendit përballë krimit flagrant është treguesi më i qartë i implikimit të drejtuesve që kontrollojnë komisariatet.

Lidhja nuk ndalet te policia. Ajo ngjitet deri në organet e akuzës. Siç raportohet, vetëm pak kohë pas arrestimeve të SPAK, Gjykata e Apelit zbuti masat për 5 administratorë, duke i dërguar në “arrest shtëpie”, për të vijuar aktivitetin nga dhoma e ndenjes.

Shumë denoncime që vijnë nga Gjermania apo Italia arkivohen ose zvarriten në prokuroritë e rretheve, duke u dhënë kohë pronarëve të pastrojnë paratë dhe të ndryshojnë emrat e subjekteve.

Vlera e paisjeve të sekuestruara vetëm në një kullë kapte shifrën e 1 milion eurove. Për këta grupe, ky është një shpenzim i vogël. Me fitime që shkojnë në qindra miliona euro në muaj, ata kanë fuqinë të “blejnë” jo vetëm policë, por edhe vendimmarrës të lartë.

Transparency International ka paralajmëruar vazhdimisht se kur krimi ka kaq shumë para, shteti rrezikon të bëhet një shtojcë e tij. Harta e “Piranjave” është një udhërrëfyes i thjeshtë për t’u ndjekur nga njerëzit e ligjit. Sigurisht që ajo tregon vetëm një pjesë të shtrirjes së këtij aktiviteti, brenda Unazës së Tiranës. Jashtë saj, në Kombinat, Kinostudio, te Liqeni Artificial, tek ish -Stacioni i Trenit, ka grupe të tjera të mëdha që po zhvasin miliona euro. /Zoom.al

  • Related Posts

    Çifti Erion Isufi dhe Stela Dhamo pastrim parash.Kunati i Lulzim Bashes

    Kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi dhe bashkëshortja e tij Stela Dhami vijojnë të sfidojnë SPAK, krimin ekonomik dhe Drejtorinë e për Parandalimin e Pastrimit të Parave, duke pastruar në mes të Tiranës dhe…

    Rubio shkëlqen në skenën globale ndërsa AOC, Whitmer dhe Newsom përballen me sfida

    Disa nga kritikët kryesorë demokratë të Presidentit Donald Trump, të cilët mund të kandidojnë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2028, përdorën paraqitjet në një konferencë evropiane të profilit të…

    Leave a Reply

    Mos horroni ti shikoni

    Çfarë tregojnë thirrjet që Koçeku duhet të dorëzojë mandatin?

    • By Admin
    • June 21, 2026
    • 15 views
    Çfarë tregojnë thirrjet që Koçeku duhet të dorëzojë mandatin?

    Përtej largimit dhe burgut! Revolta e rrugës dhe transformimi politik

    • By Admin
    • June 21, 2026
    • 17 views
    Përtej largimit dhe burgut! Revolta e rrugës dhe transformimi politik

    Flit, por edhe dëgjo!

    • By Admin
    • June 21, 2026
    • 12 views
    Flit, por edhe dëgjo!

    Kerkesa për azil.Departamenti i Sigurisë Kombëtare DHS

    • By Admin
    • May 27, 2026
    • 150 views
    Kerkesa për azil.Departamenti i Sigurisë Kombëtare DHS

    “Nuk dilte, kishte probleme”/ Vajza e Mozës rrëfen sakrificat dhe vuajtjet e poetes

    • By Admin
    • May 21, 2026
    • 90 views
    “Nuk dilte, kishte probleme”/ Vajza e Mozës rrëfen sakrificat dhe vuajtjet e poetes

    Mesazhi i fortë Ambasadorit të ri amerikan/ “Amerika më e sigurtë duke luftuar korrupsionin, krimin dhe kartelet në Shqipëri”

    • By Admin
    • May 21, 2026
    • 79 views
    Mesazhi i fortë Ambasadorit të ri amerikan/ “Amerika më e sigurtë duke luftuar korrupsionin, krimin dhe kartelet në Shqipëri”

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading