“Gjak i Ri” në PS? “Transfuzioni” me kandidatë që po trashëgojnë karriget e deputetit nga familjarët e tyre!

Në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit 2025, janë përfshirë disa individë që kanë lidhje familjare me deputetët aktualë.

Një shembull është Xhenis Çelaj, e cila është vajza e deputetit, Agron Çela.

Ajo është përfshirë në listën e mbyllur të qarkut Shkodër.

VoxNews ka bërë një hulumtim për “gjeneratën e re” që rimarrin karriget e deputetit që po lënë familjarët e tyre.

1- Deputeti socialist Ornaldo Rakipi, djali i ish-deputetit Aqif Rakipi, mori në zgjedhjet e vitit 2021 gati 16 mijë vota personale në garën për Tiranën. Orlando kandidon sërish më 11 Maj në listen e hapur për të mbajtur karrigen e deputetit.

2- Kandidati i PS për deputet në listën e Tiranës, Erion Malaj është djali i Petrit Malajt, aktori i njohur ish-kandidat për deputet  në qarkun e Kukësit i cili nuk e fitoi mandatin. Por duket se ambicien e babait për të marrë karrigen e deputetit do ta arrijë djali i tij.

3- Admir Kadeli është përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai renditet në listën e hapur së bashku me kandidatë të tjerë. Admiri është djali i Gjovalin Kadelit, një ish-deputet i njohur në politikën shqiptare. Gjovalin Kadeli ka shërbyer si deputet i Partisë Socialiste dhe më pas i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

4- Arben Pëllumbi është kandidati në listën e hapur për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës. Njëherësh ai është edhe djali i ish-deputetit socialist, Servet Pëllumbi, njërit prej themeluesve të PS-së. Deputeti Arben Pëllumbi, kandidon sërish më 11 Maj në listen e hapur për të mbajtur karrigen e deputetit.

5- Ish-deputeti Aqif Rakipi, përpos të birit Ornaldos, do të fusë sërish në Parlament edhe të shoqin e mbesës së tij Saimir Hasallën, kandidat i PS në Elbasan. Saimir Hasalla ka thyer herësin në vitin 2021 dhe u rëndit në listën fituese të deputetëve socialistë. Hasalla, kandidon sërish më 11 Maj në listën e hapur për të mbajtur karrigen e deputetit në qarkun e Elbasanit.

Kryetari i PS, Edi Rama kishte paralajmëruar më herët se lista e re do të sillte “gjak të ri“, duke bërë që një numër i konsiderueshëm deputetësh aktualë të mos jenë pjesë e Parlamentit të ardhshëm.

Por duket se dhe “gjaku i ri” që do hyjë në parlament, janë familjarët e ish-deputetëve të Partisë Socialiste.

BURIMI : VoxNews

  • Related Posts

    Ka ardhur koha që kamxhikët e sistemit të japin llogari publikisht!

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese aktin normativ të qeverisë që ndryshon ligjin për tubimet. Ndërkohë, bashkë me kolegët deputetë të PD-së, kemi dorëzuar një tjetër…

    Komisioni Europian ka vendosur qeverinë shqiptare përballë pasqyrës së dështimit

    Nga Jorida Tabaku Një ditë më parë, Komisioni Europian dorëzoi Progres Raportin e radhës së Shqipërisë duke e vendosur qeverinë shqiptare përballë pasqyrës së dështimit në lidhje me ëndrrën dhe…

    Leave a Reply

    Mos horroni ti shikoni

    Ka ardhur koha që kamxhikët e sistemit të japin llogari publikisht!

    • By Admin
    • November 6, 2026
    • 17 views
    Ka ardhur koha që kamxhikët e sistemit të japin llogari publikisht!

    Komisioni Europian ka vendosur qeverinë shqiptare përballë pasqyrës së dështimit

    • By Admin
    • November 5, 2026
    • 43 views
    Komisioni Europian ka vendosur qeverinë shqiptare përballë pasqyrës së dështimit

    Britania e Madhe ashpërson rregullat e emigracionit, deri në 15 vite pritje për qëndrimin e përhershëm

    • By Admin
    • November 3, 2026
    • 20 views
    Britania e Madhe ashpërson rregullat e emigracionit, deri në 15 vite pritje për qëndrimin e përhershëm

    Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

    • By Admin
    • November 3, 2026
    • 23 views
    Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

    Election Day 2026 is Tuesday, November 3, 2026, Michigan

    • By Admin
    • November 3, 2026
    • 43 views
    Election Day 2026 is Tuesday, November 3, 2026, Michigan

    Nëse e don Berishen në burg duhet…

    • By Admin
    • November 1, 2026
    • 79 views
    Nëse e don Berishen në burg duhet…

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading