Beqir SINA – Nju Jork
WASHINGTON DC : Më 24 prill 2025, Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit u mblodh për mbajtur ceremoninë e 18-të vjetore të Vendosjes së Kurorës së Thirrjes Regjuese të Kombeve në Memorialin e Viktimave të Komunizmit në Uashington.
Ky aktivitet i përvjetshëm ndërsa nderojë kujtimin e më shumë se 100 milionë njerëzve të vrarë nga komunizmi, dhe atyre qindra e qindra miljonave të tjer të burgosur politik, të interrnuar dhe të presekutuar, nga rregjimet komuniste, nëpër botë do të festonte dhe atë lirinë e ëndërruar dhe të gjetur aty ku ka triumfuar liria dhe demokracia për të jetuar në një botë të lirë nga tirania në SHBA.
Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit(VOC) kësaj radhe tha se është i nderuar që Profesor Chen Guangcheng, (që ka humbur edhe shikimin nga torturat) një aktivist kinez i të drejtave të njeriut, avokat, ish-i burgosur i ndërgjegjes fitues i Medaljes së Lirisë Truman-Reagan të VOC për vitin 2015, të jetë kryefolësi e këtij aktiviteti.
Në nderim të 5.577 burra dhe 450 gra,të pushkatuara, të 10.133 burra dhe 7.367 gra (nga të cilët 1.065 kanë vdekur gjithsej),të burgosur për arsye politike, të atyre 408 njerëzve që kanë humbur aftësinë mendore nga torturat në burgjet , dhe të 20.000 familjeve të internuar po për motive politike, nga të cilët kanë vdekur 7.022 persona në kampet e internimit, është bërë një nderim simbolik.
Ka qenë znj. Nina Gjoci, e cila vendosi një kurorë për Viktimat e Lirisë së Fjalës gjatë Komunizmit në Shqipëri, duke përkujtuar me këtë rast Havzi Nelën (1988), Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën (1977).
Aktivistja e njohur nga Virginia, Merita B. McCormack, e cila ka marrë pjesë pothuajse në të gjitha përkujtimoret e organizuara nga Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit(VOC, në statusin e saj në rrjetin social facebook ka përgatitur këtë fotoreportazh.
E cila thotë se ceremonia si për çdo vjet u zhvillua në orët e para të mëngjesit (24 prill 2025) dhe u moderua nga Dr. Eric Patterson, Drejtor Ekzekutiv i VOC.
Kurse Dr. Elisabeth Spaulding, foli për rëndësinë e një ngjarjeje të tillë dhe trashëgiminë e të ndjerit Dr. Lee Edwards, themelues i VOC, duke thënë : “Në kujtim të Atij që bëri shumë veta të mblidhen për çdo vjet për të marrë pjesë në këtë ceremoni vjetor në Uashington , për të ndarë, dhe për të kujtuar, për të shprehur vendosmërinë për të vazhduar luftën kundër komunizmit dhe për të edukuar të rinjtë rreth rreth kësaj tragjedie,” tha Spaulding.
Lutja fetare u mbajt nga një ministër laik që shërben në Kongresin Amerikan, thotë aktivistja nga Uashnigtoni.
“Krimet e renda të komunizmit në mbarë botën janë të shumta dhe VOC zëri dhe avokati i tyre nga Uashingtoni tashmë është e përkushtuar të vazhdojë punën e saj të përqendruar në edukimin dhe mbështetjen e atyre që janë prekur shumë nga kjo ideologji e tirani e regjimeve komuniste nga mbarë bota,” ka thënë Spaulding .
Aktivistja nga Virginia Merita B. McCormack, e cila me këtë rast është takuar edhe me Dr. Katrina Lantos Swett, nga fondacioni Tom Lantos, tha se mikja e pandarë e shqiptarve, i ka përcjellur urimet e saj më të mira të gjithë shqiptarve, në Shqipëri, Kosovë, trojet shqiptare dhe SHBA. Ndërsa, ajo më pas ka pranuar falënderimet e Bajraktarit, për punën e Katerina Lanos – Sweet e dashur për të punuar për të Drejtat e Njeriut dhe në veçanti për Shqipërinë.
Nga informacionet e siguruara duket që megjithse, kishte shumë përfaqësues të Ambasadave nga vendet e Evropës Lindore, vendet ish komuniste : Bullgaria, Kroacia dhe Rumania nga Gadishulli Ballkanik, përsëri vërehet se mungojë një përfaqësim i ambasadasadës së Shqipërisë në Washington DC.
Me këtë rast duhet cekur megjithse një vend të rëndësishëm për çdo vjet kësaj ceremonie i japin diplomatët e vendeve ish komuniste, me pjesmarrjen e tyre, për fat të keq Shqipëria, që kaloi regjimin më të egër komunist në botë, prej se është larguar ambasadoria e saj nga Uashingtoni, nuk dënojë të marrë pjesë dhe vendos një kurorë në këtë ceremoni të mbajtur as njëqind metra larg ndërtesës së ambasadës së Republikës së Shqipërisë.
Por, statusi i zonjës Bajraktari tregon se shqiptarët e Amerikës, u përfaqësuan mirë si sponsorë ashtu edhe pjesëmarrës në këtë ngjarje, me donatorin kryesor që ishte Familja Dakoli e Teksasit, e ndjekur nga Këshilli Shqiptaro-Amerikan i udhëhequr nga z. Haxhi Dauti, z. Cezar Ndreu, Familjet Bajraktari dhe Kalaja të Shqipërisë(përfaqësuar nga vet ajo) dhe të tjerë.
Ajo thotë se Komuniteti ynë në zonën e tre-shteteve, sponsorizoi ngjarjen dhe solli një kurorë në kujtim të martirëve shqiptarë të komunizmit: “Pata nderin ta vendosja atë pranë monumentit përkujtimor pranë ndërtesës Capitol Hill dhe bëra një lutje për lavdinë e tyre në Parajsë”.
Në fund aktivistja nga Virginia Merita B. McCormack, thotë se kurora u vendosën edhe nga përfaqësues të ndryshëm të disa organizatave shqiptaro-amerikane, si Këshilli Shqiptaro-Amerikan, Komuniteti Shqiptar në Dioqezën e Arlingtonit etj.








