“Dajak” proporcional!

Nga Rush Dragu – me pak humor politik
Dëgjojmë nëpër të gjitha kancelaritë që bëhet thirrje për ndërhyrje dhe përdorim proporcional force nga policia kur protestuesit përdorin dhunë.
Pra, me e thënë shqip e me e kuptuar fshatari e katundari: Policia të përdorë “dajak” proporcional!
Hajde Zot e merre vesh këtë lloj dajaku që i shtohet fjala proporcional. Pra, një dajak:
sa një grimcë,
sa një çikë,
sa një fije…
Me pak fjalë: një dajak për të thyer një këmbë e një krah, apo për të shtypur kokën, por ama… në mënyrë proporcionale!
Gazin lotsjellës ta përdorin përsëri në mënyrë proporcionale — si puna e dajakut. Të përdorin gaz që nuk dihet se kush e ka prodhuar, kur është prodhuar apo në çfarë shkalle duhet përdorur.
Po ndaj fëmijëve ky “dajaku” proporcional si do të funksionojë, aman të na e thotë dikush? T’i rrahësh fëmijët me dajak proporcional?! Hej dreq, sa do të jetë ai “proporcional”? Të të rrahin e të mos kesh mundësi të çohesh në këmbë, por kjo rrahje të quhet “proporcionale”, eëë?
Qëndruan katër muaj në protestë proporcionale dhe nuk ua pordhi kush nga pushteti se pse kishin dalë e çfarë kërkonin.
Po këta të qeverisë, a kanë vjedhur me dajak proporcional, bre? Se protestën e duan proporcionale, kurse vjedhjen e duan me dajak joproporcional!
Po me qëndru në karrigen e pushtetit, a duhet me ndejt në mënyrë proporcionale? Po me nxjerrë kunjin Kryeministri me popullin, a duhet ta nxjerrë në mënyrë proporcionale apo me dajak proporcional?
Nuk e di…
Ju që jeni të lidhur aq shumë pas Kryeministrit, ishalla hani edhe ju ndonjë dajak proporcional në emër të stabilitetit dhe ruajtjes së karriges së Edi Ramës!
A ka proporcionalitet edhe thënia dëshpëruese e Edi Ramës:
“Mirë se po e lëshoj, po kush po e merr?!”
Pika i raftë PS-së në qoftë se nuk ka edhe një tjetër si Edi — i cili nuk e ka provuar “proporcionalitetin e qeverisë” me mandate të panumerta për ta zëvendësuar atë lanet!
  • Related Posts

    NIPI I SËMURË I SPIRO KOLEKËS KËRCËNON T’U HEQË TË DREJTËN E STUDIMIT TË RINJVE SHQIPTARË: KUSH DEL NGA RRUGA E PARTISË, DUHET TË NDËSHKOHET?!

    Historia duket sikur po përsëritet, vetëm se këtë herë jemi në vitin 2026 dhe jo në diktaturën komuniste. Edi Rama, pasardhës i familjes së Spiro Kolekës, ish-anëtarit të Byrosë Politike…

    SOT, FISHTA U NGRIT MË LART!

    Nga Rush Dragu U ndjemë thellësisht keq kur pamë në rrjetet sociale pamje të disa të rinjve pa një kauzë të qartë, pa ide dhe pa asnjë lidhje me frymën…

    Leave a Reply

    Mos horroni ti shikoni

    NIPI I SËMURË I SPIRO KOLEKËS KËRCËNON T’U HEQË TË DREJTËN E STUDIMIT TË RINJVE SHQIPTARË: KUSH DEL NGA RRUGA E PARTISË, DUHET TË NDËSHKOHET?!

    • By Admin
    • October 21, 2026
    • 1 views
    NIPI I SËMURË I SPIRO KOLEKËS KËRCËNON T’U HEQË TË DREJTËN E STUDIMIT TË RINJVE SHQIPTARË: KUSH DEL NGA RRUGA E PARTISË, DUHET TË NDËSHKOHET?!

    SOT, FISHTA U NGRIT MË LART!

    • By Admin
    • October 21, 2026
    • 14 views
    SOT, FISHTA U NGRIT MË LART!

    “Dajak” proporcional!

    • By Admin
    • October 21, 2026
    • 15 views
    “Dajak” proporcional!

    “Do iu ndjekim këmba-këmbës”, Rama vijon kërcënimet për protestuesit: S’do keni akses në aeroporte, trena, hotele

    • By Admin
    • October 21, 2026
    • 26 views
    “Do iu ndjekim këmba-këmbës”, Rama vijon kërcënimet për protestuesit: S’do keni akses në aeroporte, trena, hotele

    Dymbëdhjetë karriget e Kryeministrit. Dialog me ju? Pse? Pse tani?

    • By Admin
    • October 21, 2026
    • 36 views
    Dymbëdhjetë karriget e Kryeministrit. Dialog me ju? Pse? Pse tani?

    Zvërneci, pika që derdhi gotën! Kronologjia e 13 viteve me skandale, afera dhe korrupsion qeveritar

    • By Admin
    • October 20, 2026
    • 36 views
    Zvërneci, pika që derdhi gotën! Kronologjia e 13 viteve me skandale, afera dhe korrupsion qeveritar

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading