“Do iu ndjekim këmba-këmbës”, Rama vijon kërcënimet për protestuesit: S’do keni akses në aeroporte, trena, hotele

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar sërish protestuesit që përfshihen në akte dhune gjatë protestave kundër qeverisë në kryeqytet, duke bërë thënë se autoritetet do t’i ndjekin ata “këmbë këmbës”.

Gjatë një takimi me drejtuesit e sistemit bankar në Shqipëri, kreu i qeverisë u ndal  te përfshirja e të miturve në veprime të dhunshme, duke paralajmëruar se përgjegjësia do të shtrihet edhe te familjet e tyre.

Rama theksoi se familjet e fëmijëve të mitur që shkaktojnë dëme në pronën e të tjerëve nuk do të përfitojnë shërbime nga shteti. Megjithatë, kryeministri nuk dha detaje mbi bazën ligjore apo mënyrën se si do të zbatohej një masë e tillë.

 

“Do t’i ndjekim këmbë këmbës. Ky nuk është një qëndrim për të folur, por është një informacion për të gjithë ata që janë ende me dhunën në mendje, që të largohen nga ajo rrugë një orë e më parë. Kushdo që ka një fëmijë të mitur duhet të kujdeset për të. Do t’ju vijë fatura në familje. Nuk do të marrë asnjë shërbim nga shteti familja e fëmijës që djeg pronën e tjetrit”, deklaroi Rama.

Paralajmërimet e kryeministrit përfshinë edhe kufizime të mundshme për personat që identifikohen si pjesëmarrës në akte dhune, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij.

Rama deklaroi se këtyre personave do t’u kufizohet aksesi në aeroporte, trena, hotele dhe mjete të tjera transporti. Ai bëri të ditur gjithashtu se qeveria ka nisur bashkëpunimin me vende europiane për të penguar hyrjen në territoret e tyre të personave të identifikuar si të dhunshëm.

“Do t’u mbyllen akseset në trena, aeroporte, hotele, mjete transporti. Do të bashkëpunojmë dhe kemi nisur bashkëpunimin me vendet europiane për ndalimin e aksesit në ato vende si njerëz të dhunshëm”, u shpreh kryeministri.

Deklaratat e Ramës nuk u shoqëruan me sqarime të mëtejshme mbi mekanizmat ligjorë që do të mundësonin vendosjen e këtyre kufizimeve, apo mbi institucionet që do të ngarkoheshin me zbatimin e tyre.

“Kjo është një dhunë e orkestruar, e lidhur me elementë të brendshëm dhe të jashtëm, përmes një lëvizje anarkiste neo komuniste e cila quhet ANTIFA dhe pjesësh të tjera të radiklizuara të rinisë. Vajza dhe djem që janë të ekstremizuar dhe që ulërasin dhe bëjnë thirrje si në kohën e mesjetës apo pas luftës për të burgosur cilindo që sipas tyre përfaqëson të keqen. Ana tjetër është komponenti i kriminalitetit. Kriminaliteti i vogël i lagjeve dhe periferive që mblidhet me sponsorimin e krimit të organizuar, por edhe të subjekteve të tjera politike”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, këto grupe kanë mbështetje nga forca të huaja që synojnë destabilizimin e Shqipërisë dhe Evropës.

“Të gjitha këto bashkë kanë një mbështetje të provuar dhe që provohet dita ditës nga forca të huaja, të interesuara për të destabilizuar Shqipërinë dhe Evropën në tërësi. Këta elementë të bashkuar në një front të vetëm, nuk janë studentët dhe shoqëria që kanë të drejtë të protestojnë për të kërkuar ndryshim dhe gjithçka tjetër”, tha Rama.

Teksa komentoi edhe mbeshtetjen e pedagogëve, kryeministri u shpreh: “Fatkeqësisht ka njerëz gjithnjë e më pak, por ka njerëz, si rasti i pedagogëve të Universitetit, një pjesë shumë e vogël në terësi së bashku me të tjerë aty që i bëjnë jehonë dhe nuk bëjnë asgjë për tu distancuar nga dhuna, gjë që e merr të plotë jehonin në ekrane”.

Kryeministri tha se ata që kanë ngritur dorën kundër shtetit, policisë dhe pronës publike apo private, “do ta ketë hijen e shtetit nga pas deri kur të shlyejnë dëmin që kanë bërë.”

Sipas tij, po punojnë me një paketë masash, sikurse ka vepruar Italia e Franca.

“Ana tjetër e medaljes se të gjithë ata që kanë ngritur dorën kundër shtetit, policinë, dhe kanë dëmtuar pronën publike dhe private do ta ketë hijen e shtetit nga pas deri kur të shlyejnë dëmin që kanë bërë.

Franca doli me paketën e vet, Italia doli me paketën e vet. Ne kemi bashkëpunuar me të dyja palët për paketën tonë, e cila ka edhe disa specifika sepse këtu nuk është çështje e flamës së Antifës, që presidenti Trump e ka shpallur organizatë terroriste.

Nuk është vetëm çështja e pagesave nën dorë të subjekteve të caktuara dhe krimit të organizuar për djem të çoroditur periferish, për të mitur që vijnë dhe ngrenë gurin. Këtu ka edhe ndërhyrje malinje të lidhura me pozicionin e Shqipërisë dhe me një përpjekje djallëzore për të yshtur urrejtje fetare”, tha Rama.

Burimi Gazeta DITA 

  • Related Posts

    Bëhu vetëm një herë trim!

    Nga Mehmet Elezi I ngjan Enverit: projekt i huaj, jo projekt shqiptar. Njësoj si ai, u katapultove nga kabaretë e Parisit në piramidën shtetërore të Tiranës. Si garanci për sponsorët,…

    NIPI I SËMURË I SPIRO KOLEKËS KËRCËNON T’U HEQË TË DREJTËN E STUDIMIT TË RINJVE SHQIPTARË: KUSH DEL NGA RRUGA E PARTISË, DUHET TË NDËSHKOHET?!

    Historia duket sikur po përsëritet, vetëm se këtë herë jemi në vitin 2026 dhe jo në diktaturën komuniste. Edi Rama, pasardhës i familjes së Spiro Kolekës, ish-anëtarit të Byrosë Politike…

    Leave a Reply

    Mos horroni ti shikoni

    Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë

    • By Admin
    • October 22, 2026
    • 13 views
    Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    • By Admin
    • October 22, 2026
    • 25 views
    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    Bëhu vetëm një herë trim!

    • By Admin
    • October 22, 2026
    • 5 views
    Bëhu vetëm një herë trim!

    NIPI I SËMURË I SPIRO KOLEKËS KËRCËNON T’U HEQË TË DREJTËN E STUDIMIT TË RINJVE SHQIPTARË: KUSH DEL NGA RRUGA E PARTISË, DUHET TË NDËSHKOHET?!

    • By Admin
    • October 21, 2026
    • 7 views
    NIPI I SËMURË I SPIRO KOLEKËS KËRCËNON T’U HEQË TË DREJTËN E STUDIMIT TË RINJVE SHQIPTARË: KUSH DEL NGA RRUGA E PARTISË, DUHET TË NDËSHKOHET?!

    SOT, FISHTA U NGRIT MË LART!

    • By Admin
    • October 21, 2026
    • 23 views
    SOT, FISHTA U NGRIT MË LART!

    “Dajak” proporcional!

    • By Admin
    • October 21, 2026
    • 22 views
    “Dajak” proporcional!

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading