Zyrtarisht: Tracey Ann Jacobson – nga Foreign Service Institute (FSI) ambasadore në Kosovë

Ajo do të pasojë diplomatin e karrieres, Christopher Dell i cili ishte emëruar për këtë post në maj 2009

WASHINGTON D.C: Më 23 janar, Presidenti Obama njoftoi synimin e tij për të emëruar Tracey Ann Jacobson të jetë ambasadore e ardhshëm në Republikën e Kosovës,
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për shtyp të publikuar në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë.
Emërimi i Jacobson vjen në kuadër të emërimeve të reja që administrata Obama ka vendosur të bëjë në përfaqësitë diplomatike në disa shtete të botës.
Tracey Ann Jacobson është një diplomate karriere dhe aktualisht është e angazhuar në postin e numrit dy të Institutit për Shërbimin e Jashtëm.
Më parë ajo ka qenë ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Taxhikistan dhe Turkmenistan, ndërsa në Kosovë do të zëvendësojë ambasadorin Christopher Dell.
Nëse konfirmohet, nga Senati ky do të ishte emërimi i tretë si Ambasadore fuqiplotë e diplomates Jacobson  në rangun e ambasadorëve. Ajo do të jetë shefja e tretë i misionit që është diplomate grua e caktuar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë. Ajo do të pasojë diplomatin e karrieres, Christopher Dell i cili ishte emëruar për këtë post në maj 2009
Kush është Tracey Ann Jacobson
Tracey Ann Jacobson është një diplomate amerikane dhe një ish-ambasadore e Shteteve të Bashkuara për të dy republika ish sovjetike, Turkmenistani dhe Taxhikistani.Jacobson ka marr një diplomë Bachelor of Arts nga Universiteti i Johns Hopkins , dhe një Master of Arts po nga Johns Hopkins University, Shkolla  Paul H. Nitze  e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare.

Jacobson ka shërbyer gjithashtu edhe si Zëvendës Sekretare në Këshillin Ekzekutivë të Sigurimit Kombëtar në Shtëpinë e Bardhë, ku ajo mbuluar zhvillimin e iniciativave të politikës së jashtme si Këshilltare për Siguri Kombëtare e Presidentit.

Jacobson, aktualisht është një anëtare e stafit diplomatik i Shërbimit të Jashtëm Amerikan, një diplomate karriere që ka shërbyer në diplomacinë e jashtëme Amerikane,  në Seul, Koreja e Jugut, Nassau, Bahamas, dhe në Moskë, Rusi. Detyrat e saj në diplomacinë Amerikane kanë përfshirë shërbimin në Zyrat e Inteligjencës dhe Kërkimeve, Zyra e Çështjeve për Hemisferën Perëndimore, dhe Zyra e Nën/Sekretarit për Menaxhimin.

Ajo ka shërbyer si Zëvendës Shefe i Misionit në Ambasadën e SHBA në Riga, Letoni, si ambasadore amerikane në Turkmenistan (gusht 2003-korrik 2006), dhe si ambasadore Shteteve të Bashkuara në Taxhikistan nga gushti 2006 deri 2009, kur dhënë dorëheqjen nga ky pozicion në gusht 2009  – zëvendësuar nga Kenneth E. Gross, Jr në 12 gusht 2009./BEQIR SINA/

  • Related Posts

    Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare akademiku Rexhep Qosja

    Akademiku Rexhep Qosja është shuar në moshën 89-vjeçare. Njoftimi i familjes; Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Varrimi u zhvillua në praninë e…

    “Politika e frikës”

    Nga Beqir SINA I pari dhe i vetmi deri tani që e theu tabun nga udhëheqësit shqiptar është Albin Kurti Tani jemi dëshmitarë të “normalizimit” të një diskursi politik të…

    Leave a Reply

    Mos horroni ti shikoni

    JA EMRAT QË KANË BËRË KRIME NË KOHËN E KOMUNIZMIT

    • By Admin
    • April 29, 2026
    • 45 views
    JA EMRAT QË KANË BËRË KRIME NË KOHËN E KOMUNIZMIT

    Elisa në botën përtej PS-së, përse Spiropali duhet të flasë me emra

    • By Admin
    • April 28, 2026
    • 53 views
    Elisa në botën përtej PS-së, përse Spiropali duhet të flasë me emra

    Gjithëçka ndodhi në atentatin kundër Presidentit Trump

    • By Admin
    • April 26, 2026
    • 103 views
    Gjithëçka ndodhi në atentatin kundër Presidentit Trump

    Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare akademiku Rexhep Qosja

    • By Admin
    • April 23, 2026
    • 25 views
    Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare akademiku Rexhep Qosja

    Histori : Perandoria Osmane

    • By Admin
    • April 20, 2026
    • 24 views
    Histori : Perandoria Osmane

    Qeleshja e Eric-ut dhe nishanet e shtetit

    • By Admin
    • April 17, 2026
    • 60 views
    Qeleshja e Eric-ut dhe nishanet e shtetit

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading