Kur qesh dhe qante Rita Ndoci

ritandociJeta në Gjermani. Ditët e rrëmujshme, nga mëngjesi e deri në mbrëmjen e vonë. Me familjen e saj të vogël dhe punët e shumta, si përkthyese nëpër seanca gjyqësore, si lulishtare në oborrin e saj apo dhe si amvisë e përsosur. Me kujtimet për Shqipërinë dhe kohët kur ishte në kulmet e suksesit të saj si aktore. Rita Ndoci rrëfen krejt pa doreza, e me humorin që e karakterizon, të tashmen dhe të shkuarën e saj. Ku kanë zënë mirë rrënjë jo vetëm kujtimet e bukura por edhe ato jo aq të këndshme…

Cili është mëngjesi yt rutinë?

Ngrihem në mëngjes…uuhhhh çfarë bëj unë… pi kafen  me bashkëshortin tim dhe djalin tonë. Them të tre vetëm si numër, pasi djali pi qumësht me çokollatë apo me shije luleshtrydheje (manatoke si  i themi ne shkodranët). Ndihmojmë që të dy djalin për t’u bërë gati për në shkollë e pastaj nis dita rutinë e imja. Kur kam seancë gjyqësore bëhem gati, vishem bukur dhe udhëtoj për në qytetin ku do të zhvillohet seanca. Kur nuk kam seancë, ulem në kompjuter, iu hedh një sy gazetave shqiptare, të majta dhe të djathta, lexoj artikujt që më interesojnë dhe një vend të posaçëm zë edhe karikatura e Bujar Kapexhiut, tek “Rubrika Ngërç” te gazeta MAPO. Iu hedh pastaj një sy edhe gazetave gjermane. Revista politike “Der Spiegel” është më e preferuara e imja. Pastaj kontrolloj postën elektronike, kontrolloj detyrimet për punën që më duhet të bëj për biznesin tim, përkthime të ndryshme, ….dhe dikur kalon paraditja. Pastaj shkoj në kuzhinë dhe bëj drekën. Kur djali vjen nga shkolla, njëri nga ne, unë apo bashkëshorti duhet të jetë se s’bën në shtëpi.

Cili do të ishte mëngjesi yt ideal?

Nuk do t’ia dëshiroja vetes mëngjes më ideal se të ngrihesh nga gjumi dhe të pish kafen me djalin dhe bashkëshortin tënd, (jo tëndin miiii, po timin haha ) që të do dhe të adhuron, të fal dashuri. Sigurisht që është shumë bukur dhe ndjehesh shumë mirë edhe kur e pi kafen me mikesha dhe miq që të duan siç je. Këtë e them nga eksperiencat e mia…

Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit?

Kafen e mëngjesit e pi gjithnjë në shtëpi. Bashkëshorti pi kapuçino, unë pi kafe espresso që më shijon më shumë kur ma bën bashkëshorti. Më pëlqen të pi kafe në lokale që i frekuentojnë më shumë studentët, pasi janë fytyrat më të gëzueshme dhe optimiste që mund të shikosh.

Me kë të pëlqen të jesh kur pi kafe?

Në qoftë se është kafe turke, ( të cilën e pi rrallë sa për mall) do të kisha dëshirë ta pija me ndonjë që shikon filxhanin më mirë se unë… hahaha…bëj shaka. Me mikesha e miq të mirë kudo shijon gjithçka.

A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke?

Dua të të korrigjoj pyetjen…Do të ishte shumë varfanjake për mua të bëja një punë. Unë i kam gjërat në shuumëëësss. Mua më pëlqejnë të gjitha punët që bëj, pasi i bëj me shumë dashuri. I dashuroj profesionet e mia, pasi natyra më ka praruar së tepërmi me to. Siç e di, jam e diplomuar në kanto, jam e diplomuar për aktore, pastaj kam fituar dhe profesionin si përkthyese e si amvisë shtëpie. Profesioni më i vështirë në botë por dhe më i bukuri është të jesh nënë, të merresh me menaxhimin e familjes. Jam bërë edhe lulishtare, meqë më pëlqejnë lulet, por ama vetëm për oborrin e shtëpisë sonë, që e kam si një parajsë. Të gjitha këto punë më japin kënaqësinë e ditës, kur kam kohë të merrem me to, pasi puna e përkthimit është fitimprurësja për mua.

A u devijon shpesh detyrimeve apo afateve…ditore që ke?

Pooo, edhe unë si të gjithë artizanët, si të gjithë duarartët….ahhahaha

Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh?

Po kam patur shumë ngarkesë ditët e fundit…ose… do ta kryej në mundësinë më të parë përkthimin dhe do ta dërgoj me postë….Pra jam shumë serioze dhe e besueshme në përgjigje hahaha.

A je dembele? Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm?

Unë nuk jam dembele, pra bie pjesa e dytë e fjalisë, duke mos patur përgjigje J

Ku të zë dreka zakonisht?

Varet. Kam dëshirë të më zërë në shtëpi, por duke qenë nëpër gjyqe për përkthime, shpesh ha jashtë.

Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde?

Jam një shijuese fine e ushqimeve të shijshme (shiko kilet e shtuara tek unë J si i themi ne në Shkodër “ i shndoshti – i bukri”)  pra deshta të them që e shijoj jetën. Më pëlqejnë restorantet franceze dhe italiane, por jo tratoritë.

Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka?

Sipas rastit, edhe i ftoj, edhe më ftojnë. Unë jam e emancipuar edhe në portofol.

A je kursimtare?

A ke harruar nga jam unë?! Po unë nuk jam gjirokastrite që të kursej. Unë si shkodrane nuk jam kursimtare as për paranë, as për fjalën, as për me ba qejf, për asgjë. Unë nuk i shpërdoroj paratë kot, pasi  i fitoj vetë dhe ua di vlerën eurove.

A ke në rit gjumin apo pushimin e drekës?

Gjumë?! Pushim dreke?! Po ku kam kohë të fle miiii! Na mbyti kapitalizmi gjerman, pasi ne, taksapaguesit  duhet të mbajmë me taksat tona grekët, spanjollët, portugezë, italianet… do Zoti e nuk shtohen më J. Në 24 orë unë fle mesatarisht 6 orë.

Kur ke qenë e vogël, a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar?

Na kanë vënë edhe në gjumë por sa për rrengat…eh kur u rrita kam patur arsyetim. Unë kam mbaruar shkollën e mesme për kanto, nuk i bënte mirë zërit tim që të flija në drekë, sepse po të flija më flinte edhe zëri. Në darkë kisha çdo mbrëmje shfaqje asaj kohe. Racionin e gjumit tim ia kam falur një mikes sime të shkollës së mesme, me inicialet M. C., të cilën e përshëndes.

Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria?

Shumë dashuri, suksese, ëndrra që i realizova në jetën time. Ëndrra të cilat i preka kur u rrita. Kam libra me përralla nga popuj të botës. Kam libra të vjetër që për kohën ishin të ndaluar. Do të dëshiroja ta kishte edhe djali im fëmijërinë time, vetëm në aspektin e dashurisë, aktiviteteve dhe mundësinë për zhvillimin e talentit dhe jo për të tjerat. Në Gjermani ka mundësi për ta zhvilluar talentin, por asnjëherë me pasionin dhe ndershmërinë e mësuesve dhe pedagogëve tanë. Kam qenë fëmijë shumë i urtë dhe i dashur. Nga fëmijëria kam nisur rrugën time drejt artit. A ka kujtim më të bukur se ky?!

Cila është koha që mbart për ty kujtimet më të bukura?

Koha e suksesit në skenë, si këngëtare, si aktore…koha si studente në Akademinë e Arteve, për aktrim. Çmimet e ndryshme si aktore e re asaj kohe. Pas largimit nga Shqipëria, takimi në audiencë me Papën e shenjtë Gjon Pali II, në Romë. Moment i papërshkruar. Dashuria e parë….nuk po vazhdoj me numra të tjerë për dashurinë J. Njohja me bashkëshortin që kam. Kemi qenë asokohe në Vjenë, kur më ka propozuar për martesë. U martuam në kishë. Kujtimi më i bukur i jetës, që është kurora e të gjitha kujtimeve më të bukura: lindja e Richard-it, djalit tonë, e sidomos momenti kur fëmija yt, me sy që i shndrisin, të thërret për herë të parë mama. Nuk ka si kjo ndjenjë. Jeta ime, falë Zotit, është e mbushur me shumë momente të bukura. Kujtoj me tutje, kur ka marrë Frederiku dhe Juli çmimin e parë, kur ka shkuar Riku në festival europian, kur jemi nderuar me çmim të parë në Gjermani, bashke me Julin dhe grupin e saj “Goja Mars” në aktivitetin Creole, zhvilluar në Hamburg dhe Berlin të Gjermanisë. Momente të bukura janë për mua edhe kur kthehem në Shqipëri dhe dal në skenë, kur bëj intervista. Unë vetë di t’ia bëj ditën vetes të bukur e kjo është art. Unë i gëzohem çdo momenti dhe e përjetoj atë.

Po kujtimet e hidhura?

Kur nuk kam fituar konkursin për kanto në Konservator. Kur kam humbur njerëz të dashur, kur jam zhgënjyer nga ashtu të quajtur “miq”. Kur kam humbur ndonjë dashuri, kur ….do të rreshtoja momente, por nuk dua t’ua shtoj numrin momenteve të hidhura. Humbjet, ndarjet janë kujtime të hidhura.

Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete…? Ke mbajtur ditar?

I rrëfej aty ku unë besoj.  Përveçse nuk rrëfehem tek prifti për sekretet e mia dhe as nuk i shkruaj në gur J. Kam një vend për t’i memorizuar…i memorizoj me çdo detaj në mendjen dhe shpirtin tim, kam sa të duash megabei. Kur kam qenë në shkollë të mesme e kur kam punuar në Teatrin “Migjeni” në Shkodër kam mbajtur ditar.

Çfarë ka në portofolin tënd?

Për portofolin dhe të dashurit nuk tregohen të dhëna me detaje, sepse mund të t’i marrin J

Në mëngjes a e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave?

E gjej menjëherë, vetëm në qoftë se e kam vendosur më parë se çfarë do të vesh. Kam shumë rregull në dollap. Por ka edhe momente të tjera që nuk e di se çfarë do të vesh dhe ndodh e kundërta, nxjerr e vesh, e heq prapë, vesh një tjetër ….si çdo grua. Unë nuk jam specie e rrallë.

Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde?

Ngjyrat e forta, kolltukët i kam terrakota, tapetet i kam të kuqe.

A ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine?

Preferoj erën e trëndafilit (në shkodranshe Drandofiles). Edhe produktet kozmetike i dua me aromën e Drandofiles. Ushqimet i preferoj me erën e tyre biologjike dhe origjinale.

Çfarë CD ke në makinë?

CD të ndryshme. Shqiptare, gjermane, angleze, kubane, franceze, greke.

Çfarë muzike ke zile telefoni?

Muzikën e Nokias.

A ke miq të vjetër? Nëse po, a takoheni shpesh me ta?

Unë kam miq të vjetër. Mikeshat dhe miqtë në Shqipëri i takoj kur vij në Shqipëri. Kam miq që janë larguar nga Shqipëria. Ata i takoj në vendet ku jetojnë, ose më vizitojnë mua në Gjermani, aty ku unë jetoj.

A je e hapur për miqësi të reja apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti?

Po, me të tëra kanatet. Unë jam e hapur për miqësi të reja, por miqtë e rinj duhet të lahen me shtatë palë ujëra.

Ku rri zakonisht me miqtë?

Në vendet më të bukura që mendoj unë se ata do të argëtohen shumë.

Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote?

Në shtëpi mbyllem mbas pune. I jap shumë kohë nga dita ime edhe djalit. Dita ime mbaron në ditën tjetër.

Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde?

Darka me familjen time të vogël, të cilën e hamë në orën 18:00. Vënia në orën 19:30 e djalit në gjumë. Pastaj, mbrëmja për mua e tim shoq. Shikoj ndonjë debat politik në televizionet shqiptare, ndonjë film të bukur. Ndonjë muzikë në sfond,  lexim libri… Një gotë verë franceze,  e mirë. Ndonjë liker i mirë. Mundohem që ta shijoj mbrëmjen, pasi aty gjej të gjithë relaksin e ditës, të mbyllur shpesh me sukses.

Po idealja cila do të ishte?

Idealen as nuk e ka parë njeri, as nuk e ka prekur njeri. Unë mendoj se më ideale se një mbrëmje e mbushur me dashuri, me familjen tënde, nuk besoj se duhet të ketë.

Kur shkon për të fjetur?

Në ditën tjetër të thashë J, në orën 00:30 apo në orën 01:00 të mëngjesit.

Cila është uniforma jote e gjumit?

Po çfarë uniforme miii… Unë nuk jam në zbor të kem uniformë gjumi. E ç’e do uniformën, apo po mendon se duhet t’i bëj bashkëshortit zbor ?! J Sa më pak veshur, aq më mirë i bën dashurisë.

Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”?

Bashkëshortit tim. (Uh ç’po më vjen gjumi tani në fund të kësaj përgjigjeje).

Po juve të gazetës “Mapo Weekend” nuk po ju them natën e mirë. Po ju falenderoj përzemërsisht që u kujtuat të më bënit këtë intervistë me 33 pyetje…

Kujtimet më të bukura

I përkasin kohës së suksesit në skenë, si këngëtare, si aktore…kohës si studente në Akademinë e Arteve për aktrim, e kur ka marrë çmimet e ndryshme si aktore e re asaj kohe.

Në shtëpi

Mbizotërojnë ngjyrat e forta. Kolltukët i ka në ngjyrë terrakota, ndërsa tapetet të kuqe.

Sekretet

I rrëfen aty ku beson. Përveçse nuk rrëfehet tek prifti e as nuk i shkruan në gur. Ka mbajtur ditar vetëm kur ka qenë në shkollë të mesme e kur ka punuar në Teatrin “Migjeni” në Shkodër.

GAZETA MAPO

  • Related Posts

    Çdo ditë, ne bëhemi gjithnjë e më të varfër ….

    Një baba i pasur, që donte që djali i tij të dinte se si ishte të jesh i varfër, e detyroi të kalonte një ditë me një familje fermere Fëmija…

    PER ATA QE UDHETOJNE NE ZONA ME ADRESA TE PANJOHURA

    Aplikacionet e navigimit janë bërë gjithnjë e më inteligjentë, duke marrë veçori të reja si raportet e trafikut në kohë reale dhe njoftimet për të ndihmuar që çdo udhëtim të…

    Leave a Reply

    Mos horroni ti shikoni

    “Politika e frikës”

    • By Admin
    • April 30, 2024
    • 9 views
    “Politika e frikës”

    Kush ishte Ministri i Brendhsme shqiptaro amerikani ing. Xhafer Deva

    • By Admin
    • April 30, 2024
    • 46 views
    Kush ishte Ministri i Brendhsme  shqiptaro amerikani ing. Xhafer Deva

    MARGO MARTIN,MIKESHA BESNIKE E ZOTIT TRUMP DHE SHOQET E SAJA QE E NDJEKIN NE FUSHATEN PRESIDENCALE Z.TRUMP

    • By Admin
    • April 17, 2024
    • 11 views
    MARGO MARTIN,MIKESHA BESNIKE E ZOTIT TRUMP DHE SHOQET E SAJA QE E NDJEKIN NE FUSHATEN PRESIDENCALE  Z.TRUMP

    “Vdekja si kjo, vdekja për shqiptarizëm, asht kupë e artë!” – Atë Benardin Llupi o.f.m. (1886-1946)

    • By Admin
    • April 8, 2024
    • 50 views
    “Vdekja si kjo, vdekja për shqiptarizëm, asht kupë e artë!” – Atë Benardin Llupi o.f.m. (1886-1946)

    Historia dhe origjina e kafesë Robusta

    • By Admin
    • April 6, 2024
    • 18 views
    Historia dhe origjina e kafesë Robusta

    I PARI PROJEKT RRUGOR I SOFISTIKUAR NË SHBA

    • By Admin
    • April 6, 2024
    • 17 views
    I PARI PROJEKT RRUGOR I SOFISTIKUAR NË SHBA

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading