Finalja e Superkupës/ Ançeloti para duelit me Barcelonën: Nuk ka favoritë, “El Clasico-n” e shijon gjithë bota

Real Madrid dhe Barcelona do të përballen nesër në mbrëmje në orën 20:00 në finalen e Superkupës së Spanjës. Trajneri Karlo Ançeloti ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp ku theksoi se skuadra është e qetë dhe gati për trofeun e parë të këtij sezoni. Italiani ndër të tjera tha se bëhet fjalë për një ndeshje që e shijon dhe e pret me padurim e gjithë bota.

“Skuadra është mirë dhe shumë pozitive para kësaj ndeshje, energjitë janë të rikuperuara. Jemi gati për finalen, bëhet fjalë për titullin e parë të sezonit dhe kjo është një ndeshje që e shijon e gjithë bota. Në një ndeshje si kjo ndaj Barcelonës nuk mund të mendoj se kush do të jenë lojtarët që do t’i aktivizoj nga stoli përgjatë ndeshjes, sepse bëhet fjalë për një takim shumë dinamik dhe gjithçka ndryshon nga minuta në minutë. Unë i besoj shumë të gjithë lojtarëve që kam në stol, e di që janë të përgatitur.

Superkupa është një titull i rëndësishëm për imazhin e klubit. Në “El Clasico” nuk ka favorit, edhe pse në këtë moment, Reali mund të jetë disi më mirë. E respektojmë Barcelonën, na mundi vitin e kaluar. Çavi po bën një punë të shkëlqyer edhe pse nuk ka eksperiencën time sepse ai është ende shumë i ri. Ka një rritje të vazhdueshme dhe e ndihmon sigurisht eksperienca si një ish-mesfushor. E ndihmon vizioni që ka për futbollin”, përfundoi Ançeloti.

PANORAMASPORT.AL

Related Posts

Futboll Femra : Alexia Putellas fiton “Topin e Artë” për femra.

Për ish-yllin e Barcelonës, e cila tashmë luan për London City Lionesses, ky është triumfi i tretë, pas një sezoni të jashtëzakonshëm në të cilin gjigantët katalanas fituan gjithçka. Ajo…

Futboll: Harry Kane fiton “Topin e Arte” 2026, duke lënë pas Kylian Mbappen dhe Lamine Yamalin.

Pas një sezoni thjesht stratosferik 2025-2026, Harry Kane ka siguruar vendin e tij në panteonin e futbollit botëror. Sulmuesi anglez u emërua fituesi i Topit të Artë të vitit 2026,…

Leave a Reply

Mos horroni ti shikoni

Britania e Madhe ashpërson rregullat e emigracionit, deri në 15 vite pritje për qëndrimin e përhershëm

  • By Admin
  • November 3, 2026
  • 0 views
Britania e Madhe ashpërson rregullat e emigracionit, deri në 15 vite pritje për qëndrimin e përhershëm

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

  • By Admin
  • November 3, 2026
  • 3 views
Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

Election Day 2026 is Tuesday, November 3, 2026, Michigan

  • By Admin
  • November 3, 2026
  • 8 views
Election Day 2026 is Tuesday, November 3, 2026, Michigan

Nëse e don Berishen në burg duhet…

  • By Admin
  • November 1, 2026
  • 62 views
Nëse e don Berishen në burg duhet…

“Ëmbëlsirë apo hile?” – Mike Rogers argëtohet duke dhënë “dhurata” për të shënuar ditëlindjen e El-Sayed-it në ditën e Halloween-it

  • By Admin
  • November 1, 2026
  • 44 views
“Ëmbëlsirë apo hile?” – Mike Rogers argëtohet duke dhënë “dhurata” për të shënuar ditëlindjen e El-Sayed-it në ditën e Halloween-it

Qendrat islame në Miçigan, që marrin fonde qeveritare, kanë shprehur retorikë anti-amerikane dhe anti-hebraike.

  • By Admin
  • November 1, 2026
  • 15 views
Qendrat islame në Miçigan, që marrin fonde qeveritare, kanë shprehur retorikë anti-amerikane dhe anti-hebraike.

Discover more from AlbDreams.com

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading