Shtator 1991 – Imamët nga Amerika, homazhe te Varri i Skënderbeut në Lezhë

Shqipëria e komunizmit ishte ajo që e ndaloi fenë dhe shpalli me kushtetutë Shqipërinë, si vendin e të pafe – ateist

Nga Beqir SINA – New York

Delegacioni i parë pas shëmbjes së komunizmit në Shqipëri, i drejtuar nga udhëheqësit e njohur fetarë, kryetar Imam Vehbi Ismali, nga Detroiti, Imam Isa Hoxha, nga Nju Jorku, dhe Imam Lami, nga Çikago, si dhe tregon kjo fotografi nga të paktat që kan mbetur, në Maj 1991- vizitoi edhe Varrin e Skëndërbeut në Lezhë, duke i bërë me këtë rast edhe një homazh Heroit tonë Kombëtar, shkruante gazeta “Atdheu” .

Ngjarja është riprodhuar nga kujtimet e veprimtarve të komunitetit, (të ndjerit Musli Mulosmani), të cilët për herë të parë vizitojnë Shqipërinë post-komuniste Muosmani ka qenë në atë vizitë si dhe shihet në foto me recorder në dorë në rolin e reporterit, për gazetën “Atdheu”

Fotografia në fjalë sot është nga ato që quhen të rrallat, mbasi ajo tregon edhe faktin sesi te Memoriali i Gjergj Kastriotit – Skëndërbeut, në qytetin e Lezhës, ciceronia e asaj kohe, u foli imamëve nga Shtetet e Bashkuara mbi rëndësinë e figurës së Heroit tonë kombëtar, në bashkimin kombëtar, para varrit të Skënderbeut në Kalanë e Lezhës, ku gjendet edhe Memoriali kushtuar Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu.

Simbas asaj që shkruan gazeta Atdheu(Maj 1991) ky ishte edhe delegacioni i parë i udhëheqësve muslimanë shqiptarë, nga diaspora, të cilët ishin arratisur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës,që vizitonte Shqipërinë, dhe vizitën e tyre e nisën nga Lezha, siç dihet Shqipëria e komunizmit ishte ajo që e ndaloi fenë dhe shpalli me kushtetutë Shqipërinë, si vendin e të pafe – ateist, duke i shkatërruar kishat e xhamitë, e duke i burgosur dhe i pushkatuar klerikët fetarë.

  • Related Posts

    Qeleshja e Eric-ut dhe nishanet e shtetit

    Nga AURON TARE Këto ditë të fundit, disa studio televizive të kryeqytetit më kërkuan të jap mendimin tim, sado të pakët e të përunjur, mbi gjendjen e komunitetit shqiptar në…

    Thirrje për përkrahje financiare nga Shoqata ” Trojet e Arbrit “

    Shoqata”Trojet e Arbrit” në gjashtëmujorin e ardhshëm do të ketë tetë veprimtari shkencore, botuse bashkë më një Demostratë Gjithëkombëtare  më 28 nëntor 2025 në Prizren. Për kryerjen e  këtyre  veprimtarive…

    Leave a Reply

    Mos horroni ti shikoni

    “Ëmbëlsirë apo hile?” – Mike Rogers argëtohet duke dhënë “dhurata” për të shënuar ditëlindjen e El-Sayed-it në ditën e Halloween-it

    • By Admin
    • November 1, 2026
    • 6 views
    “Ëmbëlsirë apo hile?” – Mike Rogers argëtohet duke dhënë “dhurata” për të shënuar ditëlindjen e El-Sayed-it në ditën e Halloween-it

    Qendrat islame në Miçigan, që marrin fonde qeveritare, kanë shprehur retorikë anti-amerikane dhe anti-hebraike.

    • By Admin
    • November 1, 2026
    • 1 views
    Qendrat islame në Miçigan, që marrin fonde qeveritare, kanë shprehur retorikë anti-amerikane dhe anti-hebraike.

    Haley Stevens riaktivizon mosmarrëveshjen për Izraelin, duke turbulluar thirrjen përmbyllëse të El-Sayed-it për unitet

    • By Admin
    • October 31, 2026
    • 33 views
    Haley Stevens riaktivizon mosmarrëveshjen për Izraelin, duke turbulluar thirrjen përmbyllëse të El-Sayed-it për unitet

    Rinia e Evropës është në lëvizje – por a ka ndonjë gjë që vërtet i bashkon ata?

    • By Admin
    • October 31, 2026
    • 40 views
    Rinia e Evropës është në lëvizje – por a ka ndonjë gjë që vërtet i bashkon ata?

    Edi Rama shpall Erjon Veliajn puçist

    • By Admin
    • October 30, 2026
    • 22 views
    Edi Rama shpall Erjon Veliajn puçist

    “Balluku”/ Standardi i dyfishtë, SPAK-u si vegël në duart e Ramës

    • By Admin
    • October 30, 2026
    • 37 views
    “Balluku”/ Standardi i dyfishtë, SPAK-u si vegël në duart e Ramës

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading