Kampi i përqendrimit i Aushvicit

Kampi i Auschwitz-Birkenau i njohur gjerësisht si Kampi i Aushvicit, është një nga kampet e përqëndrimit më famëkeq gjatë Luftës së Dytë Botërore.
I ndërtuar nga nazistët si kamp përqendrimi dhe vdekjeje, Aushvici ishte kampi më i madh i nazistëve dhe qendra më e madhe e vrasjeve masive e krijuar ndonjëherë. Gjatë ekzistencës së tij, në Aushvic u vranë 1.1 milionë njerëz, kryesisht hebrenj. Fillimisht qe një kamp përqendrimi për 10 mijë persona, por Aushvici u shndërrua gjatë luftës në një uzinë shfarosjeje masive dhe u shtri deri në tre kilometra, duke u pajisur me dhoma shtesë gazi të lidhura me krematoriume.
Aushvici është bërë simbol i vdekjes, holokaustit dhe shkatërrimit të hebrenjve evropianë.
Në vitin 1933, Partia Kombëtare Socialiste e Punës mori pushtetin në Gjermani, me diktatorin Adolf Hitlerin si lider i saj.
Pas pushtimit të Polonisë nga Gjermania Naziste, forcat pushtuese gjermane vendosën të nisin punën për ndërtimin e kampit Aushvic-Birkenau në jug të qytetit polak të Osviecim, rreth 70 km nga qyteti i dytë më i madh i Polonisë, Krakova.
Aushvici ishte kampi i parë që u ndërtua maj të 1940-ës në ish kazermat e vjetra ushtarake të Polonisë. Aushvic II apo i njohur ndryshe si Birkenau, u hap një vit më pas në tetor të vitit 1941, dhe më pas 4 dhoma të tjera gazi iu shtuan kampit për 3 muaj, gjer në janar të vitit 1942.[2] Që nga viti 1942, trupat SS filluan të deportojnë hebrejtë nga e gjithë Evropa në Aushvic. [3]
Struktura e shfarrosjes masive u dizajnua nga zyrtarët nazistë, në fund të vitit 1941, e quajtur ndryshe si “Zgjidhja Përfundimtare e Çështjes së Hebrenjve”. Vendimi për të vrarë e ekzekutuar të burgosurit hebrenj u mor gjatë Konferencës Wannsee, që u mbajt pranë Berlinit në janar të vitit 1942. U vendos që të burgosurit të vriten me gaz, në dhomat e ndërtuara enkas për këtë qëllim e të pajisura me gaz-vdekjeprurës Zyklon B.
Viktima e parë në këtë kamp u regjistrua disa muaj para dakordësimit të Zgjidhjes Përfundimtare,në shtator të 1941-shit, ku një i burgosur u vra në një nga dhomat e gazit.
Mes viktimave të kampit Aushvic-Birkenau kishte pa dallim burra, gra edhe fëmijë. Shumica e tyre ishin hebrenj, por kishte dhe mjaft romë, rusë dhe polakë të mbledhur nga qytetet e pushtuara prej nazistëve në të gjithë Evropën. Në të, vrasja u ngrit në nivelin e një industrie të mirfilltë, ndërsa eksperimentet pseudo-mjeksore ndaj të burgosurve nga mjekët nazistë, shënuan përjetësisht emrin e këtij kampi në kapitujt e errët të historisë së njerëzimit.[4] Shumë vdiqën në dhomat e gazit, por edhe nga uria. Hebrenjtë, romët, homoseksualët, personat e konsideruar si asocialë, kriminelët dhe të burgosurit e politikë transportoheshin me trena bagëtish drejt Aushvicit. Kur trenat ndalonin në Aushvic II: Birkenau, të sapoardhurve iu urdhërohej të linin të gjitha gjërat e tyre në bord dhe më pas mblidheshin në platformën hekurudhore, ku fillonte seleksionimi i tyre. Familjet, që kishin zbritur së bashku, ndaheshin shpejt dhe brutalisht nga oficerët e kampit dhe më pas një mjek nazist, urdhëronte secilin individ në një nga dy rreshtat. Shumica e grave, fëmijëve, burrave të moshuar dhe atyre që dukeshin të papërshtatshëm ose jo të shëndetshëm për punë në kamp dërgoheshin në të majtë dhe drejt ekzekutimit; ndërsa shumica e të rinjve dhe të tjerëve që dukeshin mjaft të fortë për të bërë punë të rënda në të djathtë.
Më 2 gusht 1944 u vranë në dhomën e gazit 4.300 romë, të fundit që ende jetonin nga i ashtuquajturi „kampi i ciganëve” në kampin e përqendrimit dhe shfarosjes Auzhvic-Birkenau. Trupat SS shkatërruan kampin e familjeve dhe çuan drejt vdekjes 4.300 njerëz, që ulërinin dhe qanin.[5]
Nga viti 1940 deri në 1945 të paktën 1,1 milion persona kanë vdekur në Auschwitz-Birkenau, 960.000 prej të cilëve burra, gra dhe fëmijë hebrenj të shpërngulur nga vendet e Evropës së pushtuar nga nazistët. 75 mijë polakë, 21 mijë romë dhe 15 mijë sovjetikë u vranë gjithashtu në këtë kamp.
Ata që ishin dërguar djathtas gjatë procesit të përzgjedhjes kalonin në një proces çnjerëzor që i ktheu në të burgosur kampi. Atyre u merreshin të gjitha rrobat dhe çdo send personal të mbetur, dhe më pas u priteshin flokët. Të burgosurve u jepeshin veshje burgu me vija dhe një palë këpucë, të cilat zakonisht ishin të përmasave të gabuara. Më pas ata regjistroheshin, i nënshtroheshin kontrolleve mjekësore dhe më pas u caktohej një numër i burgosir, i cili u bëhej tatuazh në krah. Të burgosurit ishin të dënuar me punë të detyruar
Më 27 janar të vitit 1945, ushtarët e armatës së kuqe hynë në kampin më të madh të vdekjes, Aushvic-Birkenau. Sovjetikët zbuluan rreth 7 mijë persona ende të gjallë në kamp, në kushte shumë të vështira. Gjatë operacionit për çlirimin e kampit humbën jetën 231 ushtarë sovjetikë.
Burimi Wikipedia
  • Related Posts

    Uc Turku, në 100-vjetorin e përcaktimit përfundimtar të kufirit në Vermosh

    “Kur Komisioni Ndërkombëtar e vizitoi këtë terren dhe bëri anketë, të bindshëm ishin udhëheqësit shqiptarë të fiseve, në mesin e të cilëve veçanërisht u theksua Ukë Turku (lexo: Uc Turku-shënimi…

    JA EMRAT QË KANË BËRË KRIME NË KOHËN E KOMUNIZMIT

    Lista e Zezë e kombit shqiptare për 100 vitet e fundit JA EMRAT QË KANË BËRË KRIME NË KOHËN E KOMUNIZMIT (sigurisht që mungojnë dhe emra të tjerë) – Koka…

    Leave a Reply

    Mos horroni ti shikoni

    Jensen Huang rikthehet në postin e CEO-s të Nvidia-s, vetëm pak ditë pasi ishte larguar për shkak të lidhjeve me të paktën tri gra, përfshirë një person që dyshohet se është spiune kineze.

    • By Admin
    • November 23, 2026
    • 32 views
    Jensen Huang rikthehet në postin e CEO-s të Nvidia-s, vetëm pak ditë pasi ishte larguar për shkak të lidhjeve me të paktën tri gra, përfshirë një person që dyshohet se është spiune kineze.

    Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Vendi ynë nuk ka asnjë ngjashmëri me Krimenë

    • By Admin
    • November 23, 2026
    • 11 views
    Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Vendi ynë nuk ka asnjë ngjashmëri me Krimenë

    Si përjashtimi po bëhet rregull dhe po vret garën në ekonomi

    • By Admin
    • November 22, 2026
    • 35 views
    Si përjashtimi po bëhet rregull dhe po vret garën në ekonomi

    Britney Spears u kërkon ndjesë familjarëve të saj

    • By Admin
    • November 21, 2026
    • 51 views
    Britney Spears u kërkon ndjesë familjarëve të saj

    MANDELA QË I DUHEJ SHQIPËRISË

    • By Admin
    • November 20, 2026
    • 50 views
    MANDELA QË I DUHEJ SHQIPËRISË

    Elisa Spiropali dhe revolta e privilegjit

    • By Admin
    • November 20, 2026
    • 44 views
    Elisa Spiropali dhe revolta e privilegjit

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading