Mbas vendosjes se Monumetit Prek Calit në Shkoder,Nikolle Grishaj e ka pase merakun e vazhdueshem per te rindertuar Kullen e Preke Calit ne Velipoje Vermosh. Ka mbajte dhe ka nxite funksionimin e Fondacionit “Preke Cali” ne New York.
Duket qysh ne fillim se pjestar te afruar prane ketij Fondacioni me se shumti kane qene te angazhuar te zene drejtimin e fondacionit se sa realizimin dhe nenshkrimine kontrates dhe vazhdimin e punimeve. Nga lypja zyrtare e dokumentave pervec se projektit dokumentat e tjere mbeten te pa proceduar deri ne fund ose me mire shabllone burokratike te zyrave shtetrore dhe asgje me shume.
Diskutohet ne rrethet e Fondacionit se eshte paguar edhe nje bust i Preke Calit me vleren e 8000 euro i skalitur ne gure qe do te vendosej ne oborrin e kulles,por po bahen dy vjet dhe paret jane shpenzuar dhe busti nuk ekziston dhe skulptori thuhet se ka marre rreth 800 euro kapar !!! Ku shkuan te tjerat ???!
Pse Nikolle Grishaj iniciatori kryesor i projektit sot nuk ka angazhime ne drejtim ? Çfarë ka ndodhe ???
Po Llogarine bankare te fondacionit kush e administron ?? dhe kush eshte ai qe planifikon shpenzimet e pareve te fondacionit ???
Kush jane drejtuesit e vertete te Fondacionit ? A ka dy tre ose me shume kryesi dhe kryetar ??
Antaret dhe donatoret e Fondacionit pse nuk informohen ?
Pse nuk u firmos kontrata ? Ku shkuan foto dhe bisedat me zyrtaret e larte te shtetit shqiptar ??
NE PO BOTOJME DISA NGA DOKUMENTAT QE KEMI ARRITE TE SIGUROJME PER ECURINE E RINGRITJES SE KULLES SE PREKE CALIT NE VERMOSH KELMEND MALESI E MADHE
VENDIM
Nr. 223, datë 9.4.2024
PËR DHËNIEN E MIRATIMIT PËR LIDHJEN E KONTRATËS SË QIRASË, ME TARIFËN 1 EURO/KONTRATA, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË,KULTURËS DHE INOVACIONIT, SI QIRADHËNËS, DHE FONDACIONIT “PREK CALI” NEW YORK INC, SI QIRAMARRËS, PËR PASURINË NR. 66/1, ZONA KADASTRALE 3748, K-34-52-(54-a), ME EMËRTIM “PRONA 1423, ISH- MAGAZINA E REPARTIT USHTARAK”, ME VENDNDODHJE NË VERMOSH, MALËSI E MADHE, ME SIPËRFAQE TË PËRGJITHSHME 8 000 m2, NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË MBROJTJES
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të nenit 5, të aktit normativ nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, të ndryshuar, dhe të vendimit nr. 54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
-
Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë, me ofertë të pakërkuar, me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si qiradhënës, dhe fondacionit “Prek Cali” New York inc, si qiramarrës, për pasurinë nr. 66/1, zona kadastrale 3748, K-34-52 (54-a), me emërtim “Prona 1423, ish-magazina e repartit ushtarak”, me vendndodhje në Vermosh, Malësi e Madhe, me sipërfaqe të përgjithshme 8 000 (tetë mijë) m2, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, me afat 20 (njëzet) vjet, sipas genplanit dhe tekstit të projektkontratës, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
-
Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË ZYRA E NOTERISË TIRANË
Nr. rep. Nr. kol.
KONTRATË QIRAJE
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Belinda Balluku
Në Tiranë, sot më , të muajit , të vitit , ( ), u paraqitën para meje, noterit , palët kontraktuese, si më poshtë vijon:
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, përfaqësuar me autorizim të titullarit të
institucionit “Qiradhënës”, nr. nga z./znj. , me detyrë
, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, i datëlindjes . . , banues në , me shtetësi shqiptare i/e pajisur me letër njoftimin nr. , që më poshtë do të quhet “QIRADHËNËSI”;
dhe
Subjekti Fondacioni “Prek Cali” New York inc, me seli qendrore në
, me adresë:
, regjistruar si person juridik – dhe
pajisur me nr. NIPT: M06812131G, përfaqësuar nga z./znj. , i biri/bija i/e
, i datëlindjes . . , lindur në dhe banues në , me shtetësi
, identifikuar me letër njoftimin personal me nr. , që më poshtë do të quhet “QIRAMARRËSI”.
Institucioni “qiradhënës”, me propozimin nr. , datë . . , të , mbështetur në vendimin nr. 54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurive shtetërore”, të ndryshuar, në zbatim të vendimit nr. , datë . . të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, me ofertë të pakërkuar”, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si qiradhënës, dhe fondacionit “Prek Cali” New York inc, si qiramarrës, për pasurinë nr. 66/1, zona kadastrale 3748, K-34-52-(54-a) me emërtimin “Prona nr. 1423, ish-magazina e repartit ushtarak”, me sipërfaqe të përgjithshme 8 000 (tetë mijë) m2, me vendndodhje në Vermosh, Malësi e Madhe, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe bazuar në nenet 801–825 të Kodit Civil, si dhe kërkesës së fondacionit “Prek Cali” New York inc, së bashku me “qiramarrësin”, palët bien dakord të hartojnë këtë kontratë, me kushtet, si më poshtë:
Neni 1
Objekti i kontratës
Objekti i kësaj kontrate është dhënia me qira e pasurisë nr. 66/1, zona kadastrale 3748, K-34- 52-(54-a), me emërtimin “Prona nr. 1423, ish-magazina e repartit ushtarak”, me sipërfaqe të përgjithshme 8 000 (tetë mijë) m2, me vendndodhje në Vermosh, Malësi e Madhe, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, sipas genplanit dhe dokumentit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, që i bashkëlidhen kontratës.
Neni 2
Qëllimi i përdorimit
Qëllimi i kësaj kontrate është dhënia në gëzim të përkohshëm i objektit të përcaktuar në nenin 1, për ndërtimin e Qendrës Komunitare Multifunksionale “Prek Cali”, Kelmend, për zhvillimin e turizmit alpin, kulturor dhe historik, si edhe ndërtimin e shtëpisë së Prek Calit.
Neni 3
Kohëzgjatja
Kjo kontratë është e vlefshme për 20 (njëzet) vjet dhe hyn në fuqi me nënshkrimin e saj nga palët.
Neni 4
Të drejtat dhe detyrimet e qiradhënësit
-
“Qiradhënësi”, nëpërmjet Komandës Mbështetëse, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, si njësia që ka në administrim pasurinë shtetërore, dorëzon, brenda një muaji nga hyrja në fuqi e kësaj kontrate, pronën e përcaktuar në nenin 1 të saj, të lirë për t’u shfrytëzuar për qëllimin e kësaj kontrate. Në momentin e dorëzimit do të hartohet procesverbali i dorëzimit të objektit që jepet me qira, i shoqëruar me foto, që është pjesë përbërëse e kontratës.
-
“Qiradhënësi” ka të drejtë të kontrollojë në çdo kohë për respektimin e kushteve të kësaj kontrate nga ana e “qiramarrësit”.
-
“Qiradhënësi” ka të drejtë që, në çdo kohë gjatë kohëzgjatjes së kontratës, nëpërmjet njësisë monitoruese të kontratës së qirasë, Komandës Mbështetëse, të monitorojë kontratën për verifikimin e zbatimit të kushteve të përcaktuara në të.
-
“Qiradhënësi” është i detyruar të garantojë “qiramarrësin” për gëzimin e qetë të sendit, objekt të kësaj kontrate ndaj të tretëve, të cilët mund të ngrenë pretendime për të drejtën e tyre mbi këtë pronë.
-
“Qiradhënësi” ka të drejtë të kërkojë zgjidhjen e kontratës kur qiramarrësi shkel detyrimet e marra përsipër, duke njoftuar këtë të fundit 30 ditë përpara me shkrim.
-
“Qiradhënësi” nuk është i detyruar të garantojë qiramarrësin nga shqetësimet e të tretëve që nuk pretendojnë të kenë të drejta mbi pronën.
Neni 5
Të drejtat dhe detyrimet e qiramarrësit
-
“Qiramarrësi” ka të drejtë që, sipas legjislacionit në fuqi, të përdorë e të gëzojë pronën e marrë me qira dhe përmirësimet e bëra në të, për të gjithë kohën që është në fuqi kjo kontratë.
-
“Qiramarrësi” ka për detyrë që të përdorë sendin, objekt të kësaj kontrate, për qëllimin e parashikuar në nenin 2, në përputhje me detyrimet ligjore që rrjedhin nga legjislacioni shqiptar.
-
“Qiramarrësi” detyrohet që, në pasurinë e marrë me qira, të realizojë aktivitetin, sipas nenit 2, të kësaj kontrate, duke investuar sipas fazave dhe vlerave të shprehura në planbiznesin e paraqitur në ministrinë përgjegjëse për ekonominë.
-
“Qiramarrësi” detyrohet të shfrytëzojë dhe të mirëmbajë objektin e kontratës së qirasë.
-
“Qiramarrësi” detyrohet të përballojë me shpenzimet e tij, detyrimet që lidhen me dëmet e shkaktuara eventualisht palëve të treta.
-
“Qiramarrësi” detyrohet të sigurojë objektin e kontratës së qirasë, nëpërmjet policës së
-
“Qiramarrësi”, në funksion të zhvillimit të aktivitetit, në territorin, objekt i kësaj kontrate, do të investojë për ndërtimin e Qendrës Komunitare Multifunksionale “Prek Cali”, Kelmend, për zhvillimin e turizmit alpin, kulturor dhe historik, si edhe ndërtimin e shtëpisë së Prek Calit, në vlerën 103 840 000 (njëqind e tre milionë e tetëqind e dyzet mijë) lekë. Sipas planbiznesit të paraqitur në ministrinë përgjegjëse për ekonominë, ky investim i “qiramarrësit” do të realizohet, si vijon: Ky projekt parashikohet të ndërtohet në dy faza:
-
Në fazën e parë, e cila do të fillojë menjëherë pas marrjes së lejes së ndërtimit dhe miratimit për fillimin e punimeve nga institucionet shtetërore, parashikojmë të fillojnë punimet për ndërtimin e Qendrës Komunitare Multifunksionale “Prek Cali”, Kelmend.
-
Kjo fazë parashikohet të zgjasë për një afat 20 (njëzet) muaj, duke filluar nga momenti i marrjes së lejeve përkatëse nga institucionet shtetërore. Punimet fillimisht konsistojnë të fillojnë me hapjen e kantierit për ndërtimin e objektit të Qendrës, ndërtimin e infrastrukturës së brendshme, rrugicave ndërlidhëse ndërmjet objekteve, parkun rekreativ të gjelbëruar, instalimin e përmendores së patriotit Prek Cali. Investimi në fazën e parë parashikohet të jetë 36 700 000 (tridhjetë e gjashtë milionë e shtatëqind mijë) lekë.
-
Në fazën e dytë, e cila do të fillojë pas mbarimit të fazës së parë, parashikohet përfundimi i të gjithë punimeve dhe arredimit të Qendrës Komunitare Multifunksionale “Prek Cali”, Kjo fazë parashikohet të zgjasë rreth 20 (njëzet) muaj. Gjithashtu, parashikohet të ndërtohet edhe një objekt tjetër 2-katësh. Në ketë objekt parashikohet të ndërtohet punishte artizanale tradicionale për prodhimin e instrumenteve të folklorit, si dhe atë të prodhimit të veshjeve kombëtare të kësaj treve. Në njërën prej anekseve të kësaj ndërtese kemi planifikuar edhe ngritjen e një pike për shërbim mjekësor të emergjencës, me pajisje të dhuruara nga CURE Project në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Parashikohet ndërtimi i 12 banjave publike (6 për burra dhe 6 për gra).
Investimi në fazën e dytë parashikohet të jetë 67 140 000 (gjashtëdhjetë e shtatë milionë e njëqind e dyzet mijë) lekë.
Në total, në të dy fazat do të investohet 103 840 000 (njëqind e tre milionë e tetëqind e dyzet mijë) lekë.
-
“Qiramarrësi”, sipas parashikimit për punësimin, të shprehur në planbiznesin e paraqitur, detyrohet që, në objektin e marrë me qira, niveli i punësimit do të jetë i ndarë në dy faza:
-
Në fazën e parë, që do të zgjasë 20 (njëzet) muaj, duke filluar momenti i marrjes së lejeve përkatëse nga institucionet shtetërore, do të punësohet 1 punonjës, administratori i fondacionit, i cili do të realizojë mbikëqyrjen e punimeve, duke pasur parasysh faktin se, ndërtimi i objektit do të realizohet me nënkontraktim.
-
Në fazën e dytë, që do të zgjasë 20 (njëzet) muaj, do të punësohet 1 punonjës, administratori i fondacionit, i cili do të realizojë mbikëqyrjen e punimeve, duke pasur parasysh faktin se, ndërtimi i objektit do të realizohet me nënkontraktim.
-
Në vijim të zhvillimit të kontratës, minimalisht, në një periudhë 9-mujore, pas përfundimit të punimeve, do jenë të punësuar gjithsej 6 punonjës, si: menaxheri i qendrës, financieri, mjeshtër të punimit të instrumenteve muzikore, mjeshtre gra të veshjeve tradicionale kombëtare dhe shitësi, njëkohësisht edhe prezantues produktesh, të gjithë punonjës të fondacionit “Prek Cali” New York inc.
Në total, numri i të punësuarve nuk do të jetë më pak se 6 (gjashtë) punonjës me kohë të plotë dhe të siguruar pranë institucioneve përkatëse.
Pavarësisht parashikimeve të realizimit si më sipër, monitorimi dhe përllogaritjet e afateve të realizimeve të punësimit të parashikuar transferohen në kohë gjithmonë pas datës së lejeve përkatëse të nevojshme për punime, ngritjen e aktivitetit dhe vënien në jetë të tij. “Qiramarrësi” detyrohet të zbatojë legjislacionin në fuqi “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”.
-
“Qiramarrësi”, në funksion të qëllimit, sipas nenit 2, dhe zhvillimit të aktivitetit, në territorin objekt i kësaj kontrate, në realizimin e treguesve të marrë përsipër, sipas neneve 5.7 dhe 5.8, detyrohet që të pajiset me leje ndërtimi dhe vendimet përkatëse mjedisore nga organet
-
“Qiramarrësi” detyrohet që, para përfundimit të vitit të pestë të përdorimit të objektit me qira sipas kësaj kontrate, të paraqesë para qiradhënësit shtesën e planbiznesit për treguesit e periudhës në vijim, brenda objektit të kontratës dhe pa ulur treguesit e shprehur në pikat 5.7 dhe
5.8 të kësaj kontrate.
-
“Qiramarrësi” detyrohet të paraqesë te “qiradhënësi”, në fillim të çdo viti, relacion me shkrim, lidhur me vlerat e investimeve, të paraqitura në pasqyrat financiare vjetore të subjektit, shoqëruar me relacionin përkatës, të hartuar nga eksperti kontabël i miratuar, vërtetuar me çdo dokumentacion të vlefshëm, si dhe vërtetimin nga institucionet shtetërore përkatëse për numrin e të punësuarve në objektin e marrë me qira.
-
“Qiramarrësi” detyrohet që në momentin e përfundimit të kësaj kontrate të dorëzojë pronën të padëmtuar.
-
“Qiradhënësi” nuk bën kompensimin financiar të investimeve në pasuri të paluajtshme të kryera nga “qiramarrësi”.
-
Në ngarkim të “qiramarrësit” janë të gjitha tatimet dhe detyrimet që rëndojnë mbi pronën e dhënë me qira.
-
“Qiramarrësit” nuk i lejohet, që pronën e dhënë me qira ta japë me nënqira ose t’ia kalojë kontratën një tjetri.
-
“Qiramarrësi”, në funksion të qëllimit dhe zhvillimit të aktivitetit, sipas nenit 2, të kësaj kontrate, në territorin, objekt i kësaj kontrate, në realizimin e treguesve të marrë përsipër, sipas neneve 5.7 dhe 5.8, detyrohet që të pajiset me lejet ose autorizimet përkatëse nga organet kompetente, të parashikuara nga legjislacioni shqiptar.
-
“Qiramarrësi” në asnjë rast nuk mund ta rëndojë me barrë, pronën objekt
-
“Qiramarrësi” është i detyruar të zbatojë legjislacionin në fuqi për zonat e
Neni 6
Pagesa e qirasë
-
“Qiramarrësi” detyrohet t’i paguajë “qiradhënësit” detyrimin e kontratës, në vlerën 1 (një) euro. Pagesa simbolike bëhet para se të firmoset kontrata.
-
Para nënshkrimit të kontratës, “qiramarrësi” ka paguar garancinë e kontratës, në vlerën 2 076 800 (dy milionë e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind) lekë, sipas faturës së lëshuar nga “qiradhënësi”, e cila qëndron e ngurtësuar në llogarinë përkatëse në buxhetin e shtetit, deri në përfundim të investimit, të shprehur në nenin 5.7, të kësaj kontrate. Garancia kthehet pas përfundimit të investimit.
-
Në rastet kur konstatohen parregullsi dhe zbatohen penalitete (gjoba dhe kamatëvonesa), “qiramarrësi” do të likuidojë vlerat e krijuara në llogarinë e “qiradhënësit”, sipas faturës së lëshuar nga ky i fundit.
Neni 7
Penalitetet
-
Në rastin kur “qiramarrësi”, në përfundim të çdo faze, sipas përcaktimeve në pikën 5.7, të kësaj kontrate, nuk realizon vlerën e investimit, do të penalizohet me gjobë, në masën 10 për qind të vlerës së investimit të parealizuar. Nëse, pas 6 muajve, investimi vazhdon të mos realizohet, “qiradhënësi” zgjidh kontratën dhe gjobit “qiramarrësin” me vlerën e garancisë së ngurtësuar në momentin e lidhjes së kësaj marrëveshje kontraktore.
-
Në rastin kur, “qiramarrësi”, në përfundim të çdo faze, nuk ka realizuar nivelin e punësimit të përcaktuar në pikën 5.8, të kësaj kontrate, penalizohet me gjobë, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për çdo vend pune mesatar vjetor të pahapur.
Neni 8
Zgjidhja e kontratës
-
Kontrata zgjidhet me mbarimin e afatit, të përcaktuar në pikën 3, të kësaj
-
Kontrata mund të zgjidhet para afatit:
-
në marrëveshje midis palëve;
-
kur “qiramarrësi”, pas realizimit të investimit, vendos ta transferojë me kontratë dhurimi, pa kundërshpërblim, si edhe kjo pasuri dhe investim i kryer kalon në përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për kulturën;
-
kur prona humbet tërësisht ose dëmtohet për shkak të një force madhore;
ç) kur “qiramarrësi” shkel detyrimet e marra përsipër në nenet 5 dhe 6, të kësaj kontrate;
-
kur “qiramarrësi” shkel detyrimet e marra përsipër në nenin 7, të kësaj kontrate; dh) kur prona nevojitet për interes publik.
-
Kontrata pushon automatikisht së vepruari 30 ditë pas njoftimit me shkrim të “qiradhënësit” për zgjidhjen e kontratës para afatit, sipas pikës 8.2 të saj dhe nëse “qiramarrësi” nuk ka reaguar me shkrim.
-
Neni 9
Përgjegjësitë e palëve
-
Palët përgjigjen për mosrespektimin e kushteve të kësaj
-
Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, në përfundim të investimit, pas relacionit të paraqitur nga “qiramarrësi”, sipas pikave 7 dhe 5.8, të kësaj kontrate, palët janë të detyruara të bëjnë akte rakordimi të përbashkëta, ndërmjet administratorit të pasurisë, Komandës Mbështetëse, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, për nivelin e investimeve dhe punësimit të realizuar, sipas vlerave të paraqitura në pasqyrat financiare të subjektit, shoqëruar me relacionin përkatës, të hartuar nga eksperti kontabël i miratuar.
-
Palët, “qiramarrësi” dhe “institucioni administrues dhe monitorues i kontratës së qirasë”, Komanda Mbështetëse, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, janë të detyruar që çdo vit të bëjnë akte rakordimi të përbashkëta për realizimin e kushteve të kontratës, në nivelin e punësimit, në nivelin e investimit dhe shlyerjen e penaliteteve ose gjobave (në rastet kur ka të tilla) të vendosura, sipas neneve të kësaj kontrate.
-
Me “forcë madhore” do të kuptohet një ngjarje që është jashtë kontrollit të palëve, si: tërmetet, përmbytjet, lufta. Në këto raste, palët janë të detyruara të njoftojnë njëra-tjetrën me shkrim. Koha e parashikuar për plotësimin e detyrimeve do të zgjatet për aq kohë sa do të vazhdojnë këto rrethana.
-
“Qiramarrësi” përjashtohet nga detyrimet për kohën e vazhdimit të forcës madhore dhe moskryerjes së aktivitetit për këtë shkak. Kjo periudhë do të përcaktohet me marrëveshje midis palëve.
Neni 10
Dispozita të fundit
-
Për gjithçka që nuk është shprehur posaçërisht në këtë kontratë, palët do t’u referohen dispozitave të Kodit Civil në fuqi.
-
Pjesë të kësaj kontrate janë planbiznesi i paraqitur në ministrinë përgjegjëse për ekonominë dhe procesverbali i marrjes në dorëzimi të objektit, sipas kontratës së qirasë.
-
Mosmarrëveshjet që mund të lindin mes palëve gjatë zbatimit të kësaj kontrate do të zgjidhen me mirëkuptim dhe në rast se kjo është e pamundur, palët kanë të drejtë t’i drejtohen Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
-
Në çdo rast të kalimit të mosmarrëveshjeve, të lindura mes palëve në juridiksion gjyqësor, autorizohet njësia administruese dhe monitoruese e kontratës për ndjekjen e procedurës gjyqësore.
-
Kjo kontratë qiraje është e vlefshme deri në çastin që prona publike, e dhënë me qira, privatizohet sipas akteve ligjore në fuqi.
Neni 11
Brenda një muaji nga nënshkrimi i saj kontrata duhet të regjistrohet në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.
Shpenzimet noteriale të kësaj kontrate i ngarkohen “qiramarrësit”.
Kjo kontratë është formuluar në 7 (shtatë) kopje origjinale. Pasi iu lexua palëve, u kuptua, u pranua prej tyre, si dhe u nënshkrua para meje me vullnetin e tyre të plotë e të lirë. Ndërsa, unë, noter , në bazë të nenit 801 e në vijim, të Kodit Civil, e vërtetoj atë si të rregullt.
QIRADHËNËSI
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe
Inovacionit
QIRAMARRËSI
Fondacioni “Prek Cali” New York inc
*
——————————————————————————————————-
V E N D I M
PËR DHËNIEN E MIRATIMIT PËR LIDHJEN E KONTRATËS SË QIRASË, ME TARIFËN 1 EURO/KONTRATA, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, KULTURËS DHE INOVACIONIT, SI QIRADHËNËS, DHE FONDACIONIT “PREK CALI” NEW YORK INC, SI QIRAMARRËS, PËR PASURINË NR.66/1, ZONA KADASTRALE 3748, K-34-52-(54-a), ME EMËRTIM “PRONA 1423, ISH-MAGAZINA E REPARTIT USHTARAK”, ME VENDNDODHJE NË VERMOSH, MALËSI E MADHE, ME SIPËRFAQE TË PËRGJITHSHME 8 000 M2, NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË MBROJTJES
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të aktit normativ nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, të ndryshuar, dhe të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë, me ofertë të pakërkuar, me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si qiradhënës, dhe fondacionit “Prek Cali” New York inc, si qiramarrës, për pasurinë nr.66/1, zona kadastrale 3748, K-34-52 (54-a), me emërtim “Prona nr.1423, ish-magazina e repartit ushtarak”, me vendndodhje në Vermosh, Malësi e Madhe, me sipërfaqe të përgjithshme 8 000 (tetë mijë) m2, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, me afat 20 (njëzet) vjet, sipas genplanit dhe tekstit të projektkontratës, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
- Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA



















