Rrjolli nën rrethim policor, dhunë shtetërore për resortin e Bashkimit; Ilir Proda, “gazermë” me 150 policë në Velipojë

Me dokumente kadastrale të falsifikuara, status “Investitor Strategjik” dhe qindra forca policie në terren, qeveria dhe policia po shtypin rezistencën e banorëve të Velipojës për t’ia dorëzuar tokat Bashkim Ulajt…

Prej pesë ditësh, banorët e Rrjollit në Velipojë po sulmohen fizikisht nga Policia e Shtetit, sepse kanë dalë në mbrojtje të tokave të tyre, mbi të cilat oligarku Bashkim Ulaj synon të ndërtojë një resort.

Me dokumente kadastrale false, të siguruara me urdhër të kryeministrit Edi Rama, klienti i tij Bashkim Ulaj u ka grabitur 147 hektarë toka banorëve të fshatit Rrjoll.

Ndërsa një vit përpara se të prodhoheshin dokumentet kadastrale false, Edi Rama i kishte miratuar Ulajt statusin “Investitor Strategjik”, për ndërtimin e resortit “Blue Borgo” me pallate banimi, hotele, njësi tregtare dhe vila.

Ditën e premte, banorët deklaruan se do ta vazhdojnë rezistencën dhe nuk do të tërhiqen përballë dhunës policore dhe kërcënimeve që po u bëhen nga kriminelë të paguar dhe të vërsulur nga Bashkim Ulaj.

Por nuk do të tërhiqet as Policia e Shtetit, sepse kryeministri Edi Rama, nëpërmjet drejtorit të Policisë, Ilir Proda, po e përdor atë për dhunë fizike kundër banorëve të Rrjollit, duke e vënë në shërbim të interesave të oligarkut Bashkim Ulaj.

Sipas informacionit të ardhur në “Pamfleti” nga burime brenda kupolës së policisë, drejtori Ilir Proda, në zbatim të urdhrit të Edi Ramës dhe si detyrim nga çeku i dhënë nga Bashkim Ulaj (siç po flitet), ka krijuar një “gazermë” policore në Velipojë, për të larguar banorët nga tokat e tyre.

Deri tani, aty janë dislokuar rreth 150 forca policie, mes tyre edhe toga të forcave speciale, për të ushtruar presion, prangosje, procedime penale dhe dhunë fizike ndaj banorëve, derisa ata të tremben, të lodhen, të nënshtrohen dhe të lëshojnë tokat.

Këto forca janë planifikuar në grupe prej 50 policësh, me tre turne shërbimi pranë tokave në Rrjoll, për të dhunuar banorët që pengojnë punimet e kompanisë së Bashkim Ulajt.

Ndërkohë, edhe rreth 100 efektivë të tjerë që qëndrojnë në “gazermë”, të hequr nga shërbimet e rendit dhe nga Forca Kombëtare e Sigurisë Publike (ish-FNSH) e komisariateve të Tiranës, Shkodrës, Lezhës, Kurbinit dhe Pukës, janë në gatishmëri të përhershme për të ndërhyrë kundër banorëve, deri sa ata të largohen nga tokat e tyre.

Nëse banorët e Rrjollit do të vazhdojnë rezistencën kundër projektit grabitës të oligarkut Bashkim Ulaj, policia është urdhëruar t’u garantojë tokat dhe punimet për resortin, duke përdorur edhe dhunë ekstreme dhe forca shtesë policore.

Ashtu siç Edi Rama ka vepruar kur shkatërroi godinën e Teatrit Kombëtar, banesat e banorëve të Bërxullës, zonën e Thethit, lagjen “5 Maji” në Tiranë dhe kudo tjetër ku Bashkim Ulaj dhe ndërtues të tjerë kanë grabitur toka për kulla dhe resorte.

Edhe një herë, si referim për drejtuesin e SPAK-ut, Klodian Braho, për të nisur hetimin për grabitjen e tokave të banorëve të Rrjollit, po përsërisim dy pyetjet e ngritura më herët:

– A e ka shpërblyer oligarku Bashkim Ulaj kryepolicin Ilir Proda për dhunën policore që po ushtron ndaj banorëve të Rrjollit në Velipojë, të cilët po protestojnë për të mbrojtur tokat e tyre?
– A është ortak në këtë resort Edi Rama, kryeministri që, në shkelje të ligjit, ka firmosur vendimet dhe ka urdhëruar drejtuesit e Kadastrës të falsifikojnë dokumentet e tokave të banorëve?/Pamfleti

  • Related Posts

    Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë

    Kostot bazë të jetesës në Tiranë arrijnë në 170% të pagës mediane neto, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se bumi i ndërtimeve dhe rritja e çmimeve të pronave po nxisin një “dëbim…

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    Kursi i këmbimit të Euros me Lekun vijon rënien dhe po i afrohet më tej kufirit të 90 lekëve. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane…

    Leave a Reply

    Mos horroni ti shikoni

    Revolucioni mbërrin në Shqipëri. Kjo është vjeshta e pakënaqësisë në Evropë.

    • By Admin
    • October 23, 2026
    • 19 views
    Revolucioni mbërrin në Shqipëri. Kjo është vjeshta e pakënaqësisë në Evropë.

    Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë

    • By Admin
    • October 22, 2026
    • 20 views
    Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    • By Admin
    • October 22, 2026
    • 41 views
    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    Bëhu vetëm një herë trim!

    • By Admin
    • October 22, 2026
    • 10 views
    Bëhu vetëm një herë trim!

    NIPI I SËMURË I SPIRO KOLEKËS KËRCËNON T’U HEQË TË DREJTËN E STUDIMIT TË RINJVE SHQIPTARË: KUSH DEL NGA RRUGA E PARTISË, DUHET TË NDËSHKOHET?!

    • By Admin
    • October 21, 2026
    • 8 views
    NIPI I SËMURË I SPIRO KOLEKËS KËRCËNON T’U HEQË TË DREJTËN E STUDIMIT TË RINJVE SHQIPTARË: KUSH DEL NGA RRUGA E PARTISË, DUHET TË NDËSHKOHET?!

    SOT, FISHTA U NGRIT MË LART!

    • By Admin
    • October 21, 2026
    • 36 views
    SOT, FISHTA U NGRIT MË LART!

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading