Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen e menjëhershme, duke e cilësuar këtë si rrugën e vetme për zgjidhjen e krizës në vend.
“Largimi i tij i menjëhershëm, krijimi i një qeverie që çon vendin drejt zgjedhjeve të lira është kusht i të gjitha kushteve që vendi të dalë nga kriza”, thuhet në deklaratën e kryetarit të PD-së.
“Përshëndes dhe njëherë studentët, lëvizjen e tyre dhe i garantoj se PD mbetet e vendosur të mbështesë ata, të mbrojë kauzën e tyre me të gjithë potencialet e saj”, deklaroi Berisha.a.b






