Kryeministri Edi Rama tha sot se protestat po na ndihmojnë të ecim përpara duke mjegulluar faktin se protestat kërkojnë largimin e tij, ndërsa po fliste në një konferencë shtypi në Luksemburg pas takimit ndërqeveritar BE-Shqipëri.
“Manifestimet që janë përcjell dhe transmetuar në mbarë botën kanë ndihmuar për të përmirësuar dhe për të na a bërë të ecim drejt rezultateve që do të jenë bindëse për shumë më shumë njerëz sesa në fillim”, tha Rama në përgjigje të një gazetari.
Rama ndodhet në Luksemburg teksa u mbyll kapitulli 20.
DEKLARATA/,Më duhet t’ju them që edhe manifestimet që janë përcjell dhe transmetuar në mbarë botën kanë ndihmuar për të përmirësuar dhe për të na a bërë të ecim drejt rezultateve që do të jenë bindëse për shumë më shumë njerëz sesa në fillim. Por megjithatë është diçka që mbetet për t’u provuar dhe bazuar në fakte, ndaj presim me padurim momentin kur do tregojmë të gjithë punën që po bëhet.
Nga ana tjetër mendoj që ju dhe vendi juaj mund ta kuptoni shumë mirë se ç’nënkuptoni kur flasim për situatat kur drejtësia bën punën e vet. Është ajo për të cilën kemi nevojë. Fakti që ju e dini tregon që sistem ka nisur të funksionojë.
Një herë e një kohë kur e nisëm këtë rrugëtim në këtë vend njiheshim si atdheu i kulturës së pandëshkueshmërisë. Vijmë ndërkohë këtu në këtë ndërtesë sot e njihemi si një ndër vendet pararojë edhe sepse kultura e pandëshkueshmërisë ka mbaruar dhe askush nuk është mbi ligjin dhe pikërisht sepse ai që dje ishte sistem i kontrolluar nga korrupsioni dhe sot është një sistem që lufton korrupsionin jemi këtu duke mbyllur një kapitull dhe do të kthehemi sërish për të mbyllur kapituj të tjerë.
Është çështje këndvështrimi.
Kështu e marrim ne motivimin dhe energjinë për të ecur përpara sepse nga këndvështrimi i kësaj ndërtese, kështu duhet të jetë dhe kështu duhet të ecim ne përpara.
Marre nga DRONI






