Nga AFET në Tiranë, Tabaku denoncon bllokimin e kontrollit parlamentar. Demo e Hitaj refuzojnë dëgjesat, PS bllokon kërkesën për AMA-n

Pas pjesëmarrjes në AFET, kryetarja e Komisionit të të Drejtave të Njeriut dhe Medias kërkon përgjigje për trajtimin e protestuesve dhe gazetarëve, si dhe për gjobat ndaj mediave.

Kryetarja e Komisionit të të Drejtave të Njeriut dhe Medias, Jorida Tabaku, denoncoi refuzimin e ministrit të Brendshëm, Ervin Demo, dhe të drejtorit të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, për t’u paraqitur në dëgjesa publike mbi sjelljen e policisë gjatë protestave. Në deklaratën për mediat, ajo akuzoi edhe deputetët socialistë të komisionit se kanë bllokuar përcjelljen e kërkesës për dëgjesë me drejtuesen e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).

Sipas Tabakut, kërkesa për thirrjen e ministrit të Brendshëm është depozituar në protokollin e Kuvendit prej më shumë se një muaji dhe është përballur me heshtje e refuzim. Ajo tha se edhe kërkesa e mëpasshme drejtuar Skënder Hitajt për të shpjeguar veprimet e policisë gjatë protestave studentore është refuzuar.

Deputetja kërkoi përgjigje për mbi 1 000 persona të shoqëruar në polici, mes të cilëve 250 të mitur. Ajo denoncoi përdorimin disproporcional të gazit dhe goditjet me plumba gome në nivelin e syve, duke ngritur shqetësimin edhe për punonjës policie që, sipas saj, nuk mbanin mjete të qarta identifikimi.

Tabaku tha se janë raportuar mbi 60 incidente mes policisë dhe gazetarëve e fotoreporterëve, për të cilat kërkoi shpjegime nga ministri dhe drejtori i Policisë.

“Mirëpo ata kanë zgjedhur të heshtin!”, u shpreh ajo.

Për AMA-n, Tabaku sqaroi se anëtarët e mazhorancës në komision kanë refuzuar edhe ta përcjellin kërkesën për dëgjesë me drejtuesen e institucionit. Ajo i akuzoi se po i bëhen mburojë politike dhe e akuzoi autoritetin për anësi në gjobitjen e mediave që u japin hapësirë zërave opozitarë. Në këtë kontekst, përmendi edhe retorikën e kryeministrit Edi Rama ndaj News 24 dhe Syri TV.

Duke folur për pjesëmarrjen e saj në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET), Tabaku tha se këto çështje ishin pjesë e raportimeve të saj në diskutimet për Shqipërinë. Sipas saj, shqetësimet kishin gjetur dakordësi edhe mes eurodeputetëve të majtë dhe përfaqësuesve të partive që nuk janë simotra me PD-në.

Tabaku kërkoi që Kuvendi të rikthehet në rolin e tij kushtetues të kontrollit dhe llogaridhënies.

“Një demokraci nuk mund të jetë institucionale nëse nuk ka transparencë dhe kontroll”, deklaroi ajo.

  • Related Posts

    Fjalimi i një socialisti pa emër në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste

    Nga Irena Beqiraj Të dashur shokë dhe shoqe, Të flasësh në këtë Asamble është një akt që kërkon njëfarë guximi. Jo se këtu nuk lejohet të flasësh, përkundrazi, liria e…

    Kërkesat për largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike gjejnë mbështetje në Bruksel

    Situata politike në Shqipëri, reformat dhe procesi i integrimit evropian ishin në fokus të mbledhjes së Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian. Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e institucioneve evropiane…

    Leave a Reply

    Mos horroni ti shikoni

    Nga AFET në Tiranë, Tabaku denoncon bllokimin e kontrollit parlamentar. Demo e Hitaj refuzojnë dëgjesat, PS bllokon kërkesën për AMA-n

    • By Admin
    • November 17, 2026
    • 10 views
    Nga AFET në Tiranë, Tabaku denoncon bllokimin e kontrollit parlamentar. Demo e Hitaj refuzojnë dëgjesat, PS bllokon kërkesën për AMA-n

    SPAK dërgon në gjykatë ish-zv/kryeministren Belinda Balluku dhe 27 të pandehur të tjerë

    • By Admin
    • November 16, 2026
    • 46 views
    SPAK dërgon në gjykatë ish-zv/kryeministren Belinda Balluku dhe 27 të pandehur të tjerë

    Lulash Nikë Palushaj-Një krijimtari me rrënjë në vendlindje

    • By Admin
    • November 16, 2026
    • 21 views
    Lulash Nikë Palushaj-Një krijimtari me rrënjë në vendlindje

    Fjalimi i një socialisti pa emër në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste

    • By Admin
    • November 15, 2026
    • 53 views
    Fjalimi i një socialisti pa emër në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste

    Trump, Xi dhe Putin do të takohen të enjten; do të diskutojnë për armët bërthamore

    • By Admin
    • November 14, 2026
    • 51 views
    Trump, Xi dhe Putin do të takohen të enjten; do të diskutojnë për armët bërthamore

    Pse kjo nxitje artificiale e Urretjes otomane e arabe ndaj Israel-it sot

    • By Admin
    • November 13, 2026
    • 51 views
    Pse kjo nxitje artificiale e Urretjes otomane e arabe ndaj Israel-it sot

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading