Sukaj ringjall Vllazninë, shkodranët në festë

Një gol i Xhevahir Sukajt në fillimin e pjesës së dytë ka shpëtuar Vllazninë nga një tjetër hap fals në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë fituan dje minimalisht 1-0 ndaj Pogradecit, në një ndeshje ku dominuan totalisht, por vuajtën për të gjetur golin e avantazhit. Pas shkarkimit të Mirel Josës, shkodranët dje drejtoheshin nga Elvis Plori, i cili debutoi me fitore. Në tërësi ka qenë një ndeshje pa shumë emocione, pasi miqtë u treguan inferiorë në Shkodër. Asnjë gjuajtje në portë dhe vetëm lojë mbrojtëse. Kjo ishte ajo që Pogradeci dha dje në Shkodër, duke lënë një përshtypje jo të mirë te të pranishmit.
Pjesa e parë – Loja nis e zbehtë për të dyja skuadrat. Vllaznia kishte katër mungesa (Sykaj, Sinani, Hasani, Nimani), ndërsa Pogradeci tre (Çajku, Eminhazeri, Tanushi). Loja e shkodranëve u fokusua në sulm që në fillim, duke parë edhe rreshtimin e Pogradecit, teksa trajneri Çekiçi kishte lënë të vetëm në repartin ofensiv serbin Saviç, duke fuqizuar mesfushën, me 5 lojtarë. Shkëndijën e parë e jep Sukaj, por goditja e sulmuesit përfundon jashtë portës. Loja është e barabartë në 15 minutat e para, derisa Vllaznia bëhet më kërkuese. Vajushi dhe Smajli janë rrezik konstant për Pogradecin. Ndërkohë, kuqeblutë detyrohen të bëjnë ndërrimin e parë, pasi Bardulla dëmtohet dhe Plori aktivizon në vend të tij Hajdarin. Ky i fundit bëhet protagonist në dy raste, por pa arritur të shënojë. Vajushi dhe Sukaj gjithashtu shpërdorojnë para porte. Pjesa e parë mbyllet me një goditje dënimi të Sukajt, që nuk solli ndonjë ndryshim, duke i çuar skuadra në pushim pa gola.
Pjesa e dytë – Trajnerët Plori dhe Çekiçi nuk bëjnë asnjë ndryshim në fillimin e pjesës së dytë. Kuqeblutë futen më të motivuar në fushë dhe pas 7 minutash lojë i afrohen golit me Popoviçin, i cili në fakt shpërdoroi para portës. Por, për shkodranët mendon i zakonshmi Sukaj, i cili finalizon në mënyrë të shkëlqyer një aksion model nga krahu i djathtë i sulmit, që kishte për protagonistë Smajlin dhe Vajushin. Sulmuesi u rrotullua bukur brenda zone dhe me të majtën e tij shënoi golin e avantazhit. Vllaznia çlirohet, ndërkohë që Plori ndërhyn, duke freskuar mesfushën me aktivizimin e Djepaxhisë. I riu ka një rast të mirë afër fundit të lojës, por gjuan jashtë portës. Edhe pas ndërrimeve të bëra, Pogradeci tregohet shumë i dobët, duke mos arritur të rrezikojë në portën e Vujadinoviçit, i cili më shumë ka qenë spektator në këtë sfidë. Katër minutat shtesë nuk sjellin ndryshime dhe gjithçka mbyllet me fitoren e Vllaznisë. Shkodranët ngjiten përkohësisht në vendin e gjashtë me 10 pikë. Ndërkaq, vazhdon balotazhi mes Vatës dhe Starovës për postin e trajnerit.

KATEGORIA SUPERIORE/ Java e 7-të
Dje
Vllaznia-Pogradeci                1-0
Sukaj 56′
Sot
Apolonia-Tirana                13:00
Gjyqtarë: E.Hoxha (Lezhë)
Dinamo-Kamza                    14:00
Gjyqtarë: L.Jemini (Tiranë)
Tomori-Teuta                    14:00
Gjyqtarë: A.Lulaj (Vlorë)
Shkumbini-Laçi                14:00
Gjyqtarë: A.Janku (Tiranë)
Nesër
Bylis-Flamurtari                14:00
Gjyqtarë: A.Taullaraj (Tiranë)
Skënderbeu-Kastrioti                17:00
Gjyqtarë: L.Alla (Lushnjë)

Renditja
Nr EKIPI      N    F    B    H    G+    G-    P

1 Tirana    6    4    1    1    13    8    13
2 Teuta    6    4    1    1    5    3    13
3 Kastrioti    6    4    0    2    12    7    12
4 Flamurtari    6    4    0    2    8    5    12
5 Laçi        6    3    2    1    8    7    11
6 Vllaznia    7    3    1    3    10    8    10
7 Shkumbini    6    2    2    2    11    10     8
8 Bylis        6    2    1    3    11    10     7
9 Skënderbeu    6    1    4    1    4    3     7
10 Kamza    6    2    1    3    5    6     7
11 Apolonia    6    2    1    3    4    6     7
12 Pogradeci    7    2    1    4    3    10     7
13 Tomori    6    1    1    4    5    11     4
14 Dinamo    6    0    2    4    1    6    -1
Shënim: Dinamo është penalizuar nga UEFA me -3 pikë

  • Related Posts

    Paraja ka rëndësi, por nuk duhet të bëhet kurrë gjithçka.

    Presidenti i poshtëruar i FIFA-s, Gianni Infantino, pranon humbjen në komplotin kontrovers për të shitur Kupën e Botës në një kthesë të sikletshme prej 180 gradesh – tani ai është…

    EKSKLUZIVE: Jan Urban diskuton rolin e Lewandowskit dhe të ardhmen e ekipit kombëtar polak

    Ai filloi duke pastruar situatën pas krizës së imazhit të ekipit kombëtar dhe tani Jan Urban po përgatitet për sfidën e tij më të madhe deri më tani: ndeshjet eliminatore…

    Leave a Reply

    Mos horroni ti shikoni

    Dolly Parton, mbretëresha e dashur e muzikës country, vdes në moshën 80 vjeç

    • By Admin
    • August 25, 2026
    • 77 views
    Dolly Parton, mbretëresha e dashur e muzikës country, vdes në moshën 80 vjeç

    Uc Turku, në 100-vjetorin e përcaktimit përfundimtar të kufirit në Vermosh

    • By Admin
    • August 25, 2026
    • 105 views
    Uc Turku, në 100-vjetorin e përcaktimit përfundimtar të kufirit në Vermosh

    LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

    • By Admin
    • August 11, 2026
    • 101 views
    LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

    Capital One Thotë se Mbylli Llogaritë e Trump për Shqyrtim të Pastrimit të Parave, Jo për Politikë

    • By Admin
    • August 4, 2026
    • 58 views
    Capital One Thotë se Mbylli Llogaritë e Trump për Shqyrtim të Pastrimit të Parave, Jo për Politikë

    Partia Demokratike do të marrë një kthesë radikale pas zgjedhjeve në Michigan, thonë ekspertët politikë

    • By Admin
    • August 4, 2026
    • 130 views
    Partia Demokratike do të marrë një kthesë radikale pas zgjedhjeve në Michigan, thonë ekspertët politikë

    Ambasadori Ferit Hoxha dhe konsullatat në Shkoder dhe Preshevë

    • By Admin
    • August 1, 2026
    • 276 views
    Ambasadori Ferit Hoxha dhe konsullatat në Shkoder dhe Preshevë

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading