Sot janë sosur kufijtë e durimit qytetar. (Video)

Nga Agron Gjekmarkaj – Nenkryetar i PD
Sot janë sosur kufijtë e durimit qytetar. Por njëkohësisht, kaq shumë, jemi në majën e dinjitetit tonë. Jemi këtu për të mbrojtur liritë e fituara, pluralizmin, shtetin ligjor, ekonominë e tregut, të ardhmen e fëmijëve tanë. Jemi sot këtu, në këtë bulevard me emër historie për t’i kthyer Shqipërisë mbi një dekadë jetë të grabitur, krenarinë e nëpërkëmbur dhe shpresën e mohuar. Kjo është sprova jonë morale si opozitë, detyra jonë për të vërtetën, beteja jonë për shpresat dhe të ardhmen tonë evropiane. Nga jugu në veri, qytetarët sot bëhen bashkë në ushtrimin e vështirë të demokracisë.
Vëllezër dhe motra, demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. I nderuar Prof. Dr. Sali Berisha. Sot nuk jemi mbledhur për një protestë të zakonshme. Sot jemi këtu, sepse këtij sistemi pa legjitimitet po i afrohet fundi. Sistemi i Rilindjes dhe Edi Ramës nuk ka më çfarë të prodhojë. Ka shkelur çdo premtim, nuk ka më asnjë alibi. Ka dhunuar votën e lirë, ka zgjatur jetën e vet përmes manovrave të padenja, ka mbijetuar politikisht duke e shndërruar shtetin në instrument pushteti.
Pasojat janë të qarta, eksod biblik i shqiptarëve, ekonomi e deformuar, shoqëri në ankth, shtet i kapur. Një qeveri mund të qeverisë katër mandate vetëm duke bërë mrekulli për qytetarët. Këtu ndodhi e kundërta, njësimi i partisë me shtetin, blerja, dajaku, propaganda dhe shantazhi. Korrupsioni u shndërrua në mënyrë qeverisjeje, jeta publike u kriminalizua, shteti u mbyt nga babëzia.
Shqipëria 2030 është vetëm një sllogan. Jeta e përditshme e shqiptarëve është një kthim pas, si në vitin 1976, e maskuar me fjalë, fjalë, fjalë dhe shantazh publik. Ne po sakrifikojmë për ëndrrën evropiane, një ëndërr për të cilën ky komb ka paguar shtrenjtë ndër shekuj, ndërsa pushteti aktual është gati të sakrifikojë Evropën, demokracinë dhe Shqipërinë vetëm për të shpëtuar veten.
Qytetarë të republikës, jemi në një pikë kritike, kupa është mbushur. Në pushtet për të ruajtur veten është gati ta asgjësojë çdo nuancë të drejtësisë, ta marrë peng atë, të marrë peng parlamentin, të grisë kushtetutën nëpërmjet tiranisë së shumicës abuzuese. Ne nuk do ta lejojmë.
Dje, Edi Rama hoqi dhe maskën e fundit, për të mbrojtur zëvendësen e vet Belinda Ballukun, për të mbrojtur veten dhe për të mbrojtur një labirint prej minotauri që e ka ndërtuar vetë, në të cilin po humbet shpresën një shoqëri e tërë. Në këtë labirint, alternativa e vetme që u ofrohet njerëzve është depersonalizimi, të mos mendosh, të mos ndjesh, të mos reagosh, të jesh i nëpërkëmbur, t’i bësh të gjitha këto siç i kërkon sistemi.
ur drejtësia i nënshtrohet pushtetit, demokracia fillon të vdesë ngadalë.
Sot janë sosur kufijtë e durimit qytetar. Por njëkohësisht, kaq shumë, jemi në majën e dinjitetit tonë. Jemi këtu për të mbrojtur liritë e fituara, pluralizmin, shtetin ligjor, ekonominë e tregut, të ardhmen e fëmijëve tanë. Jemi sot këtu, në këtë bulevard me emër historie për t’i kthyer Shqipërisë mbi një dekadë jetë të grabitur, krenarinë e nëpërkëmbur dhe shpresën e mohuar. Kjo është sprova jonë morale si opozitë, detyra jonë për të vërtetën, beteja jonë për shpresat dhe të ardhmen tonë evropiane. Nga jugu në veri, qytetarët sot bëhen bashkë në ushtrimin e vështirë të demokracisë. Sepse demokracia nuk është dhuratë, është betejë, është përgjegjësi. Ajo fillon te qytetari dhe shuhet kur ne heshtim. Prandaj ne jemi sonte këtu, të vendosur, të duruar, por të palëkundur. Ky popull fal shumë gjëra, por nuk fal mashtrimin, vjedhjen dhe arrogancën e pushtetit, që i detyron qytetarët të largohen nga atdheu i tyre.
Sa shumë jemi sonte!
Një mrekulli e kurajos qytetare po ndodh në këtë bulevard. Por historia na mëson se Shqipëria është shpëtuar në momentet më të rrezikshme, jo nga rastësia, por nga një projekt kombëtar i udhëhequr nga elitat dhe intelektualët e saj. Në vitin 1990, kur historia po ndahej mes të shkuarës tiranike dhe të ardhmes në liri, studentët dhe intelektualët me në krye Sali Berishën themeluan Partinë Demokratike. Jo thjesht si një parti të re, por si një projekt kombëtar i ripërtëritjes së Shqipërisë, një projekt që i riktheu vendit pluralizmin, dinjitetin dhe shpresën. Dhe në këtë rrugë, ëndrra e shqiptarëve u shndërrua në thirrje, thirrje që na çon drejt rrënjëve tona të farkëtuara nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, drejt një Shqipërie si gjithë Evropa. Dhe në këtë rrugë, Shqipëria nuk është e vetme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian mbështet demokracinë shqiptare dhe jo shurrin e saj. Ata kanë investuar tek liria dhe jo tek korrupsioni. Sot për fat të keq, një pjesë e elitave janë pa projekt, të tërhequr nga frika, të mbyllur në konformizëm, të heshtur përballë pushtetit. Ne e kuptojmë këtë gjendje njerëzore, e respektojmë, por duhet thënë me ndershmëri, kur elitat heshtin, projektin kombëtar duhet ta marrin dhe po e marrin në dorë qytetarët e Republikës. Dhe sot në këtë shesh, ju jeni garancia morale dhe politike e lirive të intelektualëve e atyre që duhet të flasin por që kanë zgjedhur të heshtin.
Sonte bashkë me ne janë dhe ata që nuk janë fizikisht këtu, rezistenca e heshtur, ata që shohin tek secili prej jush zërin që u është mohuar. Historia jonë e ka provuar se në momentet më të errëta ky komb ka ditur të ringrihet.
Partia Demokratike i solli Shqipërisë lirinë, pluralizmin dhe orientimin perëndimor. Këto nuk janë privilegje, janë themele. Ne respektojmë mendimin ndryshe, edhe heshtjen, edhe frikën njerëzore, por fjala e lirë, dinjiteti dhe e vërteta sonte mbrohen nga ju.
Koha për të reaguar është tani, sepse vonesa në histori shpesh është kthyer në fatalitet. Shqipëria nuk ka më luksin e pritjes, ka vetëm detyrimin e guximit, guximin e misionarëve që sonte do ta bëjnë dhe po e bëjnë historinë.
Zoti e bekoftë Shqipërinë! Rroftë Partia Demokratike, rrofshi ju
  • Related Posts

    Mesazhi i fortë Ambasadorit të ri amerikan/ “Amerika më e sigurtë duke luftuar korrupsionin, krimin dhe kartelet në Shqipëri”

    E ka vendosur në krye të axhendës së tij. Ambasadori i ri amerikan e renditi luftën ndaj korupsionit, krimit të organizuar dhe karteleve në Shqipëri si proritet kryesor të axhendës…

    Dosja “Partizani”, Balla përballet në GJKKO me dhëndrin e Berishës.“Kallëzimin e kam bërë si qytetar”

    Në seancën e sotme (30 prill 2026 ) në GJKKO Taulant Balla është përballur edhe me Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish kryeministrit Sali Berisha. Në fjalën e tij, Balla ka…

    Leave a Reply

    Mos horroni ti shikoni

    “Nuk dilte, kishte probleme”/ Vajza e Mozës rrëfen sakrificat dhe vuajtjet e poetes

    • By Admin
    • May 21, 2026
    • 26 views
    “Nuk dilte, kishte probleme”/ Vajza e Mozës rrëfen sakrificat dhe vuajtjet e poetes

    Mesazhi i fortë Ambasadorit të ri amerikan/ “Amerika më e sigurtë duke luftuar korrupsionin, krimin dhe kartelet në Shqipëri”

    • By Admin
    • May 21, 2026
    • 24 views
    Mesazhi i fortë Ambasadorit të ri amerikan/ “Amerika më e sigurtë duke luftuar korrupsionin, krimin dhe kartelet në Shqipëri”

    Momenti i “Pravdës” së Obamës: Pretendimet e ish-presidentit ndaj Colbertit injorojnë bashkëpunimin e Rusisë …

    • By Admin
    • May 16, 2026
    • 46 views
    Momenti i “Pravdës” së Obamës: Pretendimet e ish-presidentit ndaj Colbertit injorojnë bashkëpunimin e Rusisë …

    Një Komb Nën Mashtrim: Administrata Trump zbulon abuzime masive me ndihmën sociale dhe shtetësinë

    • By Admin
    • May 16, 2026
    • 46 views
    Një Komb Nën Mashtrim: Administrata Trump zbulon abuzime masive me ndihmën sociale dhe shtetësinë

    Shefi i Patrullës Kufitare të SHBA-së, Mike Banks, jep dorëheqjen në një riorganizim të fundit të udhëheqjes së imigracionit.

    • By Admin
    • May 15, 2026
    • 25 views
    Shefi i Patrullës Kufitare të SHBA-së, Mike Banks, jep dorëheqjen në një riorganizim të fundit të udhëheqjes së imigracionit.

    Burime thonë se SHBA-të po ndërmarrin hapa për të paditur Raul Castro-n e Kubës

    • By Admin
    • May 15, 2026
    • 41 views
    Burime thonë se SHBA-të po ndërmarrin hapa për të paditur Raul Castro-n e Kubës

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading