Gjergj Luca, nga spiuni i Sigurimit te ‘by*ëlëpirësi’ i Edi Ramës: 10 vjet me pseudonimin ‘Figuranti'”

Shkruar nga Pamfleti

Trafikanti peshkatar reagon ndaj komentuesve që e quajnë shërbëtor të Ramës, por hesht kur i kujtojnë se nga 17 deri në 27 vjeç ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit. Rekrutuar me këmbënguljen e të atit për ta shpëtuar nga burgu, ai firmosi si ‘Figuranti’ dhe spiunoi shokët hajdutë për t’i shpëtuar burgut. Vetë e ka rrëfyer më 27 dhjetor 2023 në ‘Opinion’…

Trafikanti peshkatar Gjergj Luca u vërsulet të gjithë komentuesve në “FB” që e etiketojnë me nofka përçmuese si shërbëtor “by*ëlëpirës” i kryeministrit, duke i kujtuar se e bën si detyrim për pasuritë e fondet shtetërore që i ka dhuruar, lejimin e evazionit fiskal dhe paprekshmërinë për trafikimin e drogës.

Por “ideologu” peshkatar nuk reagon ndaj asnjë komentuesi që i kujton se ai ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit në Tiranë, nga mosha 17-vjeçare në vitin 1981, deri në moshën 27-vjeç e 5 muaj në fund të vitit 1991, kur u shkri ajo strukturë represive.

Mungesa e guximit për të mos reaguar ndaj atyre që i kujtojnë Gjergj Lucës periudhën, aktivitetin dhe “përvojën” 10-vjeçare si spiun në moshën e rinisë, lidhet me të vërtetën se, sipas informacioneve tona, ai ka qenë pjesë e bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Ai është rekrutuar nga i ati, aktori N.L., njëherësh një nga 53 ish-bashkëpunëtorët aktivë e të përkushtuar të sigurimit në trupën e artistëve dhe punonjësve të Teatrit e Kinostudios, duke ia rekomanduar operativit D. Shehu me deklarim garancie për aftësi, korrektesë e konspiracion.

Rekomandimi dhe rekrutimi i Gjergj Lucës si “syri dhe veshi vigjilent” i sigurimit u bë pas arrestimit të tretë për vjedhje, kur dha provën e parë për spiunimin e shokëve me të cilët kishte vjedhur dhe ata që e përdornin për vjedhje që përfunduan në burg.

Sipas kartelës së tij personale në Autoritetin e Dosjeve të ish-Sigurimit, Gjergj Luca kishte dhënë provën e parë të spiunimit vullnetar gjatë rrëfimit para operativit të sigurimit D.Sh. dhe para prokurores së Tiranës, Dolorez Velaj, ku spiunoi të gjithë shokët hajdutë e antiparti.

Përveçse është në dosjen e tij personale, këtë moment të nisjes së kontributit si spiun sigurimi, të aktivizuar me këmbënguljen e babait të tij, trafikanti Gjergj Luca e ka deklaruar edhe vetë më 27 dhjetor 2023 në emisionin “Opinion” në TV Klan, ku ka thënë:

·   “Babai më mori për krahu dhe më çoi te policia e burgu te ‘Mine Peza’, por gjatë rrugës për atje më tha se ata të policisë e prokurorisë që kishin besim te ai, i kishin thënë që shokët e mi ishin arrestuar dhe duhet të tregoja çdo gjë që kishim bërë bashkë, në të kundërt do të futesha në burg përsëri dhe do t’i nxirrnin me dajak.”

Përveçse tregoi shokët dhe bëmat për t’i shpëtuar burgut, Gjergj Luca, po me këmbënguljen e të atit, firmosi një deklaratë pranimi për të bashkëpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit.

E pagëzuan me pseudonimin “Figuranti” dhe filloi të raportonte çdo gjë që dyshonte, dëgjonte e shikonte brenda grupit shoqëror ku bënte pjesë e jashtë tij, dhe kudo që ngarkohej me detyrë.

Bashkëpunimin si spiun, Gjergj Luca e vazhdoi për 10 vjet, deri në dhjetor 1991, në moshën 27-vjeç e 5 muaj, kohë kur u shkri Sigurimi i Shtetit, ndërsa pas vitit 1992 krijoi lidhje me shefa të SHIK-ut në maskën si “demokrat”.

Pas asaj periudhe, Luca u përfshi në grupet e trafikimit të drogës me rrjet të organizuar edhe në Greqi, ku kishte angazhuar dhe aktorin V.Zh. që u arrestua e u dënua atje./Pamfleti

Gjergj Luca, nga spiuni i Sigurimit te ‘by*ëlëpirësi’ i Edi Ramës: 10 vjet me pseudonimin ‘Figuranti'” – Dosja e zezë

  • Related Posts

    Ambasadori Ferit Hoxha dhe konsullatat në Shkoder dhe Preshevë

    Pregatitun nga  Rush Dragu   Kjo është një çështje shumë interesante, sepse lidhet me simetrinë diplomatike mes dy shteteve, por edhe me historinë dhe realitetin politik të shqiptarëve në Luginën…

    “Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët tre orë protestë para Kuvendit, arrestohet Dritan Goxhaj (VIDEO)

    Prej gati tre orësh vijon protesta jashtë Kuvendit ka qenë intensive, teksa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Rama, teksa paralelisht mbahet seanca plenare. Nuk kanë munguar edhe thirrjet…

    Leave a Reply

    Mos horroni ti shikoni

    Dolly Parton, mbretëresha e dashur e muzikës country, vdes në moshën 80 vjeç

    • By Admin
    • August 25, 2026
    • 47 views
    Dolly Parton, mbretëresha e dashur e muzikës country, vdes në moshën 80 vjeç

    Uc Turku, në 100-vjetorin e përcaktimit përfundimtar të kufirit në Vermosh

    • By Admin
    • August 25, 2026
    • 68 views
    Uc Turku, në 100-vjetorin e përcaktimit përfundimtar të kufirit në Vermosh

    LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

    • By Admin
    • August 11, 2026
    • 81 views
    LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

    Capital One Thotë se Mbylli Llogaritë e Trump për Shqyrtim të Pastrimit të Parave, Jo për Politikë

    • By Admin
    • August 4, 2026
    • 38 views
    Capital One Thotë se Mbylli Llogaritë e Trump për Shqyrtim të Pastrimit të Parave, Jo për Politikë

    Partia Demokratike do të marrë një kthesë radikale pas zgjedhjeve në Michigan, thonë ekspertët politikë

    • By Admin
    • August 4, 2026
    • 110 views
    Partia Demokratike do të marrë një kthesë radikale pas zgjedhjeve në Michigan, thonë ekspertët politikë

    Ambasadori Ferit Hoxha dhe konsullatat në Shkoder dhe Preshevë

    • By Admin
    • August 1, 2026
    • 250 views
    Ambasadori Ferit Hoxha dhe konsullatat në Shkoder dhe Preshevë

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading