BSH bleu mbi 1.5 mln euro në ditë për të ndalur zhvlerësimin e monedhës europiane

Banka e Shqipërisë bleu mbi rreth 140 milionë euro në tremujorin e parë të vitit ose mesatarisht 1.5 milionë euro në ditë, pjesa dërrmuese e të cilave u blenë me qëllimin për të ndalur zhvlerësimin e monedhës europiane ndaj lekut.

Të dhënat e bëra publike në buletin zyrtar të BSH mbi ndërhyrjet në tregun valutor, tregojnë se Banka Qendrore është duke blerë euro shumë më agresivisht se sa vitin e kaluar, kur shënoi rekordin historik e blerjes së mbi 1 miliardë eurove.

Sipas të dhënave të detajuara, në tremujorin e parë të këtij viti BSH bleu respektivisht 95.5 milionë euro për të ndalur forcimin e lekut dhe 40.1 milionë euro të tjera në përputhje me kalendarin e planifikuar për rritjen e rezervës valutore të vendit.

 

Ndërhyrja për të tërhequr euro nga tregu në tremujorin e parë është një fenomen totalisht i pazakontë, për shkak se kjo periudhë nuk ka presione mbi kursin e këmbimit.

Në tremujorin e parë të vitit të kaluar BSH nuk bleu asnjë euro nga tregu me objektiv kursin e këmbimit, por bleu vetëm 33.2 milionë euro të planifikuara për rritjen e rezervës valutore.

Për 2025-ën blerjet e valutës me qëllim stabilizimin e kursit nisën vetëm në muajin maj. Kjo do të thotë se presioni mbi kursin e këmbimit këtë vit po rezulton edhe më i lartë, ndërkohë që zhvlerësimi i euros ndaj lekut vazhdon në mënyrë të pandalshme, pavarësisht ndërhyrjeve agresive të BSH.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vlera e euros në treg ra nga 96.54 lekë që ishte kursi mesatar për dhjetorin, në 94.79 lekë në qershor, ndërkohë që në korrik monedha europiane po i afrohet nivelit 93.5 lekë.

Rekord i ri
Ndonëse BSH i publikon me tre muaj vonesë të dhënat e blerjeve në tregun valutor, Kapitali ka mësuar se blerjet agresive të euros kanë vazhduar edhe pas tremujorit të parë. Një burim i tha Kapitalit se shuma e blerë në tremujorin e dytë dhe më pas ka qenë dukshëm më e lartë se sa ajo e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Më konkretisht në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 161.6 milionë euro në total, nga të cilat 88.9 euro u blenë për rritjen e rezervës dhe 72.7 milionë euro ishin blerje e pastër për të mbajtur zvhlerësimin e euros.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, shuma e blerë është edhe më e madhe, por përmasat e sakta do të zbulohen tre muaj më vonë kur BSH të publikojë buletinin e ndërhyrjeve.Dy burime brenda Bankës së Shqipërisë i thanë Kapitalit se tashmë është e sigurtë që për këtë vit Autoriteti Qëndror Monetar do të blejë më shumë euro sa sa rekordi historik prej 1 miliardë e 29 milionë euro që u shënua vitin e kaluar. BURIMI: KAPITALI.AL

 

  • Related Posts

    SOT, FISHTA U NGRIT MË LART!

    Nga Rush Dragu U ndjemë thellësisht keq kur pamë në rrjetet sociale pamje të disa të rinjve pa një kauzë të qartë, pa ide dhe pa asnjë lidhje me frymën…

    Dymbëdhjetë karriget e Kryeministrit. Dialog me ju? Pse? Pse tani?

    Nga Fatos Tarifa Në romanin e njohur satirik Dymbëdhjetë karriget, botuar më 1928, shkrimtarët sovjetikë Ilya Ilf dhe Evgeny Petrov rrëfejnë aventurën e dy personazheve që vihen në kërkim të…

    Leave a Reply

    Mos horroni ti shikoni

    NIPI I SËMURË I SPIRO KOLEKËS KËRCËNON T’U HEQË TË DREJTËN E STUDIMIT TË RINJVE SHQIPTARË: KUSH DEL NGA RRUGA E PARTISË, DUHET TË NDËSHKOHET?!

    • By Admin
    • October 21, 2026
    • 0 views
    NIPI I SËMURË I SPIRO KOLEKËS KËRCËNON T’U HEQË TË DREJTËN E STUDIMIT TË RINJVE SHQIPTARË: KUSH DEL NGA RRUGA E PARTISË, DUHET TË NDËSHKOHET?!

    SOT, FISHTA U NGRIT MË LART!

    • By Admin
    • October 21, 2026
    • 9 views
    SOT, FISHTA U NGRIT MË LART!

    “Dajak” proporcional!

    • By Admin
    • October 21, 2026
    • 9 views
    “Dajak” proporcional!

    “Do iu ndjekim këmba-këmbës”, Rama vijon kërcënimet për protestuesit: S’do keni akses në aeroporte, trena, hotele

    • By Admin
    • October 21, 2026
    • 26 views
    “Do iu ndjekim këmba-këmbës”, Rama vijon kërcënimet për protestuesit: S’do keni akses në aeroporte, trena, hotele

    Dymbëdhjetë karriget e Kryeministrit. Dialog me ju? Pse? Pse tani?

    • By Admin
    • October 21, 2026
    • 34 views
    Dymbëdhjetë karriget e Kryeministrit. Dialog me ju? Pse? Pse tani?

    Zvërneci, pika që derdhi gotën! Kronologjia e 13 viteve me skandale, afera dhe korrupsion qeveritar

    • By Admin
    • October 20, 2026
    • 36 views
    Zvërneci, pika që derdhi gotën! Kronologjia e 13 viteve me skandale, afera dhe korrupsion qeveritar

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading