Kinezët ikin nga bakri shqiptar

Tre kompanitë kineze që zotëronin 50 për qind të aksioneve në koncesionin më të madh të bakrit në Shqipëri, janë larguar duke i shitur kuotat tek ortaku i tyre turk Ekin Maden Ticaret.

Struktura e pronësisë së Beralb sha, kompanisë që zotëron praktikisht të gjitha industrinë e bakrit në Shqipëri, ka pësuar ndryshime. Tashmë kjo kompani zotërohet 100 për qind nga Erol Kohen, një hebre turk përmes kompanisë së tij Ekin Maden Ticaret. Transaksioni ka ndodhur në Turqi.

Shoqëria Beralb zotërohet 100 për qind nga një kompani turke e quajtur Nesko Metal. Aksionet e kësaj të fundit zotëroheshin 50 për qind nga Ekin Maden e Erol Kohen dhe 50 për qind nga tre kompani kineze të quajtura Jiangxi Copper, Bejing Metal dhe CRM International.

Por pak ditë më parë, të treja kompanitë kineze kanë vendosur t’i shesin kuotat e tyre tek ortaku turk Ekin Maden, që bëhet kështu pronari i vetëm i Beralb sha, koncesionarit më të madh të bakrit në Shqipëri.

Erdogan dhe Erol Kohen, pronari i bakrit shqiptar

Vlera e transaksionit nuk është bërë publike. Por vitin e kaluar kompania Beralb realizoi mbi 40 milionë euro të ardhura dhe një fitim neto prej 1.8 milionë eurosh. Kompania punëzon me 420 vetë në Shqipëri dhe zotëron minierat më të mëdha të bakrit në vend si dhe disa fabrika pasurimi.

Kompania ka qenë në qendër të kritikave për dëmë të mëdha mjedisore, veçanërisht në zonën e Fushë Arrëzit.

Shkatërrim fshatrash
Në fillim të vitit 2024, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Mjedisit, u shfaq në dyert e fabrikës së Beralb në Fusha Arrëz pas një ankese të banorëve të fshatit Kimëz dhe Kalivar, për ndotjen e rrjedhës së përroit Kimëz dhe lumit Fan. Shkeljet e gjetura janë të shumta, sikundër dhe situata faktike.

Kompania e pasurimit të bakrit, Beralb nuk kishte as leje të përdorimit të burimeve ujore, as leje të shkarkimit të ujërave, as kontratë të menaxhimit apo transferimit të mbetjeve, të cilat hidheshin në mjedis të hapur dhe të pa diferencuar. Ndërsa leja mjedisore që u ishte treguar inspektorëve, i përkiste vitit të largët 2011, e që kishte humbur efektet ligjore.

Përshkrimi që inspektorët i bënë gjendjes në fabrikë ishte edhe më dramatik.

“Në mjedisin e hapur, në përroin e Micojt, që më pas derdhet në lumen Fani i vogël, shkarkoheshin në mënyrë të vazhdueshme ujëra të ndotura që vinin indrekt nga dampa që fabrika përdor për depozitimin e ujërave të ndotur. Kjo ndotje ishte mjaft e theksuar dhe e madhe. Ajo kishte ndryshuar dhe ngjyrën natyrale të ujërave të këtij përroi, duke i dhënë ngjyrën e bronxtë të mineralit të bakrit. Mbetjet që duhet të jenë të depozituara, në një vend të kontrolluar dhe të diferencuar, ishin të braktisura, hedhur në hapësira të ndryshme dhe të përziera jashtë çdo lloj kushti mjedisor” – thuhej në raportin e Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Mjedisit.

Ndotja e lumit Fan nga Beralb

Inspektorët vendosin 5 gjoba për një total prej 10 milionë lekësh, duke kërkuar dhe pezullimin e menjëhershëm të aktivitetit. Edhe sepse kompania “i ka kryer këto shkelje dhe më parë dhe është përsëritës”.

Masat u konfirmuan në muajin shkurt 2024 dhe nga komisioni i Ankimeve administrative. Por ndërkohë kompania Beralb, kishte vënë në lëvizje gjykatën Administrative. Për muaj të tërë, mes palëve zhvillohet një ballafaqim i gjatë dhe në fund Beralb ja doli të rifillonte sërish punën.

Ndotje 7 herë mbi normat

Në kuadër të një projekti mjedisor nga Green- Al, zbatuar nga qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë, se bashku me 2 organizata të tjera realizuan verën e vitit të kaluar matjet në Fushë-Arrëz, qoftë të ujit, qoftë të tokës.

Projekti i cili mbështetet nga qeveria suedeze, përfshinte dhe zona të industrisë minerare në Has. Duke u ndalur në rastin e fabrikës së pasurimit të bakrit bë Fussha Arrëz, matjet rezultuan shqetësuese.

Prania e hekurit në ujë në këtë zonë, u dokumentua 7 herë më i lartë se normat e BE-së, Alumin 4 herë më shumë, dhe plumbi, më shumë se dy fish mbi normë.

Ekspozimi afatgjatë ndaj këtyre metaleve përbën rrezik serioz për shëndetin publik, pasi këto ujëra të ndotur mund të kontaminojnë edhe ujërat nëntokësor dhe kjo do ishte fatale për banorët që më pas e përdorin si ujë të pijshëm.

“Nga rezultatet e marra, në dy prej pikave ujërat janë të ndotur. Analiza e llumit, për hekurin është 7 herë më i lartë se niveli i lejuar në Komitetin Evropian, alumini, plumbi, që janë metale të rënda dhe kanë efekt të madh në cilësoni e ujit. Nivelet janë të larta, metalet e rënda kanë impakt negativ në cilësinë e ujit, por edhe të gjallesës. Impakti i tyre në gjallesa është i madh, por ato ujëra sipërfaqësor nesër mund të kalojnë nëpër ambiente apo terrene që do të kontaminojnë edhe ujërat nëntokësor. Ato ujëra mund të përdoren edhe si ujëra të pijshëm, dhe kjo do ishte fatale”, deklaron Prof. Dr. Sokol Abazi, pjesë e grupit të punës që bëri matjet.

Ekspozimi i gjatë përballë ndotjesa alarmante që Beralb ka bërëë në zonën e Fushë Arrëzit ka çuar në shkatërrimin e fshatrave të tërë si Kimëz dhe kalivar.

Ndërsa fermerët shohin tokën e tyre të kontaminohet papushim dhe bashkë me të edhe rrënimin e jetesës së përditshme, miliardat e pasurisë së tyre nëntokësore fluturojnë në Turqi dhe Kinë.

Burimi : KAPITALI.AL

  • Related Posts

    Propozimi i PD për reformën territoriale: Vendi me 100 bashki, si ndryshon harta e Shqipërisë!

    Partia Demokratike ka publikuar propozimin e saj për një reformë të re territoriale, e cila parashikon rritjen e numrit të bashkive nga 61 që janë aktualisht në 100 bashki, duke…

    BSH bleu mbi 1.5 mln euro në ditë për të ndalur zhvlerësimin e monedhës europiane

    Banka e Shqipërisë bleu mbi rreth 140 milionë euro në tremujorin e parë të vitit ose mesatarisht 1.5 milionë euro në ditë, pjesa dërrmuese e të cilave u blenë me…

    Leave a Reply

    Mos horroni ti shikoni

    Dolly Parton, mbretëresha e dashur e muzikës country, vdes në moshën 80 vjeç

    • By Admin
    • August 25, 2026
    • 62 views
    Dolly Parton, mbretëresha e dashur e muzikës country, vdes në moshën 80 vjeç

    Uc Turku, në 100-vjetorin e përcaktimit përfundimtar të kufirit në Vermosh

    • By Admin
    • August 25, 2026
    • 81 views
    Uc Turku, në 100-vjetorin e përcaktimit përfundimtar të kufirit në Vermosh

    LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

    • By Admin
    • August 11, 2026
    • 88 views
    LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

    Capital One Thotë se Mbylli Llogaritë e Trump për Shqyrtim të Pastrimit të Parave, Jo për Politikë

    • By Admin
    • August 4, 2026
    • 43 views
    Capital One Thotë se Mbylli Llogaritë e Trump për Shqyrtim të Pastrimit të Parave, Jo për Politikë

    Partia Demokratike do të marrë një kthesë radikale pas zgjedhjeve në Michigan, thonë ekspertët politikë

    • By Admin
    • August 4, 2026
    • 121 views
    Partia Demokratike do të marrë një kthesë radikale pas zgjedhjeve në Michigan, thonë ekspertët politikë

    Ambasadori Ferit Hoxha dhe konsullatat në Shkoder dhe Preshevë

    • By Admin
    • August 1, 2026
    • 261 views
    Ambasadori Ferit Hoxha dhe konsullatat në Shkoder dhe Preshevë

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading