AMBASADORI, SHQIPTARI DHE NEPËRKA

Ardhja e ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt, u prit nga një pjesë e shqiptarëve me atë fijen e fundit të shpresës që, për çudi, ende nuk ua kanë konfiskuar. Sepse në këtë vend, ku drejtësia shpesh kërkohet në ambasada dhe demokracia pret miratimin e të huajve, çdo ambasador i ri Amerikan shihet si një shpëtimtar i mundshëm, derisa koha të tregojë nëse ka ardhur për të ndryshuar diçka apo thjesht për t’u përshtatur me klimën e mrekullueshme të Tiranës.
Shqipëria është një vend i çuditshëm. Disa diplomatë vijnë me shumë ritëm, aq sa ndonjë prej tyre vdes nga ndalimi i zemrës mbi femrat shqiptare, ndërsa të tjerë lënë pas aq shumë pikëpyetje mbi pasuritë e pamata gjatë mandatit të tyre në Shqipëri. Shqiptarët vazhdojnë të pyesin: erdhën për të na ndihmuar ne, apo për të ndihmuar veten?
Por ambasadori i ri ka një veçori. Eric Wendt nuk vjen nga ndonjë akademi ku mësohet vetëm arti i buzëqeshjes diplomatike. Ai është një ish-ushtarak me përvojë të gjatë në forcat speciale amerikane. Një njeri që ka kaluar dekada në strukturat ushtarake dhe që tani gjendet përballë një prej mrekullive më të mëdha të politikës ballkanike: një kryeministri që ka arritur ta kthejë mbijetesën politike në një disiplinë olimpike.
Dhe ja ku vjen takimi i parë!
Më 30 shtator 2026, ambasadori amerikan u takua me Edi Ramën. Në fotografitë e takimit, secili mund të lexojë atë që dëshiron. Për disa, një takim diplomatik krejt i zakonshëm. Për të tjerë, një skenë e denjë për teatrin absurd shqiptar.
Në njërën anë, ish-ushtaraku amerikan. Në tjetrën, kryeministri ynë, mjeshtër i monologëve, i batutave, i spektakleve televizive dhe i atij talenti të rrallë për të folur me orë të tëra pa i dhënë përgjigje pyetjes që i bëhet. Për këtë takim askush nuk foli nga gazetarët që ju është bërë goja kallo.
Por çfarë ndodh kur një politikan masono-komunist i mësuar të dominojë skenën takohet me dikë që nuk ka ardhur për të duartrokitur shfaqjen?
Rri si i dhjerë!
Kryeministri shqiptar Edi Rama, u dhje aq shumë nga ky takim sa Ursula von der Leyen Presidentja e Komisionit Europian u detyruar të vinte menjëherë në Tiranë.
Çfarë rastësie e mrekullueshme!
Një ambasador amerikan, një presidente europiane dhe një kryeministër shqiptar. Tre protagonistë, dy kontinente dhe një Shqipëri që vazhdon të mos e kuptojë nëse është shtet sovran apo sallë pritjeje për vizitorët e rëndësishëm që iu servir falas prona publike Shqiptare.
Ndërkohë, ne shqiptarët vazhdojmë të vëzhgojmë me kujdes fytyrën e ambasadorit të ri, sikur aty të jetë shkruar fati i Republikës.
Do të na shpëtojë?
Do ta ndryshojë sistemin me anën e SPAK-ut?
Do të kërkojë llogari?
Do t’i rezistojë tundimit të mikpritjes sonë të famshme politike apo ekonomike, ku çdo kritikë mund të shoqërohet me një buzëqeshje dhe çdo interes me një fjali për partneritetin strategjik?
Koha do ta tregojë.
Por një gjë është e sigurt: ambasadorët nuk zgjidhen nga populli shqiptar dhe nuk kanë mandat të qeverisin Shqipërinë.
Ata vijnë, përfaqësojnë interesat e vendeve të tyre dhe një ditë largohen. Disa lënë kujtime të mira, disa gra shtatëzana, disa debate, disa zhgënjime. Ndërsa shqiptarët mbeten këtu, me të njëjtat probleme, të njëjtat institucione të establishmentit komunist 85 vjeçar dhe të njëjtën pyetje të përjetshme: kush do të na shpëtojë?
Tragjedia është se, pas kaq shumë vitesh, ende presim që dikush tjetër të na e ndërtojë demokracinë.
Dhe kështu vazhdon komedia shqiptare: ambasadori vjen, kryeministri buzëqesh, Europa përqafon, kamerat fotografojnë, ndërsa populli paguan faturën.
Në fund, nepërka nuk është domosdoshmërisht personazhi që hyn në sallë. Është vetë zakoni i një sistemi që ushqehet me servilizëm, pazare dhe heshtje, dhe në këtë Europa është eksperte ne e dimë mbi lëkurë.
Por një popull që pret gjithmonë shpëtimtarë nga jashtë rrezikon të mbetet përgjithmonë spektator në vendin e vet.
Nga: Alban Korça
Fotoja Burimi: Faqja e Kryeministrit në Facebook.
  • Related Posts

    Dolly Parton, mbretëresha e dashur e muzikës country, vdes në moshën 80 vjeç

    Nga Kathleen Perricone, Shelby Stivale –    Entertainment Weekly Dolly Parton, Mbretëresha e dashur e muzikës Country, përpjekjet filantropike të së cilës ishin po aq të shkëlqyera sa talenti i…

    Capital One Thotë se Mbylli Llogaritë e Trump për Shqyrtim të Pastrimit të Parave, Jo për Politikë

    Nga  AG News Staff Capital One thotë se mbylli qindra llogari bankare të lidhura me Presidentin Donald Trump dhe bizneset e tij në vitin 2021 për shkak të një shqyrtimi…

    Leave a Reply

    Mos horroni ti shikoni

    Berisha kërkon dorëheqjen urgjente të Ramës: Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira për të dalë nga kriza

    • By Admin
    • October 14, 2026
    • 7 views
    Berisha kërkon dorëheqjen urgjente të Ramës: Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira për të dalë nga kriza

    Nga ‘s’keni parë gjë akoma’ në ‘vetpërmbajtje’

    • By Admin
    • October 14, 2026
    • 7 views
    Nga ‘s’keni parë gjë akoma’ në ‘vetpërmbajtje’

    Rama për protestat që kërkojnë largimin e tij: Na ndihmojnë drejt rezultateve!

    • By Admin
    • October 14, 2026
    • 4 views
    Rama për protestat që kërkojnë largimin e tij: Na ndihmojnë drejt rezultateve!

    Aritmetika elektorale e reformës

    • By Admin
    • October 14, 2026
    • 2 views
    Aritmetika elektorale e reformës

    Çunat e shkathët: Kur pushteti prodhon pasuri, krimi blen respekt dhe shteti kthehet në plaçkë

    • By Admin
    • October 14, 2026
    • 1 views
    Çunat e shkathët: Kur pushteti prodhon pasuri, krimi blen respekt dhe shteti kthehet në plaçkë

    Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor

    • By Admin
    • October 14, 2026
    • 1 views
    Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading

    Discover more from AlbDreams.com

    Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

    Continue reading